Francë, Kadare nderohet me Legjonin e Nderit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1451655324kada.jpg


Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është dekoruar me titullin Legjoni i Nderit nga shteti francez.

Lajmin për këtë vlerësim prestigjoz për emrin më të njohur në rang ndërkombëtar të letërsisë shqiptare bëhet i ditur nga mediat franceze.


Sipas burimeve mediatike, zotit Kadare i është akorduar titulli Komandant i Legjonit të Nderit.

Bëhet fjalë për një tjetër çmim të rëndësishëm për këtë shkrimtar, pas atij të pak viteve më parë në Spanjë, Princi i Asturias.

Në listën e të dekoruarve pas vdekjes ishin 15 pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015.

Titulli Legjoni i Nderit jepet çdo vit në Francë për personalitet më të spikatura.

Urimi i parë për shkrimtarin shqiptar erdhi nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “2016 nis me një lajm fantastik: Kadare u dekorua Komandant i Legjonit të Nderit, titulli më i lartë në Francë. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë”, shkruan Bushati në Twitter.

/ Top Channel
 
Titulli: Francë, Kadare nderohet me Legjonin e Nderit

Një lajm i mirë për kulturën tonë vjen nga Franca. I madhi i letrave shqipe, Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”, vlerësimin më të lartë që jep ky vend.

Lajmin e ka ndare me ndjekësit e tij në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “2016 nis me lajm fantastik: Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Francës. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë”* shkruan ai.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparte në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombëtar në France dhe numëron 93 mije anëtare.

Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top