Fustanet verore 2009, copa të lehta që pushtohen me shije të rënda

Status
E mbyllur për postime të tjera.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Materiale të lehta dhe plotë ngjyra, lëkurë abronxante dhe fustane të shkurtër. Femra që lëvizin me hapa të sigurt. Kanë lëkurë të nxirë mirë, veshin fustane me materiale të lehta, dhe me shumë ngjyra. Vera sjell me vete sezonin e “mëndjemëdhajave”. Femra që vishen lehtë dhe që heqin ngjyrën gri nga trupi, të cilat çelin si lulet, gati për ti bërë ballë verës plot glamur. اdo njëra ka pamjen e saj, çdo njëra me ngjyrat që dëshiron. Jeshile, blu, e verdhë, portokalli. Me këmbë të zhveshura, me një buzëqeshje në buzë dhe me syze prej dive, dhe loja mbaron.
Stili
Look-u tropikal, i propozuar nga moda pranverore është një kombinim lulesh dhe kafshësh në stilin e Amazonës. ثshtë inspiruar pikërisht nga flora dhe fauna e pyllit të Amazonës, ku jeshilja e bimëve bëhet tema kryesore e modës. Të gjitha nuancat e jeshiles, të kombinuara me ngjyrën e verdhë, të kuqe, rozë dhe gurkali. Ky stil na sjell dëshirën e vendeve tropikale, vende të pazbuluara, por mbi të gjitha që të nxisin të bësh gati valixhet dhe të nisesh. Me pak fjalë, na kujton pamjen e këmishave të serfistëve apo të vajzave të shtrira në hijen e palmave duke pirë aperitiv. Po kush janë këta stilistë, të cilët janë inspiruar nga tema tropikale në koleksionet e tyre? E nisim me Mis Siksty, më pas Liu Xho dhe kur bëhet fjalë për ngjyra nuk mund të mungojë edhe Roberto Kavali. Për ta mbyllur me Mali Parmi, për ato që nuk duan të kalojnë pa u vënë re këtë verë.
Stilistët
Dizajnuesit nuk i shohin më vendet ekzotike vetëm si tregje të reja potenciale, por edhe si burime të vazhdueshme të inspirimit. Udhëtojnë në kërkim të ideve të reja dhe etno-ndikime, prandaj për sezonin pranverë/verë 2009 janë inspiruar me Indinë apo Afrikën. Shijet dhe aromat e Indisë, ngjyrat si ajo e purpurt dhe portokallit, pëlhurat valëvitëse, materialet e buta, alaudin-pantallonat dhe sandalet e rrafshëta në këmbë do t’iu ndihmojnë që të mbijetoni verën e nxehtë dhe njëkohësisht të dukeni përrallore. اantat, këpucët dhe byzylykët le të jenë me ngjyra të çelura, trupin gjithashtu mund ta zbukuroni me tatuazhe natyrale nga kana, ndërsa në kokë me guxim vendosni bindi apo ndonjë shirit simpatik. Objekti i dëshirës pothuajse i të gjithë turistëve të cilët e vizitojnë Indinë apo Nepalin janë “pashmina”, respektivisht shalli nga leshi i dhisë tibetiane.
Detajet
Ajo u bë simbol kult në perëndim, ku zakonisht posedon çmim astronomik të lartë. E pastër apo e përzier me mëndafsh, e thjeshtë apo e thurur, “pashmina” zë vendin e parë të suvenirëve ekzotik. Megjithatë, gjithashtu gjendet edhe në vetë majën e mashtrimeve dhe rrobave fals. Si ta dalloni të vërtetën nga të rrejshmet? E vetmja mënyrë është shenja e prejardhjes. Pothuajse të gjitha “pashminat” vijnë nga rajoni Ladakh, apo Tibeti i vogël. Emri rrjedh nga fjala “pashm” dhe referohet në leshin e dhisë apo “changru” siç e quajnë në Ladkh. Gjithmonë janë konsideruar simbol i sensualitetit femëror, ndrësa janë pjesë e traditës indiane. Byzylykët e qelqtë apo “bangles” siç i quajnë amerikanët dhe britanikët janë stoli kryesore që kombinohet me veshjet kombëtare. Gratë i veshin në kombinim me fustanet tradicionale, ndrësa ngjyrat përzgjidhen varësisht nga ngjyrat e rrobave. Asnjë grua në Indi, madje as ajo më e varfra nuk del nga shtëpia pa byzylykët e saj. Tradita thotë se gruaja duhet t’i thyej byzylykët në mënyrë që bashkëshorti i saj të mos vdesë para saj. Përveç kësaj, besimet e lashta thonë se bukuria e një gruaje matët me numrin e këtyre byzylykëve, ndrysa gratë i bartin 18 deri në 36 copa vetëm në një dorë. اfarëdo qofshin ato, mos harroni që t’i shënoni në listën tuaj për sezonin veror të 2009. Stili i llojllojshëm dhe moda e haremit, siç edhe i ngjanë Bollywood’it sigurisht do të tërheq shumë princesha të modës. Nëse ende se keni parë, gjithsesi shikoni filmin “Slumdog Millionaire” që do t’iu inspirojë.
 
