Fytyra e fëmijës në trungun e drurit ..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
604085_532509550093804_1781618787_n.jpg


Në familjen Fazliu nga Radusha e Shkupit, ditë më parë ndodhi një dukuri e jashtëzakonshme, ku në një nga drurët që kishte prere familja për t'u ngrohur gjatë dimrit u shfaq fytyra e një fëmije.

Personi i cili kishte prere drurët, Gafur Fazliu rrëfen se gjatë prerjes së drunjve nuk e kanë vërejtur këtë shenjë.

"Unë se bashku me vëllanë tim i presim qe tani druret për tu ngroh gjatë dimrit. Para disa ditëve, nëna ime duke dashur që ta ndezë zjarrin me dru e kishte vërejtur këtë shenjë, të cilën as unë e as vëllai nuk e kemi parë gjatë prerjes dhe radhitjes së drureve", tha Gafuri.

Ai shtoi së nëna e tij këtë dukuri e ka marrë si ndonjë shenjë domethënëse. "Unë jam i martuar prej 15 vitesh dhe ende nuk kam fëmijë, ndaj këtë dukuri nëna ime e kishte marrë si shenjë paralajmëruese për fëmijë", tha Fazliu.

Ai shtoi se kjo fytyrë është paraqitur në dru të thanës ku sipas tij është mjaftë dukuri e rrallë. "Në drurët e tjerë mund të ndodhë që të paraqiten figura të ndryshme ngase kanë hapësira, por është mjaft e çuditshme që kjo fytyrë të paraqitet në një dru thane, i cili është mjaftë i plotë dhe nuk ka zbrazëtira", sqaroi Fazliu.

Marr Nga Facebook.com Kuriozitete&Enigema ...
 
Back
Top