Fustan nusërie nga letra tualeti

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
216577411lajmetari216577411.jpg


Martesa dhe ceremonia e saj nuk është edhe punë që ka kosto të lirë, bile bile duhet një kursim i mirë që ta bësh këtë, e konkretisht duhet buxhet i mirë vetëm për fustanin e nuses.

Por një kompani e quajtur “Cheap Chic Weddings”, ka treguar se fustane të bukura nusërie mund të krijohen edhe nga materiale shumë të lira, siç janë letrat e tualetit.

Rreth 1000 fustane të tilla janë dizajnuar dhe krijuar për nder të 7 vjetorit të kësaj iniciative, që shumë prej tyre ishin aq të mirë sa që vështirë se do të dalloheshin nga ato të fabrikës.

Pjesëmarrësit kanë pasur letra tualeti, ngjitës dhe ngjyrosës për të bërë kreacionet e tyre. Këtë vit vendin e parë e fitoi Sussan Brenan nga Orchard Lake nga Miçigani, ajo me vetëm 4 rrota letre tualeti dhe ngjitës arriti që të fitoj çmimin prej 1000 dollarëve.

B;gjuhashqipe
 
Back
Top