

Burimet thonë se bëhet fjalë për modelin limuzinë, i cili do ta ketë emrin Bordeaux. Po ashtu aty është edhe motori i fuqishëm që zhvillon 1001 KF nga modeli Veyron.
Këtë vit Bugatti festoi 100 vjetorin e ekzistimit, ndërsa panairi i Frankfurtit do t’u shërbejë si skenë për paraqitjen e atraksionit kryesor të ‘ditëlindjes’- modelin e ri.
Edhe pse nuk dihen detajet e motorizimit dhe elementeve shtesë që do të përmbajë modeli i ri, tashmë janë siguruar disa fotografi se si do të duket modeli i ri i Bugattit.
*telegrafi*