Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

LeVoyageur

Once upon a time...
SHBA, 7 Tetor NOA - Tre ylber në një të vetëm.
Dokumentimi i këtij vizioni spektakolar, deri më tani e konsideruar si një legjendë nga "gjuetarët e ylberit, ka ardhur nga një studim i Raymond Lee.
Meteorologu i U.S. Naval Academy, e ka publikuar studimin e tij në revistën amerikane Applied Optics.
Kanë qenë shumë të pakët personat që kanë pasur mundësinë të shihnin në qiell tre harqet e plota të ylberit në një moment unik, aq të rrallë, që me sa bëhet e ditur, thuhet se janë krijuar vetëm pesë në 250 vitet e fundit.
Në krijimin e tyre ndihmojnë retë tepër të errta dhe shiu i rëndë.
ylber-noa.jpg
 
Pe: Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

Për dy ylbera edhe vetë i kam fotografuar, por tre ende s'i kam parë!
 
Pe: Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

Fantastike..
 
Re: Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

Magjepese,,,,,,
 
Pe: Fotografia e parë e një ylberi të trefishtë

Me thene te drejten mua me duket normal si cdo ylber qe kame pare pasi jane martuar gabelet :P LOL (dmth pasi ka pasur shi e diell :P)
 
Back
Top