Foto-simbole misterjoze.

Titulli: Foto-simbole misterjoze.

A thua jan art se i ka ber dora e njeriut keta gur keshtu ne ket forum brilante :girlshok:apo nje nder mrekullit e Allahut dhe kjo!
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Misteri Shqiperi. 9 minuta ndricim nga Frimasoni Maksim Zotaj


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Emisioni komplet
[video=youtube;ByXzD-tee30]https://www.youtube.com/watch?v=ByXzD-tee30[/video]
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

"Krijimi i Adamit" eshte nje afresk i Michelangelo Buonarroti (280 x 570 cm. Cappella Sistina, Musei Vaticani, Città del Vaticano)

Grupi i engjejve rreth figures se Zotit krijon nje forme shume te ngjashem me shembelltyren e nje seksioni forme shigjete te trurit.

artikull
Il Dio-Cervello di Michelangelo. Di Guido Mangano, Ernesto de Bernardis e Giovanni Scapagnini

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Foto-simbole misterjoze.

Leonardo da Vinci Last Supper
(Christ as pyramid, his eye top center, and squaring the circle)

Shiko fotografinë 1832183
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Keta ne foto nuk jane tjeter perveçse Elohim, ndonse te ndryshem ne kulturat e tyre, dhe nga cepe te ndryshme te globit, kane dicka qe i bashkon. Dhe jo pak!
Vini re mire..:)

C'thote Bibla per boten antike, per Elohim-et?
Plasmet 82:1-8


1-Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

2-Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

3-Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.

4-اlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

5-Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

6-Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

7-Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

8-اohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.


Nga u zhduken Elohim pas keti gjykimi global?? Ata, Elohim nuk ishin njerez toksore, dhe komunikonin mes tyre ne menyre perfekte..:)

Shiko fotografinë 1834098

Shiko fotografinë 1834099


.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Mos dysho por beso cfare sheh me sy. Ne te gjitha kulturat perdorej pema e shenjet. Po cfare eshte pema e shenjte??.:)

Shiko fotografinë 1834100
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Për herë të parë, simbolet përmenden në Greqinë e lashtë. Të ashtuquajturit “Simbolon” përfaqësonin një shenjë të fshehtë identifikimi. Persona të lidhur në miqësi të ngushtë mes tyre, në momentin e ndarjes mes tyre thyenin një pllakë argjile me mbishkrim. Më pas, secili prej tyre merrte me vete një copë të pllakës. Ndoshta fati do t’i bënte që të takoheshin sërish. Po përse ato copëza pllake të thyer kishin aq shumë vlerë? Sepse, nëse një ditë në portën e dikujt do të shfaqej një i huaj, ato fragmente të pllakës do ta identifikonin si një person-mik. Në greqisht, simbalein do të thotë që të ribashkosh.

Kështu, nëse fragmenti i pllakës që sillte i huaji do të përputhej plotësisht me copëzat e njeriut në derën e të cilit kish trokitur, atëherë kjo do të thoshte se i sapoardhuri ishte plotësisht i besueshëm sepse ishte i dërguar nga miq të përbashkët. Në fund të fundit, simboli është diçka që mban të bashkuar njerëzit. Dhe duke shkuar më tej, një simbol i vetëm mund të jetë i shoqërueshëm me një ideologji të tërë.

Shiko fotografinë 1834547

Për shembull, kryqi, si simbol i krishtërimit. Kryqi është një simbol, i cili u kujton të gjithë atyre që janë rritur në perëndimin e krishterë një histori të veçantë, e cila ka rrënjë të thella në kulturën tonë. Pas vdekjes së Krishtit, ndjekësit e tij të persekutuar duhej të fshiheshin. Shenja e kryqit do t’i kishte tradhtuar. Për këtë arsye, për të komunikuar me njëri-tjetrin, të gjithëve iu desh që të përdornin simbole të tjerë.


Shiko fotografinë 1834548

Peshku përfaqëson një kod të fshehtë linguistik. Fjala greke për peshk është ICHTHYS, fjalët e të cilës po në greqisht janë inicialet e JEZU KRISHTI BIRI I ZOTIT SHPETIMTAR (IESOUS CHRISTOS THEOU HYIOS SOTER).