Udhëtim me trend
Femrat e aventurës “sfidojnë” stinën e nxehtë

Mes trendeve pranverore, bie në sy femra e aventurave dhe udhëtimeve. Në sfilatat e Milanos, ku u prezantuan koleksionet pranverë/verë 2009, një trend pikaste në mënyrë deçizive: look-u prej eksploruese. Dëshira e femrave për të udhëtuar ishte shprehur nga shumë shtëpi të modës. Bëhet fjalë për një stil ndonjëherë kolonial dhe ndonjëherë si Indiana Jones versioni glamur. Femrat e aventurës dhe dinamike vishen me ngjyrat e shkretëtirës, të tokës dhe të gjithë sfumaturat e rërës.

Paqe, dashuri dhe fashion
Kthehet moda e viteve ‘60, me shije hipie

Kthehet moda e viteve ‘60, me shije hipie. Pantallona kauboj, lule dhe flutura, fasho në flokë dhe veshje shumë ngjyrëshe. Një modë e dashur për ne që nuk arrijmë ta harrojmë, praktikë dhe femërore, që sjell me vete një ndjenjë lirie. Sipas disa astrologëve, duhen dhe 600 vjet për tu kryer “Age of Aquarius”, që do të thotë: “Hëna do të hyj në shtëpinë e shtatë dhe venusi do të bashkohet me marsin. Atëherë do të jetë paqja që do të udhëheq planetet dhe dashuria që do të udhëheq yjet”. Ndërsa presim “erën e akuariumit” me moton paqe dhe dashuri, po i shtojmë dhe fashion. / ALBANIA*


ashion_womens_Chiffon_dress_wholesale_womens_dress.jpg
maxi-dress-resort2009.jpg
 
Paqe, dashuri dhe fashion
Kthehet moda e viteve ‘60, me shije hipie

Kthehet moda e viteve ‘60, me shije hipie. Pantallona kauboj, lule dhe flutura, fasho në flokë dhe veshje shumë ngjyrëshe. Një modë e dashur për ne që nuk arrijmë ta harrojmë, praktikë dhe femërore, që sjell me vete një ndjenjë lirie.
Sipas disa astrologëve, duhen dhe 600 vjet për tu kryer “Age of Aquarius”, që do të thotë: “Hëna do të hyj në shtëpinë e shtatë dhe venusi do të bashkohet me marsin. Atëherë do të jetë paqja që do të udhëheq planetet dhe dashuria që do të udhëheq yjet”. Ndërsa presim “erën e akuariumit” me moton paqe dhe dashuri, po i shtojmë dhe fashion. / ALBANIA*

:kercim::kercim::kercim:
kjo ka qen vera me e bukur n`fushen e modes
 
Kam pa ca nga keto fustan ( si psh tek fotoja 4 dhe 6 )qe kombinohen shume mire me bolero njengjyreshe. ( qe jane pa meng ato bolero :) )
 
hahahah kokekuqe e dija qe sdo i rezistoje ati postimit tim te dyte..:D...:)

po deliza, me verte..ne fakt fustanet pa rripa ngjajne bukur me bolero..ose me disa lloj xhaketash vere shum te shkurtra,sidomos kur din ti kombinosh
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top