Titulli: Fundi i botes!!!
Disa nga shenjat e Kijametit : Ato që kanë ndodhur (kanë kaluar) dhe do të ndodhin, pastaj ato që do ndodhin një herë dhe ato që do të përsëriten, etj.
Mirëpo ndarja më e qartë dhe e pranuar te dijetarët është ndarja e tyre në parashenja të vogla dhe parashenja të mëdha.
Shenjat e vogla janë të shumta, nga ato mund të veçojmë hadithin, ku Xhibrili i bën disa pyetje Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) rreth Islamit, imanit dhe ihsanit, ndër to edhe rreth prashenjave të Kiameti ku e pyet Xhibrili (alejhi selam): “Më trego mbi shenjat e tij? Tha (Resulullahu): ‘Kur robëresha t'i lindi vetes zonjushe, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mbudha.” (Muslimi)
Nga shenjat e vogla të Kiametit numërohen: shtimi i pasurisë, përhapja e muzikës, veglave muzikore, konsumimi i alkoolit, ndërprerja e raporteve farefisnore, paraqitja e një kodre të arit nën lumin Eufrat, etj.
Kurse shenjat e mëdha janë dhjetë:
1.2.3. Tri shafitje të tokës .
4.Dalja e Dexhallit.
5.Zbritja e Isait.
6. Dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.
7. Tymi i cili do ta mbulojë tokën.
8. Dalja e një shtaze nga Toka.
9. Lindja e Diellit nga perëndimi.
10. Zjarri që i tubon njerëzit.
Pra këto janë parashenjat e mëdha të Kiametit të cilat përmenden në hadithin që e shënon Muslimi nga Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: “Erdhi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na pyeti: “ا`jeni duke përkujtuar?” Ne thamë: “Po përkujtojmë Kiametin.” Ai tha: “Ai nuk do të ndodh para se të shihni dhjetë shenja.” E i përmendi ato: “Tymi, dexhalli, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait (alejhi selam), jexhuxhët dhe mexhuxhët, tri shafitjet, një në lindje një në perëndim dhe një në gadishullin arabik, ndërsa e fundit nga ato: zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre.”
Për të kuptuar më gjerësisht rreth këtyre shenjave ju porosisim të lexoni librin “Shenjat e Kijametit” nga Osman Abazi. Allahu e di më së miri.