Por ishin misionarët kristianë që do t’i jepnin kryqit një domethënie krejtësisht të re. Kryqi nuk do të ishte më një simbol për të cilin duhej të të vinte turp. Ishte mjeti me anë të të cilit Jezusi, duke vdekur, kishte shpëtuar njerëzimin nga të gjitha mëkatet e tij, për t’u ringjallur më pas dhe për të triumfuar edhe mbi vdekjen. Në këtë mënyrë, kryqi u shndërrua në simbol të pavdekësisë, ndoshta simboli më i fuqishëm në botë. Por një shenjë kaq pozitive, për të qenë vërtetë efikase duhet që t’i kundërvihet një antagonisteje. Kështu që, duhej një simbol i kundërt.

Gjatë Mesjetës, zemërimi i baballarëve të kishës për mëkatet e të pafeve arriti kulmin. Shumë njerëz, nën ndikimin e së keqes, dukej se kishin braktisur dhe kishin devijuar nga rruga e shpëtimit. Po si mund të rivendosej sërish njerëzimi në rrugën e duhur? Kjo mund të bëhej vetëm duke e përshkruar dhe lyer djallin me tonet më të frikshme të mundshme. Kisha i “dhuroi” kështu Luciferit, princit të ferrit, një imazh të ri. Etërit e kishës katolike vendosën që simbolin ta kërkojnë dhe ta gjejnë në mitologjinë greke. Pan, perëndia greke e barinjve dhe tufave të bagëtive, me brirët e tij të tmerrshëm u shndërrua në princin e ferrit aq shumë i njohur për të gjithë ne.

Në luftën ndërmjet djallit dhe purgatorit, të krishterët ishin në kërkim të simboleve të fuqishëm që do t’i mbronin nga e keqja. Në atë kohë, një simbol veçanërisht i fuqishëm ishte pesëcepëshi. Thuhet se origjinën e kishte në përfaqësimin e një ylli, simbol i fuqishëm i elfëve, zotërit e muzgut. Ndërsa kisha i lidh pesë cepat e yllit me pesë stigmatat e Krishtit. Gjatë Mesjetës mendohej se ky simbol ofronte mbrojtje nga demonët. Dhe për këtë arsye, njerëzit e vizatonin në vendbanimet e tyre për të mbajtur larg të keqen.

Disa shekuj më vonë, ky simbol që përdorej kundër të keqes do të shndërrohej në një simbol të së keqes.

Shiko fotografinë 1834549

Në fundin e shekullit XIX, magjistari i famshëm francez Eliphas Levi dizenjoi një demon, të cilit i vuri emrin Baphomet, me kokën e një cjapi, me brirë dhe me një yll pesëcepësh në ballë. Levi vdiq në 31 mars të vitit 1875. Në po të njëjtin vit lindi okultisti Allister Crowley, i cili konsiderohej si rimishërimi i tij. Shumë prej lëvizjeve sataniste të kohëve të sotme e gjejnë frymëzimin pikërisht nga Crowley dhe ata kanë përshtatur si simbol të tyre djallin me kokë cjapi dhe të ndërfutur brenda një ylli pesëcepësh.

Në këtë mënyrë, një simbol i cili në Mesjetë përfaqësonte stigmatat e Krishtit dhe që ofronte mbrojtje nga demonët, sot përfaqëson djallin vetë dhe është shndërruar kështu në një simbol të së keqes.

Por nuk janë vetëm simbolet, por edhe disa numra të cilëve u vishen domethënie më të thella. Edhe për shkencëtarët numrat janë më shumë se sa thjeshtë mbledhje-zbritje. Po çfarë misteresh fshehin ata?

Sa herë që dikush përpiqet që të dekriptojë mesazhe të koduara, në numra dalin në sipërfaqe lidhje misterioze. A është kjo me të vërtetë thjeshtë një koincidencë?

