Fotografoi gjinjtë e 300 femrave për bamirësi .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Një artiste nga Shropshire i Anglisë, ka bindur më shumë se 300 femra të moshës 19 deri 82 vjet, që të lejojnë fotografimin e gjinjve të tyre për një fotografi të madhe të kombinuar.
Projekti bamirës ‘topless’ që ishte ideja e studentes Sam Pooley nga Shrewsbury, përfundoi me fotografimin e femrave nga e gjithë Anglia.

Imazhet janë shfaqur në mënyrë të edituar në një fotografi të madhe të kombinuar, ndërsa 25 për qind e shumës së mbledhur shkon për bamirësi për organizatën për hulumtimin e kancerit të gjirit, Coppafeel.

“Femrat në këtë fotografi janë nga të gjitha moshat, nga një femër në top formë e deri te një gjyshe. Vet fotografia flet për shumë storie të femrave, për vështirësitë e tyre. Kam fotografuar edhe një infermiere, e cila ka ushqyer mbi 50 fëmijë me gjinj të saj”, ka theksuar zonjusha Pooley.

Ajo shtoi se edhe nëna e saj mori pjesë në këtë projekt bamirës. /Telegrafi/

f.0615002309683_m.jpg
 
Titulli: Fotografoi gjinjtë e 300 femrave për bamirësi .

Hmmm tani te ishte bamirsi, pse s'vajti e tere shume e mbledhur?

ndërsa 25 për qind e shumës së mbledhur shkon për bamirësi

Gjithsesi, si ide eshte e mire, trupi i femres mund te kthehet ne art:)
 
Titulli: Fotografoi gjinjtë e 300 femrave për bamirësi .

Hmmm tani te ishte bamirsi, pse s'vajti e tere shume e mbledhur?



Gjithsesi, si ide eshte e mire, trupi i femres mund te kthehet ne art:)

Art e qa arti gjith kodra e kodrina :P
 
Titulli: Fotografoi gjinjtë e 300 femrave për bamirësi .

Jam dakord me Zinen, ca bamiresie quhet kur me e shumta e lekeve i mbajn per veten?
Dhe vetem 25% japin..

O jepi te gjitha ose fare! Apo sa per te them qe dhane ca..me shume per reklam qe ja
e bejm per bamiresi dhe njerezit bien pre dhe japin leke!
 
Titulli: Fotografoi gjinjtë e 300 femrave për bamirësi .

Art e qa arti gjith kodra e kodrina :P

Dardhë, pjeshkë, rrush e kumbulla lol :P

Urime për bamirësitë nu.do :P ishalla sa më shumë në të ardhmen ..
 
Back
Top