Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Franca eliminohet kokulur

Përfaqësuesja e Francës ka zhvilluar njërin prej botërorëve më të këqij në histori, duke u eliminuar që në fazën grupore pas dy humbjesh dhe një barazimi të vetëm.

Afrika e Jugut ka mposhtur Francën para një atmosfere impozante në stadiumin Free State të Bloemfoentin, me rezultat 2-1.

Me të filluar takimi, jugafrikanët u tregun shumë më të përqendruar se francezët, të cilët qartë shfaqën situatën jo të mirë morale.

Bongani Khumalo shfrytëzon një gabim të portierit Hugo Lloris, duke shënuar me kokë për epërsinë e parë të Afrikës së Jugut dhe elektrizimin e vuvuzelave (20’).

Gjashtë minuta më vonë, Joan Gourcuff përshëndetet me karton të kuq nga Botërori, pas përdorimit të bërrylit në kundërshtarin e tij Sibaya.

Pas një depërtimi të mirë të Tshabalalas, në zonë arriti të harkojë Masilela, që e gjeti të vetmuar sulmuesin Katlego Mphela (37’), i cili shënoi golin e dytë për nikoqirët.

Në gjysmën e dytë, Franca u shfaq më e stabilizuar dhe si rezultat shënoi golin e nderit dhe të vetmin në këtë Botëror, me anë të Florent Maloudas që realizoi pas asistimit të Franck Ribery.

Përkundër fitores, rezultati i Afrikës së Jugut nuk ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej, pasi që me pikë të njëjta, por me golaverazh më të mirë, u kualifikua Meksika që u mposht nga Uruguai. /Telegrafi/
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Pipinot ne horizont te pakten te hypin ne te njejtin avion tju dale me lire LOL LOL LOL
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Kujdes mos te bien dhembet dhe kush te gjen dentist se eshte krize
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Ma mori mendja qe snuk do kualifikohej Franca ishte mbi 90% e sigurt :)

p.s. Pipinot do fitojne me Sllovakine edhe do vazhdojne rrugen drejt fitores ,per inat te gjithe atyre qe sbesojne tek to :D
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Me te vertet per te ardhur keq ,jo per gje po une kisha ven dhe bast (hera e pare ne jeten time ) :D ...shume ters dhe une :P
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Normale qe do eliminoheshin kur ata kane zenka te medhaja me nj-tj prej nje viti dhe skandalet qe ndodhen ne ekipin e frances (Les blues) kane ndikuar shume sepse francezet nuk i perkrahen shume .... Plus qe gabimi me i madh qe bene ishte lenia e Domenekut trajnerit kur ai ka deshtuar shume here nje trajner koti
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Pse Franca ishte ajo? :lexim:Ishte ekip multikulturor nje lloj simbioze e lloj - lloj mileti :ciaoo:se nuk ishte kombetare ajo :lexim:
 
Titulli: Franca eliminohet kokulur

Pse Franca ishte ajo? :lexim:Ishte ekip multikulturor nje lloj simbioze e lloj - lloj mileti :ciaoo:se nuk ishte kombetare ajo :lexim:

E vertet dhe bashkohem me ty sepse vetem nje francez ka ngelur ne ate ekip Riberi te tjeret jane origjine afrikane dhe arabe por franca tani keshtu eshte bere shume popullsi e huaj dhe shume shpejt statistikat tregojne qe 50% e popullsise franceze do jete me origjine te huaj sepse shtimin e popullsise po e bejne emigrantet e ardhur ne france qe prej shume e shume vitesh e shekujsh ndersa francezet si popull po ulen nuk ka me shtim :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back