Fund 2011, një sezon i dominuar nga Fetel dhe Red Bull!

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Me garën e اmimit të Madh të Brazilit, përfundon edhe kampionati botëror i Formulës 1



Fetel: Sezon fenomenal!

Sebastian Fetel sigurisht që ka kërkuar me çdo kusht që të mbante vendin e parë në këtë garë të fundit në Brazil, por ishte i pafat. Për shkak të një problemi në kambio ai është detyruar që të ulë disi ritmin dhe të humbasë kryesimin. Dy herë kampioni i botës e ka cilësuar të mrekullueshëm sezonin e sapopërfunduar, megjithatë i ka kërkuar inxhinierëve të skuadrës së tij që të mos vazhdojnë t’i gëzohen këtij momenti, por të mendojnë për sezonin 2012. “Ishte vërtet turp.

Bëra një nisje të mirë dhe ndihesha mirë me makinën, duke krijuar menjëherë pas startit një distancë të mjaftueshme. Më pas më komunikuan në radio se kisha një problem me kambion, kështu që m’u desh të manovroja më shumë me marshet e larta, për të mos e ndërlikuar më shumë situatën. Në ato momente m’u kujtua një komunikim i ngjashëm, që dikur i është bërë të madhit, Airton Sena. Marku nga ana tjetër zhvilloi një garë fantastike dhe e meritoi fitoren, unë thjesht isha i pafat.

Nuk kishte më asgjë në dorën time, thjesht më duhej të bëja më të mirën në ato kushte dhe të menaxhoja distancën në fillim me Fernandon dhe më pas me Xhensonin. Ky ka qenë një sezon perfekt, por nuk duhet të mendojmë vetëm këtë gjë. Kjo gjithsesi për skuadrën ishte një fitore 1-2 kështu që konsiderohet një rezultat i kënaqshëm, sidomos për të mbyllur këtë kampionat në këtë mënyrë. Tashmë duhet të jemi të gatshëm për testimet dimërore dhe të mendojmë se si do të fillojmë të “karikojmë bateritë“, pasi na duhet të rikthehemi vitin tjetër po kaq të fortë.”



Veber: Mbyllje perfekte

Mark Veber e ka përshkruar fitoren e tij të parë dhe të vetme të këtij sezoni 2011, si shumë të rëndësishme. Në këtë mënyrë australiani mund të fillojë pushimet dhe të mendojë për sezonin e ardhshëm në mënyrën më të mirë. Pasi e filloi garën nga vendi i dytë, ai arriti ta mbajë atë edhe pas startit, ndërkohë më pas parakaloi edhe Sebastian Fetelin, duke marrë kryesimin e garës. Sigurisht që ky parakalim i tij u ndihmua edhe nga problemet me kambion që pati shoku i tij i skuadrës.

“Po, u ndjeva shumë mirë, makina ishte në gjendje perfekte gjatë gjithë kësaj fundjave, – ka deklaruar Veber. – Fetel bëri një punë të mrekullueshme dhe arriti të marrë podiumin, por në ditën e garës pati disa probleme të vogla. Kjo ishte një fitore e merituar për mua, ndërkohë për Sebastianin ishte një ditë pa fat, ose quajeni si të doni, e rëndësishme për mua dhe për skuadrën ishte që unë arrita një fitore dhe skuadra një më shumë. Eshtë gjithmonë shumë bukur të ngjitesh në shkallën më të lartë të podiumit. Në mënyrë të veçantë i shijova shumë xhirot e fundit.

Si gjithmonë në këtë garë strategjia ime më detyronte të kryeja “pit-stopin” i fundit dhe si rrjedhojë më pas kisha disa makina më të ngadalta për të parakaluar. Jam në tërësi shumë i kënaqur për mënyrën se si përfundoi kjo garë dhe ky sezon. Për këtë arsye dua t’ja dedikoj këtë fitore miqve të mi më të ngushtë, vetes dhe familjes, që më ka qëndruar thuajse gjithmonë pranë. Nuk dua të harroj tek dedikimet edhe Bob Vuds, ai është një mik i im, i cili është shumë i sëmurë në këto momente,” – ka përfunduar deklaratën për shtyp australiani, Mark Veber.



Baton: Ishte maksimumi

Xhenson Baton ka insistuar se vendi i tretë ishte një rezultat shumë i mirë për të në këtë garë të Brazilit. Piloti i skuadrës McLaren e mbylli këtë اmim të Madh në të njëjtin pozicion ku e filloi. Pasi e pa veten menjëherë pas xhirove të para prapa spanjollit të Ferrarit, Fernando Alonso, kampioni i botës i sezonit 2009, “luftoi” deri në fund për të rikuperuar pozicionin e humbur. Në të vërtetë të gjithë avantazhin britaniku e pati te gomat e forta Pirelli, të cilat i jepnin mundësinë atij të ishte më i shpejtë se të tjerët. “Ishte një garë e vështirë për mua, sidomos me gomat e buta, – ka deklaruar Baton.

- Në fillimin e garës, Alonso m’u afrua shumë dhe në kthesën numrë 3 doli më shpejt se unë, duke më parakaluar më pas. Në ato momente kishte dhe disa papastërti që nuk më favorizuan aspak, përkundrazi më sollën disa probleme me aderencën e gomave. Për sa kohë kishte papastërti në pistë, m’u desh të qëndroja pas tij dhe nuk arrija t’i afrohesha. Në atë moment, së bashku me skuadrën, kuptuam se nuk mund të qëndroja më në pistë me gomat e buta dhe vendosëm të kalonim te gomat e forta, të cilat teorikisht duhet të më jepnin më shumë avantazh.

Ashtu ndodhi. Për këtë arsye edhe në “pit-stopin” e fundit vendosëm të përdorja sërish gomat e forta, pasi ato ishin shumë më efikase në makinën time. Me kalimin e xhirove iu afrova shumë Alonsos dhe arrita të dilja sërish përpara tij, pasi Ferrari realisht kishte probleme me gomat e forta. Gjithsesi, mund të them se vendi i tretë ishte maksimumi që mund të merrja nga kjo garë e sotme,” – përfundon Xhenson Baton.



اmimi i Madh i Brazilit



1. M. Veber Red Bull Fitues

2. S. Fetel Red Bull +16.9 sek

3. Xh. Baton McLaren +27.6 sek

4. F. Alonso Ferrari +35.0 sek

5. F. Masa Ferrari +66.7 sek

6. A. Sutil Force India +1 xhiro

7. N. Rosberg Mercedes +1 xhiro

8. P. di Resta Force India +1 xhiro

9. K. Kobajashi Sauber +1 xhiro

10. V. Petrov Renault +1 xhiro

11. H. Alguersuari Toro Rosso +1 xhiro

12. S. Buemi Toro Rosso +1 xhiro

13. S. Perez Sauber +1 xhiro

14. R. Barikelo Williams +1 xhiro

15. M. Shumaker Mercedes +1 xhiro

16. H. Kovalainen Lotus +2 xhiro

17. B. Sena Renault +2 xhiro

18. J. Trulli Lotus +2 xhiro

19. Zh. d’Ambrosio Virgin +3 xhiro

20. D. Rikiardo HRT +3 xhiro
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top