Francë, një pikturë e De Stael shitet 4,97 milionë euro!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
68700.jpg


PARIS- Një nga pikturat më të famshme të Nicolas de Stael, e vitit 1953 u shit me një vlerë prej 4,97 milionë euro, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Rekordi botëror i artistit francez me origjinë ruse, daton më 6 dhjetor të vitit 2011 për një vepër të shitur me një vlerë prej shtatë milionë euro.

"Kjo është një nga veprat e rralla të Nicolas de Stael", shtuan burimet zyrtare vendase.

Vepra përfaqëson takimin e parë të artistit me Jeanne Mathieu, me të cilën u dashurua.

Kjo pikturë me dimensione të mëdha është pjesë e një ekspozite kushtuar artistit, që do të zhvillohet në Muzeun "Picasso", në Antibes, në juglindje të Francës, në vitin 2014. /ballkanweb/
 
Back
Top