Futboll me bikini për ta shpëtuar klubin.

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
268968_244447442233351_141388129205950_1124436_7382974_n.jpg



Një klub futbolli i femrave nga Rusia i cili po përballet me probleme financiare ka gjetur një metodë të veçantë për të tërhequr shikuesit në stadium – lojën e ardhshme lojtaret e klubit do ta luajnë vetëm me bikini.
Klubi Futbollistik Rossiyanka nga Krasnoarmeysk afër Moskës mori këtë vendim pasi panë në fund të sezonit se borxhet po rriteshin.I themeluar në vitin 1990, FC Rossiyanka ka fituar Kampionatin e Ligës Futbollistike të Femrave tri herë, më 2005, 2006 dhe 2010, ndërsa është kualifikuar dy herë për Ligën e Kampionëve të Futbollit të Femrave – dy herë ka arritur në çerekfinale.Trajnerja e klubit Tatyana Egorova tha se përkundër këtij suksesi, ende nuk janë shumë të famshëm dhe shpreson se pak reklamë do t’i ndihmojë klubit për të grumbulluar fonde.Fotografia e tyre publicitare për të promovuar ndeshjen e ardhshme është pritur shumë mirë nga mediat ruse por edhe ato botërore.
 
Back
Top