Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

FRD firmos kontratën e “gjelbër” me Sazan Gurin

Love

βeℓℓe â๓e
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka firmosi “kontratën e gjelbër” me Zyrën Qytetare për Mjedisin, e përfaqësuar nga ambientalisti Sazan Guri.

timthumb.php


“اështja e gjelbër zë 85% të diskutimeve në Parlament, por asgjë konkrete nuk bëhet në terren. Sot shohim pyje që janë duke u sakatuar dhe nuk bëhet asgjë për ringjalljen e tyre. Pa folur për burimet ujore të cilat nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet”, tha kreu i FRD-së.

Topi bëri thirrje për më shumë kujdes nga politika për mjedisin, duke marrë masa parandaluese për të shmangur shkatërrimin.

Topi vlerësoi studimin e ambentalistit Guri, ku trajtohen 40 çështje mjedisore të lidhura edhe me mbrojtjen e përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërkohë theksoi se FRD do ta ketë çështje parësore mjedisin dhe Shqipërin e pastër.

Ndërsa Sazan Guri tha se këtë studim e kanë marrë edhe parti të tjera të cilat nuk e kanë dëgjuar dhe vlerësuar. Ai falënderoi FRD-në, për mbështetjen që po i jep kësaj nisme.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top