“Fytyrë” njeriu në Ekon e Pacientit

asus_dj

Antarë
eko.jpg

Teksa studiuesit kanadez po zhvillonin një kontroll me ultrazë për identifikimin e një mase në testis, ata prisnin te shihnin masën për të cilën bëhej fjalë. Por nuk prisnin që masa e saj të ishte e barabartë me fytyrën e një njeriu.
“Ishte thuajse një vepër artistike që reflektonte nga testiset e pacientit” tha Dr. Naji Touma, profesor asistent i urologjisë në Queen’s University.
Përkundër këtij imazhi, Touma nuk mendon se ka ndonjë ndërhyrje “hyjnore”.
“ثshtë koincidencë e pastër. Menjëherë menduam kështu, edhe pse dikush mund ta shikonte këtë sikurse të shikonte Virgjëreshën Maria në tost, por nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë”, u shpreh doktori.
Për fat të mirë për pacientin, i paralizuar 45 vjeçar, masa ishte beninje, ndërsa që mjeket e hoqën testisin pa patur komplikime. Rasti u publikua në revistën Urology, me titullin, “Fytyra e dhembjes testikulare, Zbulim befasues me ultrazë”.
Touma tha se ishte vetëm hija që u reflektua në imazhin e testisit, duke e krijuar “fytyrën” që në një masë i përngjan pikturës së famshme të Edvard Munch, The Scream (klithma), raporton Telegraf.
Përpos kësaj, pacienti u pa i qetë. Për të pati rëndësi vetëm fakti që nuk ishte i dianostikuar me kancer dhe nuk shfaqi interes për rastin unikal.
Burimi : www.publialb.com
 
Back
Top