Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fundi i një Urdhri.

Fundi i një Urdhri të Shenjtë që nisi me zjarrin që dogji në turrën e druve Mjeshtrin e Madh të Kalorësve Templar

Shiko fotografinë 1721221

Më 18 mars të vitit 1314 – Jaku i Molesë (Jacques de Molay), Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve nga mbreti Filip IV i Francës. Fundi i papritur i Urdhërit Templar ose Templarëve (urdhër ushtarak krishterësh perëndimorë), dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tyre, e ktheu De Molayn në figurë legjendare. Kalorësit me uniformë të bardhë e me kryq në gjoks u futën thellë në fantazitë e ëndrrat e evropianëve falë historisë së tyre heroike e enigmatike, por mbi të gjitha falë misterit që vishte shkatërrimin e menjëhershëm të Urdhrit të tyre.

Shiko fotografinë 1896963

Urdhri i Templarëve u lindi me të kaluar të vitit 1120, një vit pas pushtimit të Jerusalemit nga të krishterët. Ai erdhi me detyrën e shenjtë të luftonin myslimanët e të mbronin pelegrinët. Patën fillesa mjaft të vështira, por brenda shumë pak kohësh u bënë një fuqi e madhe ekonomike e ushtarake, që pranonte të merrte urdhra vetëm nga Papa. Në të vërtetë qenë një shtet pa territor në zotërim, i cili e kishte kryeqytetin në Paris, në “Kullën e Tempullit” (tani e shkatërruar), ku (për kënaqësinë e të gjithë të pasionuarve pas ezoterizmit) u mbajt i burgosur Luigji XVI përpara se t’ia priste kokën tehu i mprehtë i gijotinës.

01-knights-templar.jpg
Urdhri i Templarëve shquhej veç të tjerash, edhe për pasurinë e tij; kjo pasuri mbahej e fshehur, diku nën dhe (shpella a tunele të fshehta); madje kërkimet për gjetjen e pasurisë së kalorësve templarëve ende vazhdojnë nga gjuajtësit e thesarëve.

Urdhëri Templar ishte gjithashtu mjaft i fuqishëm e popullor. Për të mënjanuar një rivalitet të mundshëm, Filip IV i Francës, i cili kishte marrë hua të mëdha prej Urdhërit të Tempullit, u detyrua ta shpërndante atë dhe të vriste de Molayn, duke shmangur kështu edhe kthimin e borxhit. . Për herë të parë pas 700 vjetësh do të publikohen procesverbalet e gjyqit që shpërbëhu Urdhrin e Kalorësve të Tempullit. Processus contra Templarios në thelb bazohet te Dokumenti i Kinonit, pergamena e zbuluar në vitin 2001 nga një studiuese në raftet e pafundme të arkivit sekret të Vatikanit. Dhe është pikërisht ky arkiv që tashmë ka vendosur të publikojë atë dokumentacion, që konsiderohet me rëndësi “monumentale”, i cili është përfshirë në projektin “Exemplaria Praetiosa”, ose më saktë publikimi më i kujdesshëm dhe më gjithëpërfshirës që ka realizuar ndonjëherë ky institucion. Në të përmblidhen dokumentet e fundit të shkruara mbi këtë çështje. Pergamena u shkrua në vitin 1312, vitin kur Papa i asokohe vendosi shpërbërjen e Urdhrit, që sipas studiuesve në të vërtetë nuk ishte dënim.

Shiko fotografinë 1896964Urdhri thjesht nuk duhej të ekzistonte më. Për rrjedhën e ngjarjeve që shpunë në shkatërrimin e Urdhrit janë bërë gjithfarë hamendësimesh, mes të cilave dominon ai sipas të cilit Urdhri kishte dalë jashtë kontrollit të kishës, e cila e shihte gjithnjë e më shumë si rival, se sa si mekanizëm në shërbim të sajin. Skenari tjetër ka të bëjë me pasuritë përrallore që tempullarët kishin arritur të vinin mënjanë, të cilat ndezën lakminë e Mbretit Frank Filipi i Bukur.

Për pjesën më të madhe të studiuesve gjasat janë për një kombinim të të dy skenarëve. Sipas një prej teorive më të guximshme, templarët u strehuan në malet e Zvicrës për t’iu shpëtuar persekutimeve të kishës dhe të Filipit të Bukur, duke e instaluar aty sistemin e tyre bankar. Disa studiues nuk shohin ndonjë mundësi tjetër për të cilën fshatarët zviceranë arritën të krijonin aq shpejt atë sistem të mrekullueshëm, funksional e mbi të gjitha aq sekret bankar, që dominon gjithë botën financiare edhe në ditët tona.
A.vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back