Francë – Bashkëshorti katolik e dhunonte, gruaja ankohet duke e quajtur “islamik”

Vajza

Antarë i Respektuar

Francë – Bashkëshorti katolik e dhunonte, gruaja ankohet duke e quajtur “islamik”​

Një grua në Francë, pre e dhunës në familje nga bashkëshorti i saj katolik, është ankuar duke e quajtur të shoqin “një islamik radikal” i armatosur.​

21.10.2020 ~ 24.10.2020

5d3d98afe3a59.jpg
Gruaja në fjalë, banore e qytetit francez të Nimit (Nimes), i ka telefonuar policisë për t'u ankuar se bashkëshorti i saj ushtron dhunë ndaj saj dhe se ai është “një islamik radikal”, i cili e ka mbushur shtëpinë me armë ilegale.
Kur policia franceze shkoi në banesën e çiftit, ajo konstatoi se bashkëshorti i gruas ankuese ishte “një katolik konservator” dhe ai ishte i pajisur me lejet e nevojshme për të gjitha armët që dispononte.
Megjithatë autoritetet franceze nisën hetimet kundër burrit për dhunë në familje dhe kundër gruas për shpifje.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi më 2 tetor se qeveria e tij po hartonte një projektligj në lidhje me luftimin e ideve separatiste islamike dhe se do t'ia paraqiste atë Këshillit të Ministrave më datë 9 dhjetor.
Duke thënë se “Islami duhet të strukturohet që të jetë një partneri Republikës”, Macroni e vuri Islamin në shënjestër duke argumentuar se myslimanët në Francë kishin një ideologji që mbronte idetë separatiste dhe se këta njerëz i konsideronin ligjet e tyre mbi ato të Francës.
 

Attachments

  • 5d3d98afe3a59.jpg
    5d3d98afe3a59.jpg
    69.6 KB · Shikime: 0
  • 5d3d98afe3a59.jpg
    5d3d98afe3a59.jpg
    69.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top