Fundjava vrasëse

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vikendi vrasës

Dehjet gjatë vikendeve mund të shkaktojnë mbylljen e arterieve të gjakut. Qelizat e sistemit imun vendosen në murin e enës së gjakut she shkaktojë inflamacion bllokues, njoftojnë shkencëtarë nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochesterit.
Pijet alkoolike përmbajnë etanol, pjesa më e madhe e të cilit shndërrohet ne acetaldehid. Ekipi studiues nga Rochesteri ka zbuluar se acetaldehidi i krijuar si pasojë e konsumimit të alkoolit në ndejat gjatë vikendeve, nxit qelizat e sistemit imun-monocitet që të kenë prirje të ngjiten për muret e enëve të gjakut, me ç’rast shkaktojnë inflamacion, i cili ka për pasojë bllokimin e enës së gjakut-aterosklerozën.

Ky studim ofron fakte të shumta të cilat tregojnë se dehja nëpër ndeja të ndryshme ka ndikim shumë më të madh në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sesa sasia e përgjithshme e konsumimit të alkoolit. Këto rezultate mund të ofrojnë metoda të reja në mjekimin e aterosklerozës, e cila mund të sjellë deri te sulmi në zemër ose pika në tru.Telegrafi
 
Titulli: Vikendi vrasës

Pirja dëmton arteriet

Pijet alkoolike përmbajnë etanol, pjesa më e madhe e të cilit në organizëm shndërrohet në acetaldehid, që sipas studimeve të fundit shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i rritur i acetaldehidit nxit qelizat e sistemit imunologjik të ngjiten për muret e enëve të gjakut duke nxitur ndezje. Kjo sjellje, rrit rrezikun nga ateroskeloza.

Kjo është edhe një prej shumë studimeve që tregojnë se konsumimi i tepër përnjëherë, dhe jo sasia e përgjithshme e alkoolit e konsumuar, kanë ndikim të dukshëm në paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pirje e tepruar, siç ndodh gjatë vikendeve ose festave, llogaritet marrja e së paku 5 pijeve për meshkuj dhe së paku 4 pijeve për femra brenda dy orëve.
 
Titulli: Vikendi vrasës

Vikend-vik-end.Mos do te thush qe eshte gjysem anglisht,gjysem shqip.Vi ke-endi.Vi ke fundi.Ndoshta ke te drejte.
 
Titulli: Fundjava vrasëse

Nje arsye e forte perse te mos dehesh dhe te mos pish pa limite. Megjithate une e shoqeroj me idene qe dua te di se kur po kaloj mire, se kur kam kohe te bukura prandaj dua te mos jeme i dehur. Dua te pij per ta shijuar pijen, shoqeroj me biseda dhe aktivitete si kercim. Megjithate varet se cfare specifikon kjo: Pirje e tepruar, siç ndodh gjatë vikendeve ose festave, llogaritet marrja e së paku 5 pijeve për meshkuj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top