Francë/Publikoi karikaturat e profetit në klasë, profesori vritet me thikë

Liria ime përfundon aty ku i cënohet e atij tjetrit.
Tashi njerz apo grupe të caktuara provokojnë pikërisht për faktin sepse është diçka krejtësisht absurde madje rrevoltuese të flasësh kundër zotit nga frika e intinimid jo nga zoti por nga individët.
Që marrin drejtësinë hyjnore edhe e kthejn veten në zot!

Është tjetër gjë lufta për fe (xhihadi,kryqzata etj)
Është luftë për një idael siç ishte lufa për komunizmin,
Por edhe lufta për liri.

Por të mos shash zotin nga frika e një apo disave që janë njerëz si unë,
kur vetë Zoti thotë, ti ke vullnetin e lirë ta besh dicka të tillë është paradoksale!
Prandaj edhe njerzit revoltohen sepse ndihen nën diktatin e idioteve dhe diktaturës.

Nga ana tjetër kur ke një pozicion të caktuar me ndikim etj duhet patur kujdes me atë ç'ka flet sespe pikërisht shkel të drejtat e atij tjetrit.
SEPSE i bie unë kam një klasë me 14 nxënës të "saktë mendërisht" edhe 6 të "sëmurë" edhe shkoj edhe flas për gjëra të mençura me karshillëk....
Po pra ca e duan Zotin me fort se veten ai.. kur vete Zoti thote une gjykoj mbi ju ..e ju skeni te drejte ta beni kete lol
 
Të flas edhe për Bibel nqs është nevoja. Do gjejë vargje që t'a bëjnë mishin kokërr. Më keq se Kur'ani.
Por ka një ndryshim. Të paktën kleri katolik (sot)të fton që të mos kuptohet bibla sipas leximit, por interpretimit.
Në të kundërt në islam, Kur'ani duhet, të kuptohet ashtu sikur lexohet.

Ja, pse vrasin e këpusin koka lart e poshtë këta, sepse vejnë në praktikë leximin e Kur'anit.
E thashë më sipër: në Kuran gjinden mbi 100 vargje që fton besimtarët që të jenë të ashpër, e ti vrasin këdo që ështëjashtë këtij komuniteti.
Te thashe pra..eshte ne stadin e mesjetes..ku njerezit skuptonin vetem sipas gojellenave dhe formimit Personal..ku botkuptimi per tolerance mungon qe nga lindja.
 
Po pra ca e duan Zotin me fort se veten ai.. kur vete Zoti thote une gjykoj mbi ju ..e ju skeni te drejte ta veni kete lol
Shiko për ti bërë një ilustrim ndryshe,
Unë psh kam shokun e klasës që ka rënë në dashuri me një gocë!
Është i përvëluar.
Edhe unë i them jo se ajo është e përdalë.

Ai mërzitet ç'do herë që ja them. Sado t'ja argumentoj..
Edhe unë nëse kam dy pare mend në kokë
Nuk e lëndoj më.
Por kur e mësuesi ynë ja tregon këtë përpara klasës që ajo është e përdalë etj etj ka një ndryshim të madh nuk di a me kupton.
 
@Lauri pa dashur te debatoj per fe-n, sepse keto debate thujse nuk kan fund, une shpesh her e shoh qe disa e perzijn islamin me traditat e vendeve arabe qe jane larg nga Islami, apo disa ajete ne Kuran qe jane per lufte kane qene te urdheruar per ate kohe qe ishte pra, kur ne ato momente ju bente padrejtesi dhe ju eshte urdheru te qe t’i luftojn mbrapa. Une mendoj qe cdo fe meson paqen, jan njerezit qe e keqinterpretojn dhe e perdorin per gjera te keqia, mire paska thene @MrCool qe ka prijesa idiot qe as vet nuk e din fe-n si duhet dhe shperlajn trurin njerezve.
 
Nuk jam ne dijeni ça ka ndodh qe po e thua kte po nje gje e kam te sigurte qe nuk Eshte e vertete kjo qe na ngren ne mesim e Marim 4 ne shqipt e kosovaret ! Nuk di nga e nxorret kte sepse un ktu e kam ber shkollen dhe nuk ndodh kjo gje . Ne shkolla jemi te gjithe njelloj madje arabe e afrikan jan me prioriter se ne sepse nese nuk vleresohen i akuzojne per rracizem plus dikur ne periudhen e kolonise i kan masakruar ndaj ndjejn veten me fr se vête francezet ndaj kjo qe thé nuk Eshte e vertete !

sa per ngjarjen ky tipi qe e ka ber nuk Eshte musliman i vertet . Madje tipa si ky e ofendojn islamin. Kujdes nje ekstremist dhe nje musliman i paster nuk jan njelloj!

p.s nuk Eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille Mos harroni atehere me gazétaret e Charlie!
zot na ruaj shyqyr ktu ku jam jam larg ktyre llumrave .:( mjere viktimat e familjet e tyre .