Greqia e lashtë. 2000 vjet më parë. Matematicieni Pitagora mbledh rreth vetes një grup dishepujsh, që po vetë i ka përzgjedhur me shumë kujdes. Të gjithë këta ishin të detyruar që të ruanin një fshehtësi abolute në lidhje me mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Po si ka mundësi që kërkohej gjithë kjo fshehtësi? Pitagoristët e lidhnin çdo ngjarje të jetës reale me botën e numrave. Prej disa mijëvjeçarësh, edhe studiuesit hebrenj kërkojnë të nxjerrin mësimet e librit të tyre të shenjtë tek domethëniet më të thella të numrave dhe shifrave. Në botën greke dhe në atë hebraike nuk ekzistojnë simbole specifike për numrat por vetëm gërma, që me raste mund të shërbejnë edhe si numra. Në alfabetin hebre, nëntë gërmat e para përputhen për nëntë numrat e parë, nga 1 në 9. Ndërsa nëntë gërmat pasardhëse shërbejnë për numrat nga 10 në 90 dhe katër të fundit, nga 100 në 400. Fjalët kanë një domethënie precize ashtu si të gjitha fjalët, por ato kanë edhe një vlerë numerike sepse janë të përbëra nga një seri numrash. Kështu, gërmat e fjalës hebraike për Zot korrespondojnë me numrat 1 + 30 + 5 + 10 + 40 që po t’i mbledhësh bëjnë 86. Kështu, sipas mistikëve, çdo fjalë tjetër që si shumë formon këtë numër, do të ishte e barabartë me fjalën Zot.

Por edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuara numerikisht. Në apokalipsin e Gjonit thuhet: Kush ka qëllime të numërojë numrin e Bishës përderisa ai është numri i njeriut: Dhe numri është 666. Eshtë ky numri me të cilin Gjoni paralajmëron kundër djallit.

Shiko fotografinë 1834550

Prej gati dy mijë vitesh janë bërë përpjekje për të deshifruar këtë kod misterioz numerik. Numri 666 gjeneron emra të ndryshëm në bazë të çelësit numerik që lidh alfabetin. Sipas tipit të kodit, çdo gërmë e alfabetit i korrespondon një numri të caktuar. Për shembull, A = 1, B = 2 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme, dhe rezultati është mbresëlënës. Nëse A është 100, B është 101 e kështu me radhë, atëherë emri HITLER (107+108+119+111+104+117) na jep numrin… 666. Por teknikat e përdorura për deskriptimin e numrave dhe kodeve të biblës kanë zbuluar një gabim në përkthimin e versionit origjinal. Kështu që numri satanik nuk duhet të jetë 666, por 616. Në këtë rast, gjithçka do të duhej që të bëhej nga e para. [ heil hitler 88 = germa H eshte e '8 ne alfabetin gjerman: by Lauri]

Po çfarë na shtyn ne që të kërkojmë një domethënie të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për të vënë vetveten në provë? Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat dhe në të njëjtën kohë truri ynë është vazhdimisht në veprim për t’u dhënë një kuptim gjërave që na rrethojnë. Përse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike, por në të njëjtën kohë edhe na trembin? Ndoshta numrat na tërheqin më shumë për shkak të cilësive të tyre mistike, sepse praktikisht shumë persona thonë se nuk janë në gjendje që t’i kuptojnë. ثshtë e qartë se shumica kanë një raport më të mirë me fjalët, në fund të fundit janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë ato që janë të shkruara. Kur bëhet fjalë për numra dhe përllogaritje, po këta persona ndihen më pak rehat.

Kështu që ekziston një farë droje prej numrave, e cila është e lidhur me cilësitë e tyre mistike. 666 nuk është i vetmi numër të cilit i atribuohen cilësi mistike. ثshtë edhe numri i mistershëm 23. ثshtë numri i Illuminati-t. Cilët ishin këta? Në 1777, Adam Weishaupt, një profesor bavarez i së drejtës kanonike krijoi bashkë me disa studentë të tij urdhërin e fshehtë të Enlightenment, apo Illuminati. Por urdhëri do të ishte jetëshkurtër. Tetë vjet më vonë pati divergjenca të theksuara mendimesh ndërmjet Adam Weishaupt dhe njeriut të dytë më të fuqishëm të organizatës, baroni von Knigge. Në po atë vit, Princi Karl Theodor e shpërbëu shoqërinë e fshehtë dhe Weishaupt-it iu desh që të arratiset nga Bavaria. Në historinë e shkurtër dhe të fshehtë të Illuminati-t dimë vetëm që pjesëtarët i vinin vetvetes pseudonime sekretë. Por sa kohë që pati jetë, organizata nuk pati asnjëherë një lidhje me numrin 23.

