Një fotografi e rrallë e Nënës Terezë në moshë të re është publikuar sot. Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.
Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamirësisë qe i shërbejnë tërësisht te varfërve.
Shqiptarja trup vogël ishte kthyer në një legjende te gjallë. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë ne 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmije jetimë. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë.
B.shekulli