Fshati qe do te provoje ne 2013-n driten e diellit dimeror

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një fshat i zymtë norvegjez për herë të parë do të marrë rrezet e diellit dimëror këtë vit. Autoritetet do të vendosin pasqyra gjigande për të reflektuar dritën e diellit nga maja e malit. Qyteti industrial, Rjukan, është vendosur thellë në luginën e Telemarkut dhe, me diellin që lëviz ulët gjatë dimrit, nuk merrte kurrë dritë të drejtpërdrejtë, nga muaji shtator deri në mars. Prej shumë vitesh, banorët mundoheshin nëpër mal që të shikonin pak rreze dielli dimëror. Të njohur si helistate, pasqyrat janë dizajnuar të ndjekin lëvizjen e diellit dhe ta reflektojnë atë poshtë në fshat. Ideja ishte sugjeruar nga një punëtor i impiantit hidroelektrik aty afër rreth 100 vjet më parë, por mungonte teknologjia e duhur. Në vitin 2006, një projekt i ngjashëm u realizua më sukses në fshatin Viganella në veri të Italisë./Shqiperia
Shiko fotografinë 1784848
 
Titulli: Fshati qe do te provoje ne 2013-n driten e diellit dimeror

Duhet te jete dicka e vecante per banoret
 
Back
Top