Nuk fola per shkoll po per politiken e jashtme te frances. Kuptoi me mire fjalet e mia se ishin ironike kundrejt fances qe nuk liberalizon vizat me kosoven dhe nuk i jep shqiperis statusin kantidat.
 
Qe te mos zihemi dhe te bejme llafe me njeri tjetrin per arabin idiot dhe francezin provokator, le te mos harrojme se pike se pari ne jemi shqiptar, pa marre parasysh nese besojme ne majmun, peme, lek apo Zot dhe nuk kemi e as mbajme pergjegjesi per veprimet e te huajve.

Faji eshte i te dy paleve. I Frances qe nuk i rri menderja rehat dhe trillon trazira per qellime politike apo zhvendosjen e vemendjes nga problemet reale.

Dhe i muslimaneve, te cilet jane shoqeria me e prapambetur, me e pashkolluar dhe me e humbur ne planet.

Sikur keta te dytet do zbatonin fjalen e pare qe ju zbrit profetit "Ikre", "lexo", sot nuk do te ishin ne kete gjendje te mjeruar dhe ne injorance te plote.

Ne si shqiptar mund te marrim mesim nga keto gjera.

Qe politika eshte zuske. Dhe nese ti nuk shkollohesh, nuk lexon, nuk zhvillohesh, nuk qyteterohesh, do te jesh gjithmone nje vegel per tu manipuluar nga zuska.

✌️
 
Nuk fola per shkoll po per politiken e jashtme te frances. Kuptoi me mire fjalet e mia se ishin ironike kundrejt fances qe nuk liberalizon vizat me kosoven dhe nuk i jep shqiperis statusin kantidat.
Atehere kjo ska lidhje fare me ceshtjen ne fjale .
tek e fundit ne nuk kemi lidhje me l’ho ekstremiastat gjithmone kemi pat harmoni edhe pse jemi rrit te pa fe( te pakten brezi i familjareve te mi ), ndaj nuk ka nevoj ti dalim pro askujt qe i merr jeten dikujt !
Nuk dua ti mbroj Francezet Po nuk na e Japin mire e bejn se ate lloj qeverie kemi . Te Pabese e te korruptuar.
Qe te jemi te lire si gjithe bota ne radhe te pare duhet te jemi shtet e me pas te integrohemi .
 
vefvefvef-10.jpg


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.
Viktima – të cilit iu pre koka – thuhet se ka treguar karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit. Macron tha se mësuesi – i cili ende nuk është identifikuar – është vrarë sepse ka mësuar “lirinë e shprehjes”.
“Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha Macron teksa vizitoi vendin ku ndodhi vrasja.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale gjatë të premtes. Kjo ngjarje po hetohet nga prokurorët për terrorizëm. Sipas gazetës Le Monde, viktima ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Ai, sipas kësaj gazete, kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve, si pjesë e lirisë së shprehjes. Por, kjo gazetë ka raportuar se mësuesi u ka kërkuar nxënësve myslimanë të largohen nga klasa, nëse ata ndihen të ofenduar me shfaqjen e pamjeve të Profetit. Policia franceze ende nuk ka dhënë asnjë detaj për sulmuesin, ndonëse mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një 18-vjeçar me origjinë çeçene, që kishte lindur në Moskë. Burimet nga policia thanë se dëshmitarët e kanë dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar”, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Sipas mediave franceze, deri më tani nëntë persona janë arrestuar, përfshirë dhe një të mitur. Mediat franceze, duke iu referuar burimeve brenda sistemit gjyqësor, thanë se në mesin e të arrestuarve janë edhe familjarë të sulmuesit dhe prindërit e një fëmije ku jepte mësim mësuesi i vrarë.


