Foto 'topless' në timon, përplas makinën e policisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Foto 'topless' në timon, përplas makinën e policisë

1477677131foto.jpg


Për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit është folur shumë, pasi është një shkaktar për aksidente rrugore, por kur drejtuesi i automjetit tenton të realizojë edhe foto, atëherë aksidenti është shumë i mundshëm.

Një 19 vjeçare është bërë autore e një aksidenti në Teksas duke u përplasur me një automjet police, ndërsa ishte duke realizuar një selfie topless.

Miranda Rader është ndaluar menjëherë nga policia, ku më pas ka bërë të ditur se do të realizonte një foto për t’ia dërguar të dashurit në Snapchat.

Fatmirësisht në këtë rast aksidenti ishte pa pasoja dhe me siguri kjo e re në SHBA zor se do ta prek me dorë më telefonin teksa është duke drejtuar automjetin.

/ Top Channel

1477677270_foto3.jpg
 
Titulli: Foto 'topless' në timon, përplas makinën e policisë

Bjonde Hesapi lol (pa dashur tfyej bjondet) jo nga ngjyra flokeve por nga mendja.
 
Back
Top