Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

ida angel

:)
V.I.P
Osama bin Laden i kaloi vitet e fundit në fshehtësi në qytetin Abotabad në Pakistan, 60 milje nga Islamabadi. Ai jetonte në një kompleks pa asnjë lidhje elektronike me pjesën tjetër të botës.
BIN%20LADEN%20osama.jpg

Banorët e qytetit, shumica e tyre oficerë në pension, duket se nuk dinin asgjë se kush jetonte në kompleksin e gjerë, përveçse cilido që jetonte, donte privatësi.
Dy ditë pasi sulmi i forcave speciale amerikane e zbuloi identitetin e fqinjit të tyre, shumica thonë se ende nuk mund të besojnë.
Fusha ku fëmijët mblidheshin të luajnë futboll ishte fare pranë shtëpisë së rrethuar me mure të larta e të trasha, mbi të cilat ndodheshin telat me gjemba.
Si u zbulua dhe u vra bin Ladeni?
Një ditë, dikush e humbi kontrollin ndaj topit dhe e hodhi në oborrin e shtëpisë. Menjëherë, nga ana tjetër e murit u dëgjua një zë burri, i cili u foli fëmijëve. Ai u tha se nuk mund t’ua kthente topin. Në vend të tij, u ofroi 50 rupi. Topi vlente vetëm 20 rupi, ndërsa ai u ofroi më shumë se dyfishin që ta harrojnë dhe të largohen. Fëmijët i morën paratë.
Kjo anekdotë është vetëm njëra nga ato që fliten në lagjen e Abotabadit ku fshihej Osama bin Ladeni, fare pranë pakistanezëve të zakonshëm që nuk e njihnin dhe nuk i njihte.
Fshehtësia ekstreme e mbulonte qëndrimin e bin Ladenit në qytetin, i cili njihet për numrin e madh të oficerëve të pensionuar dhe mjedisin paqësor.
Dy ditë pas vdekjes së tij, shumë banorë ende thonë se nuk mund të besojnë se njeriu të cilin Shtetet e Bashkuara po e ndiqnin pothuaj për një dekadë, ishte fqinji i tyre.
Disa ende nuk po e marrin veten nga shoku që përjetuan si dëshmitarë të vërsuljes amerikane në mesnatën e qetë të 2 majit, me eksploziv dhe të shtëna armësh.
“Ne ende nuk mund të besojmë se Osama jetonte këtu. Ne mendonim se jetonte në male. Atë natë, helikopterët po luhateshin dhe ne menduam se kanë ndonjë problem me helikat. Por, në 1:30 pati një shpërthim dhe toka u dridh. Kjo na shqetësoi, sepse kurrë nuk kishim parë një incident të tillë në Abotabad. E ndezem televizorin dhe kuptuam për bin Ladenin, por ende nuk mund të besojmë”, thotë një vajzë pashtune.
“Quhem Bilal. Kishte tre shpërthime të vogla në mesnatë. Ato u ndoqën nga një shpërthim i madh në orën 1 të mëngjesit, i cili i drodhi xhamat e dritareve të shtëpisë sonë. Nuk mund të besoj se Osama jetonte aty, kryesisht për shkak të fshehtësisë së madhe. E dini, Abotabadi është qyteti më i sigurt në Pakistan”, thotë ky banor.
Zubair Kan thotë se të gjitha dritat ishin të fikura në Akademinë Ushtarake në afërsi. “Rreth tre helikopterë mbërritën rreth mesnatës. Ata fluturuan në vend për rreth 30 minuta. Kishte dy shpërthime të vogla. Në Akademinë Ushtarake të Pakistanit ishte errësirë e plotë”, thotë Kan.
Në afërsi të vilës ku jetonte Osama...
Duke raportuar nga Abotabadi, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Fajad Ali Shah, thotë se qyteti është seli e shkollave më të mira ushtarake. Qyteti po ashtu është bazë e Regjimentit të Baluçistanit dhe vend ku stërviteshin kadetët e rinj.
Në kompleksin ku jetonte Osama bin Ladeni mbretëronte disiplina. Ishte fshehtësia ajo që e mbajti atë jashtë syve të banorëve të Abotabadit.
“E gjithë zona është mbyllur nga ushtria dhe madje as ne banorët nuk mund të afrohemi. Nuk mund të shkojmë t’i blejmë gjërat e përditshme. Kurrë nuk e kam parë shtëpinë nga brenda, por vetëm nga jashtë. Ajo ka mure deri në 5 metra të larta dhe një metër të trasha. Mbi muret ka tela me gjemba dhe askush nuk lejohej aty”, thotë ky banor.
Në mesin e ish-fqinjëve të bin Ladenit shihet befasia, por edhe shoku. “Njerëzit e Abotabadit e shohin incidentin si vdekje të një myslimani. Dhe, myslimani asnjëherë nuk e feston vdekjen e një myslimani tjetër. Ai pikëllohet. Ne nuk dimë gjë për kauzën e tij. Sidoqoftë, ai ishte mysliman dhe gjëja e mirë ishte se nuk e rroi mjekrën që të fshehë identitetin e tij”, thotë ky banor i Abotabadit

lajmifundit
 
Last edited by a moderator:
Pe: Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

Sipas ketyre dmth paska vdekur me te vertet bin laden
 
Pe: Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

Kaq shume sa u perfol per vdekjen e tij ,here gjalle here vdekur ...na ben me fiksime :D Kesaj here mendoj se eshte e vertet :)
 
Pe: Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

Epo cpret te thon e dinim por sdonim te tregonim :p kot kto :P
 
Titulli: Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

ndonjehere mendoj se ai ka vdekur vite me pare, bho
 
Pe: Fqinjët: Nuk na besohet se pranë nesh jetonte Osama Bin Laden

Njeri me i "kerkuari" ne bote , te jetoj ne nje qytet te mbi populluar ne nje vill 1 milion dollarshe dhe te mos gjindet eshte diqka e pa kapshme pra genjeshter me dhe pa kryp :p .
 
Back
Top