Vetëm në vitin 1978, domethënë më shumë se 200 vite më vonë, shkrimtari Robert Wilson e lidhi urdhërin e fshehtë me disa ngjarje të pazakonta dhe me numrin 23 në librin e tij “Illuminatus”. اfarë e shtyu që ta bënte këtë gjë? Wilson e ndeshi numrin 23 në një kohë kur takoi shkrimtarin William Baros. Ky i fundit i tregoi për një kapiten me emrin Klark, i cili kishte kaluar 23 vite në det pa pësuar as edhe një incident. Pikërisht në ditën kur përgatitej të festonte vitin e 23-të, anija e tij krejt papritur u fundos. Të gjithë ata që ishin në bord gjetën vdekjen, përfshirë kapitenin. Në po atë natë kur kish marrë lajmin për fundin tragjik të anijes, Baros dëgjoi në radio për një aksident ajror. Avioni që ishte rrëzuar ishte fluturimi numër 23. Dhe jo vetëm kaq. Piloti i avionit kishte të njëjtin mbiemër dhe gradë me njeriun të cilit i ishte besuar anija e fundosur, kapiteni Klark. Që nga ajo ditë, Baros u magjeps pas incidenteve të çuditshme, të cilat të gjitha i lidhte numri 23. I gërmonte praktikisht kudo.

Wilsonit i la kaq shumë mbresa ky rrëfim, saqë ndërfuti në romanin e tij që ishte duke shkruajtur rrethana misterioze, të gjitha të lidhura me numrin 23. Teologjia e tij shumë popullore “Illuminatus”, i dha shoqërisë së fshehtë famën e rigjetur si dhe zgjoi kuriozitetin e lexuesit në numrin 23. Që nga ajo kohë, sidomos në Shtetet e Bashkuara, të apasionuarit pas teorive konspirative e kanë kthyer numrin 23 në flamurin e tyre, me rezultate me të vërtetë të pabesueshme.

Shembulli më mbresëlënës, por edhe më trazues është sulmi kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe dy kullave të saj binjake. Shuma e numrave që formojnë datën, 9/11/2001 është 23. Sipas teorive të shumta konspirative, një gjë e tillë tregon fuqinë e madhe të këtij numri. Për numerologët, një numër i plotë është numri 12, kaq janë shenjat e zodiakut, që janë apostujt e Jezusit. Janë të shumtë elementët që e bëjnë 12 një numër të plotë, ndërkohë që numri 12 në një kuptim shkon përtej, është një numër pa paqe, domethënë i mallkuar. Dhe sa për frikën që shkakton tek njerëzit e Premtja, dt. 13? ثshtë thjeshtë supersticion, apo është me të vërtetë një ditë e mallkuar?

Nju Jork. Shtator 1899. Harry Bliss, një agjent i bursës nuk e dinte që do të ishte njeriu i parë në histori që do të gjente vdekjen në një aksident automobilistik. Aksidenti i parë rrugor që mori një jetë njeriu nuk ndodhi në një ditë dosido. Ishte e premte, 13 shtator. Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit XIV, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti, i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Urdhërit të Templarëve u arrestuan. Templarët u burgosën të gjithë dhe u torturuan si kriminelë të rëndomtë. Evropa ishte e tronditur nga fati i këtyre kavalierëve, të cilët kishin ofruar mbrojtje dhe mbështetje në kryqëzatat në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë e errët e historisë së Evropës la një gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive. 13 konsiderohej tashmë një numër ogurzi.

Mistere të fshehura prapa shifrave

Supersticioni në lidhje me numrin 23 u përhap sidomos në vitin 1927 me rënien e bursës së Berlinit që i parapriu krizës së rëndë të Wall Street në 1929, më e famshme kjo dhe që zhyti në varfëri mijëra persona. Ajo e premte e 13 majit hyri në histori si e Premtja e Zezë.

Shiko fotografinë 1834551

Por ka edhe të tjera, sepse numri 13 vazhdoi të flasë për veten. Në vitin 1970, astronautët e Apollo XIII i shpëtuan për mrekulli vdekjes së sigurtë. Gjithçka dukej si normale në momentin e nisjes së anijes kozmike, pak pas orës dy të mesditës. Qendra e Kontrollit e Houstonit e kishte marrë kontrollin e misionit pikërisht në orën 13.13. Dy ditë më vonë shpërtheu njëra pjesë e modulit të shërbimit. Ishte data 13 prill. Edhe kjo ishte një koincidencë, apo realisht verifikohen vazhdimisht incidente të premten, në datë 13? Por, pasi një numër merr një valencë negative, duhet kohë që të largohet efekti emotiv.

