Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve

MasteR

I'm offline
edukimi-i-femijve.jpg


Nëse mendoni se nuk mund ta edukoni fëmijën pa e frikësuar, atëherë këtë mund ta bëni me anë të metodave të drejta të disiplinës dhe me dashuri.
Shpeshherë, prindërit përdorin metodat e frikësimit ndaj fëmijëve të vegjël për të arritur te qëllimet e tyre. Në rastet kur fëmija nuk fle, nuk ha, apo nuk i bindet prindërve, të rriturit menjëherë “strehohen” tek shprehjet e famshme të frikësimit për të sjellë në vend disiplinën.
Problemi kryesor sipas psikologëve, është se fëmijët jo rrallë mund të mbeten peng i këtyre frikësimeve duke u mbyllur në vetvete apo duke i përjetuar rëndë shumë situata normale.
Asnjëherë mos e lini vetëm me objektin nga i cili frikësohet: kjo teknikë mund të jetë e vlefshme për të rriturit. Por tek fëmijët mund të hapë plagë të pashërueshme në të ardhmen. Mos e lini vetëm në errësirë fëmijën që ka frikë nga errësira. Mos mendoni se do të mësohet. Ky veprim ndoshta bëhet shkak për thellimin e çrregullimit në sjellje (thithja e gishtit, ngrënia e thonjve, të lagurit natën etj).
Mësojeni fëmijën tuaj gradualisht me gjënë nga e cila ka frikë; fëmijës që ka frikë macen thojini ta vizatojë atë, pastaj merrini një mace lojë, luani bashkë me të, përkëdheleni ju më parë, pastaj përkëdheleni bashke dhe ushqejeni.
Tregohuni të kujdesshëm në krijimin e një ambienti të qetë në shtëpi: frika e fëmijës do të shtohet në një shtëpi ku përjetohen shpesh grindje dhe tensione të ndryshme familjare.
Mos tregoni shenja frike afër fëmijës: Sepse fëmija mund ta mësojë frikën nëpërmjet imitimit dhe shembullit që i jepet.gazetajone
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top