Arfenilla
Themelues i Forumit
Veshja më e shtrenjtë në botë, që kushton jo më pak se 17.6 milionë dollarë, është bërë në Dubai nga dizajnuesja britanike Debbie Vingam.
Veshja është stolisur me dy mijë diamante, në mesin e tyre edhe diamante të kuqe, që janë shumë të rrallë dhe shumë të çmuar. Kështu ka bërë të ditur gazeta “Al-Bayan” në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Albinfo.
Siç ka thënë Debbie Vingam, veshja tradicionale është bërë për femrat në botën myslimane. “Abaja”, siç quhet fustani, mbizotëron më shumë në vendet e Gjirit. Kjo veshje tërësisht mbulon figurën e një gruaje nga shpatullat te këmbët. “Abaja“ tradicionalisht është bërë prej mëndafshi me ngjyra të errëta dhe e dekoruar me qëndisje.
“ثshtë një fustan me të vërtetë i veçantë, vetëm çmimi i diamanteve të kuq që janë të rrallë kushtojnë më shumë se tetë milionë dollarë”, tha Vengam.
“Abaja” më e shtrenjtë në botë, e cila ka edhe dy diamante 50-karatëshe dhe peshon në total 13 kilogramë, është shfaqur për klientët potencialë në një hotel në Dubai, gjatë një revyje mode të tipit të mbyllur, ku ishin ftuar në një audiencë njerëz shumë të pasur.M.e.