Shembulli më maksimal i këtij fenomeni ofrohet prej suastikës, kryqit nazist. Në të gjithë botën ai është shndërruar në sinonim të frikës dhe terrorit. Megjithatë, ai u mor dhe u përdor nga nazistët që në fillim pikërisht për shkak të domethënies së tij si yll fatlum. Suastika, që në sanskrinisht do të thotë TE JESH I LUMTUR, është në prej simboleve më antikë të njerëzimit. Ai është shfaqur për herë të parë diku rreth 14 mijë vjet më parë. Në kulturën indiane, kryqi i thyer, me cepat të kthyer të gjithë majtas është simbol i jetës dhe i rilindjes. Po përse vallë simboli paqësor i Budës përfundoi në flamujt nazistë?

Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania ishte përfshirë nga një krizë shumë e rëndë. Të ndodhur nën morsën e varfërisë, shumë njerëz iu afruan studiove të artit ezoterik dhe të kulteve të fshehtë, në kërkim të rrënjëve të lashta indo-gjermanike. Për këtë arsye, ky simbol i lashtë i lumturisë kishte një tërheqje të fortë tek urdhërat e sapolindur teutonikë. Shoqëria e fshehtë Thule i kryente ritualët e saj të iniciimit nën shenjën e suastikës. Ata që pranoheshin rishtas, të lidhur dërgoheshin përpara Zotit të madh. Pasi hiqnin fashën prej syve, simboli i parë që u dilte përpara ishte ai i suastikës. Gjatë ceremonisë, ata betoheshin për besnikëri të përjetshme për urdhrin e fshehtë. Dhe betimi kurorëzohej kur Zoti i Madh dhe të gjithë dishepujt e tij bënin me duart e tyre shenjën e suastikës. Shumë prej pjesëtarëve të partisë naziste e kishin prejardhjen pikërisht nga ky urdhër.

Në vitin 1927, kur partia e sapokrijuar ishte në kërkim të një simboli, zgjedhja e tyre ishte suastika. Propozimi u bë nga një dentist, nga një farë Friedrich Kroen. Në projektimin e bërë prej tij, krahët e kryqit ishin të orientuar majtas ashtu sikurse në suastikën budiste.

Për një kryetar partie dhe një agjitator siç ishte Hitleri, ai simbol ishte shumë i lehtë. Ideologjia e tij antibolshevike dhe mbi të gjithë teoritë e tij mbi urrejtjen racore kishin nevojë për një simbol më agresiv. Në atë kohë, Hitleri ishte edhe përgjegjës i zyrës propagandistike të partisë. Kur gjatë njërës prej mbledhjeve u prezantua simboli, ai rrëmbeu mejëherë një laps dhe i bëri disa ndryshime të vegjël, por shumë domethënës. Së pari, i ndryshoi drejtimin krahëve të kryqit, duke i orientuar ata djathats dhe e rrotulloi të gjithë simbolin me 45 gradë, duke ia rritur kështu atij efektin e agresivitetit. Megjithatë, nazistët nuk ishin aspak origjinalë në zgjedhjen e simbolit të tyre. Në fakt, mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për të kuptuar se sa shumë popullaritet gëzonte në popuj të ndryshëm të botës si fatsjellës simboli i suastikës. Ishte i stampuar kudo, që nga fishat e polkerit në Amerikë deri tek kartolinat kristiane.

Një skuadër kanadeze Hockey e kishte madje edhe në fanelat e ndeshjeve. Por Hitleri e rikrijoi simbolin. Ato shfaqje të mëdha me goxha stil gjatë mbledhjeve të partisë, me fashat e dritës e kështu me radhë linin mbresa të jashtëzakonshme tek masat. Nuk ishte thjeshtë simboli, por mënyra me të cilën ai përdorej nga propaganda. Hitleri ndërtoi një koncept propagande autonom dhe efikas përreth një simboli. Suastika u riprodhua në miliona kopje, në stema, flamuj, shirita dhe mbi të gjitha në filmimet që kishin një impakt shumë të madh në popull.