Top Channel
 

Attachments

  • vefvefvef-10.jpg
    vefvefvef-10.jpg
    56.9 KB · Shikime: 0
  • vefvefvef-10.jpg
    vefvefvef-10.jpg
    56.9 KB · Shikime: 0
@Lauri Me vjen keq se aq i ri se je dhe aqe shum helem mban kunder fes islame?‍♀️☹️
Ps..jan ba demode kto liria e te shprehurit?‍♀️
liria duhet mbrohet ., por liria duhet te njhe kufi..se vetem i qmenduri ka liri te pa kontrolluar.
Nuk e arsytoj rastin ne fjal..se i paskit than te gjitha...por eshte interesat se kur bahet vrasese muslimani gjykohet gjith feja..e kur vret tjetri si ne rastin se pat ndodh ne dy xhami..u gjyku veq individi ..gjoja si i semeru?
.por do me vinte mir sikur francezet do i lexonin kto debate e armiqsi se kemi kriju ktu..dhe do ndihej mir per perkrahjen ..kush e di mbase edhe do solidarizohej me fatkesqin e termetit te fundit?
 
@Lauri Me vjen keq se aq i ri se je dhe aqe shum helem mban kunder fes islame?‍♀️☹️
Ps..jan ba demode kto liria e te shprehurit?‍♀️
liria duhet mbrohet ., por liria duhet te njhe kufi..se vetem i qmenduri ka liri te pa kontrolluar.
Nuk e arsytoj rastin ne fjal..se i paskit than te gjitha...por eshte interesat se kur bahet vrasese muslimani gjykohet gjith feja..e kur vret tjetri si ne rastin se pat ndodh ne dy xhami..u gjyku veq individi ..gjoja si i semeru?
.por do me vinte mir sikur francezet do i lexonin kto debate e armiqsi se kemi kriju ktu..dhe do ndihej mir per perkrahjen ..kush e di mbase edhe do solidarizohej me fatkesqin e termetit te fundit?
Arfenilla. Ka 18 që i diskutoj këto tema në forum. Dhe nuk jemi pajtuar kurr në këndvështrime mbi këto qështje. Dhe as nuk pres që dikish të ndajë mendimin me mua.
Temën nuk e lexova fare dhe as nuk po merrem rastin konkret.
Po flas për të gjitha rastet e agresivitetit e terrorizmit nga myslimanët.
Nuk doni t'a pranoni që është terrorizëm me karakter dhe frymzim fetar, sepse edhe ky pranim ju ndalohen në bazë të Kuranit.
Ju bëni sikur nuk keni lexuar kurr Kur'an. Por e di që e keni lexuar.
Atëherë, pse e mohoni që Kur'ani të fton që të vrasësh dhe të bësh terror mbi të tjerët????
Në Kuran thuhet që askush nuk mund të heqë, ndryshojë, o zevëndësojë, asnjë fjalë nga ç'ju kemi dhënë(shkruar në Kuran).
Që do të thotë askush nuk mund të interpretojë ajetet e Kuranit, sepse do binin në kundërshtim vargjet mes tyre.
Pra duhet lexuar Kur'ani dhe zbatuar çfarë lexon...Apo jo, që të jeshë besimtar i devotshëm ??
Ata terroristat nëpër botë zbatojnë çfarë lexojnë. Kaq.

Atëherë. Të pyes ty e këdo këtu, Pse duhet të torturohen, të dëbohen nga toka ku banojnë, tu thyhen gishtat e duarve, tu priten krahët dhe këmbët, e të vriten me terror, të gjithë ata që nuk e besojnë Allahun dhe Muhamed si të dërguarin e tij??
IMG20201017090019.jpg
IMG20201017085756.jpg
E dini që e Kam kuranin dhe e lexoj, ju sjell me dhjetra ajete të tilla po deshet.
 
@Lauri ti mund te lexosh edhe shum here tjera por per ta kuptu nuk e ke kuptu akoma?
A nuk eshte shkatrrim ne tok ,ai se vjedh,qe dhunon femiun e vet,(kjo edhe ne vendet tona ka ndodh) qe te tmerron vetem kur ta degjosh si lajm?mbyt prindin e fsheh ne frigorifer,ai se mbjell drog dhe helmon rinin,ai se vjedh fqiu dhe vjedhsi kthehet e vret ne shpin e vet pronarin..ai qe dhunon femiun e ne fund e gropos diku ne mal..ai se kryen mardhenje ne rrug (sikurse kafshet)e mija e qindra te lig se mban kjo tok!
A nuk duhet te lutem gjith per kete far te keqe!!
Shiko se ne te bemat tona vet i paguajm..po nuk duam te pranojm..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top