Frutat dhe perimet e vjeshtës

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Se bashku me vjeshtën ne tryezat tona shtohen edhe frutat dhe perimet e kësaj stine qe jo vetëm pasurojnë dietat tona, por mbi te gjitha ato luajnë një rol te rëndësishëm ne mirëqenien e vete organizmit tone.

Shiko fotografinë 1785608

Kërpudhat. Janë shume te mira ne drejtim te parandalimit te sëmundjeve kardiovaskulare, duke ulur përmbajtjen e kolesterolit ne gjak.


Shiko fotografinë 1785609

Kungulli. Përveç vlerave laksative, kungulli është i rekomandueshëm pasi ndihmon shume ne rigjenerimin e qelizave dhe lufton plakjen.


Shiko fotografinë 1785610

Rrepat, lakrat. Janë një aleat i njohur i aparatit tretës, sistemit kardiovaskular, sistemit nervor dhe lëkurës.


Shiko fotografinë 1785611

Hurmat. Janë shume të këshillueshme veçanërisht për vlerat e saj ne lëkurë, sistemin e aparatit tretës, prostatën, mëlçinë, pankreasin dhe stomakun.


Shiko fotografinë 1785612

Rrushi. ثshtë i rekomanduar ne rastet e anemisë si pasoje e lodhjes, variceve, hiperazotemise, sëmundjeve te lëkurës, si dhe ne rastet e kapsllëkut.


Shiko fotografinë 1785613

Shegët. Janë një anti tumoral i shkëlqyer, lufton efektet negative te menopauzës, ul tensionin arterial, si dhe ka një veprim te forte anti inflamator.


Shiko fotografinë 1785614

Gështenjat. Janë me vlera veçanërisht ne rastet e lodhjes se përgjithshme, si mendore, ashtu edhe fizike, si dhe luftojnë stresin. Përdoren edhe ne recetat për prodhimin e maskave te fytyrës. /ikub
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Hurmat dhe shegët i përdor goxha po ashtu dhe rrepat ... kërpudhat dhe pse janë të mira për shëndetin si ha dot..
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

I kam qef tgjitha!
Byrek me kerpudha ose te pica...
Kungullin e kam qef kur ma pergatit burri me pancetta dhe qep qe e bon si krem gnam gnam
Lakrat pavarsisht se shum te hidhura i kam qef dhe i perzi me te tjera + ullinj te zi
Hurmat kam qef ato te fortat...
Rrushin e kam qef darkave sepse me freskon dhe me shplan... e perdor ne vend te ujit.
Sheget i kam fiksim... sidomos kur jam duke pa serie tv
Geshtenjat me shijojne vetem kur mi sjell babi nga pylli :D
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Rekomandohen 10 kokrra geshtenja cdo darke per ata qe bejne aktivitet fizik.
Permban vitamina te grupit A, C dhe B dhe minerale te rendesishme, si kaliumi dhe fosfori, ne sasi me te vogel, kalcium, magnez, sulfur, klor, hekur, baker, dhe mangan. Meqenese geshtenja eshte e pasur me kalium, por nuk permban shume natrium, rekomandohet ne dieten e te semureve me crregullime te veshkave dhe te gjakut.
Geshtenja e pjekur ka vlere me te madhe energjike, sasi me te madhe te proteinave, yndyra, vitamina dhe sasi te dyfishte te karbohidrateve sesa kur eshte e pergatitur ne menyra te tjera. Permban vitaminen E dhe fitokimikalie, te cilat nuk gjenden ne geshtenjen e ziere. Ne anen tjeter, geshtenja e zier permban sasi me te madhe te substancave minerale.

Persa i perket hurmave, ky frut ka permbjatje te larte sheqeri, nuk rekomandohen konsumet e pakontrolluara ne diabetik dhe obeze. Perfitimet me te rendesishme shendetësore te hurmes jane vetite e saj antikanceroze ne permbajtje te larte te beta karotenit dhe vitamines A. Gjithashtu ka permbajtje te larte jodi, element mjaft i nevojshem per gjendrat tiroide. Lengu i perftuar nga zierja e farave ne 20-30 sekonda perdoret per te qetesuar dhimbjet e barkut.

Shega- vjagra natyrale :)

Kungulli- pak kalori, shume dobi, vitaminat C, E, K, B1, B2, B3, B6 dhe acidet folike dhe perberësit minerare; kaliumi, fosfori, kalciumi dhe hekuri.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Permende shega dhe geshtenja ti, preke piken time te dobet:p
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Permende shega dhe geshtenja ti, preke piken time te dobet:p

llupset me llupset lol

Nga ato lart edhe une si Love vetem kerpurdhat qe nuk i kam fort merak.. tjerat i perdor shpesh gjate stines se vjeshtes, e sidomos shegat :)
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Mmm sheget...
 
Titulli: Frutat dhe perimet e vjeshtës

Pervec kepurdhave, hurmave dhe shegave qe nuk ia kultivoj ne kopeshtin tim, te tjerat i ka prodhime vendore te fresketa....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top