Gabimet mjekësore shkaktojnë vdekjen e mijëra personave në Maqedoni

Arfenilla

Themelues i Forumit
mjeket.jpg
Ekspertët kërkojnë masa urgjente për mospërsëritjen e gabimeve mjekësore. Ish zëvendësministri i shëndetësisë Vladimir Lazareviq thotë se në Maqedoni nuk ka statistika të sakta për gabimet e ndodhura mjekësore me pasoja fatale. Mgjithatë supozohet se brenda vitit në Maqedoni ndodhin nga 600 deri 2 mijë vdekje si pasojë e lëshimeve mjekësore. Llazareviq konsideron se autoritetet shëndetësore duhet të bëjnë analizë të gabimeve mjekësore dhe të ndërmarrin masa që të njëjtat të mos përsëriten.
“Në Perëndim këto gabime publikohen jo me qëllim që të turpërohet mjeku ose institucioni, por përkundrazi institucioni shëndetësor e bën këtë vet në bashkëpunim me asociacionet shëndetësore siç janë Odat e mjekëve në drejtim të mbështetjes, ne e dimë se kjo po ndodhë, por këtë e bëjmë që të mos përsëritet. Atëherë ne do të themi se kemi nxjerrë mësim dhe mësojmë nga gabimet mjekësore. ثshtë një proces dhe ekziston një shkencë e tërë e zhvilluar për sigurinë e pacientëve”, tha Vladimir Lazareiq, Health Gruper.
Oda e mjekëve të Maqedonisë ende nuk ua ka marrë licencën anesteziologëve nga Gjevgjelia për të cilët Prokuroria publike informoi se kanë qenë të dehur kur kanë hyrë në sallën e operacionit për të asistuar në lindjen e 32 vjecares Maja me prerje cezariane, e cila së bashku me foshnjën e saj gjetën vdekjen.
“Në situata të këtilla ku është e përfshirë prokuroria, procedura bëhet në mënyrë që prokuroria do ta përfundojë tërë punën, procesi do të shkojë në gjyq, gjyqi do të marrë vendim dhe madje pas vendimit të plotfuqishëm, Oda e mjekëve vepron në përputhje me vendimin e gjykatës”, tha Lençe Nellovska, nënkryetare e Odës së mjekëve të Maqedonisë.
Oda e mjekëve nuk ka kompetencë të veprojë sipas bindjeve personale, sqarojnë krerët e Odës. Nga Oda e mjekëve shprehen se gabimet mjekësore nuk i dëshiron askush dhe ata punojnë që të ketë sa me pak devijime nga parimet e profesionalizmit dhe kujdesit për pacientët dhe shoqërinë./A;sat-m
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top