Me të gjithë filmimet dhe seritë televizive, suastika u ndërfut me një forcë kaq të madhe si simbol i nazizmit, tek të gjithë brezat saqë nuk mundet askush as ta imagjinojë shkëputjen e këtij simboli nga ai kontekst.

Për dy mijë vite, simbolet kanë qenë të lidhur me emocionet. Simbolet, si gjuhë e shpirtit, fshehin edhe sot e kësaj dite kuptime të shumtë.
/t observer
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

A thua jan art se i ka ber dora e njeriut keta gur keshtu ne ket forum brilante :girlshok:apo nje nder mrekullit e Allahut dhe kjo!


Ai Allahu qe mendon ti nuk kishte lindur akoma ne kohen e punimit te ketyre gurve.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Misteri i cili ka qenë i fshehur gjithmonë eshte zbuluar tani, në kohën kur erdhi vetë Zoti kthehet në tokë për të treguar këto mistere.
Hallka e humbur që të gjitha qeniet njerëzore kurrë nuk e kanë zbuluar kuptimin e jetës, ajo që njeriu është në një numër! Numri i Perëndisë, 666, e cila është referuar edhe nga Gjoni në librin e Zbulesës ne Bibel, numri i njeriut, dhe në të nuk ka urtësi. Edhe në Librin e Mbretërve 10:14 është shkruar që mbreti Salomon i dha 666 talentet e vitit 'bizhuteri ari' e të ardhurave dhe bijtë e Adonikamit, që do të thotë "Perëndia me ne", kanë qenë 666 (Ezra 2:13).

Po pse keta njohuri mbahen edhe sot sekret per vetem nje grusht njerzish?


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

.. TE GJITHE HIQEN SIKUR DINE GJITHSHKA, PERVEC ATYRE QE DINE DISA TE VERTETA KU "LOPET" E GJITHDITURISE NUK GJEJNE DOT ASNJE FIJE BARI KULLOTE!!!
(Net IsVeizi)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Numri Tetë simbol i pafundësise. Inkurajon kërkimin dhe zbulimin e transcendencën.
Asgje nuk zhduket, vetem tranformohet.

ps. beni pak llogarite e meposhtme..;)

Shiko fotografinë 1834871
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

"George Washington as a Freemason"
Litografia 1860, mes skenave biblike. Ne krahun e majte, me zmadhim, duket nje shkalle qe i drejtohet nje objekti ndriques.

Shiko fotografinë 1840796

Shiko fotografinë 1840797

I riferohet versetit te Gjakobit ne Bibles 28:12 ?? "Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të"

Shiko fotografinë 1840798

ps. Mqs Perendia, engjejt nuk jane materje teologjikisht, cfare ju duhet shkalla per te hypur dhe zbritur kur jane te paisur krahe..:)
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

L'ANKH -Simboli çeles i jetes, i pavdekshmerise. Mund te konsiderohet edhe bashkimi mistik i Qiellit e Tokes. Kontakti mes thellesise yjnore e laiket,


Ketu mund te postoni gjera te kesaj natyre.

ky simbol ishte i ngkitur ne "shkopin" qe mbante "perandori" dhe ai qe kishte kete simbol ne possesso kishte t drejte vendosje per jete apo per vdekje...
ajo qe me ka shtyre gjithmone kireshtjen ka qene prania e shkopit abrahami ... perendorit egjitjane...ipeshket...zotrat e motologjise greke.. etj
....perse ky simbol.. do te thote drejtus... gjykues... apo "ligji dhe maliqi"?!
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Jo jane dy gjera te ndryshme, "shkopi" qe kane perdor te gjithe Profetet eshte nje instrument i shenjet i rizervuar per persona te veqante nga Zoti. Ata kryenin nje rol te rendesishem e mjaft potent ne rite magjike. Dhe gjindet edhe ne kohet me antike se tregimet biblike, si ne Egjypt, sumeret, babilonezet. Me teper i ngjane nje arme magjike dhe shkatrruese.

Ndersa Ankth, sipas vlerave numerike konsideroheshin si nivel inteligjence-njohurive qe nje Zot superjor i jepte ne disponim nje personazheve hyjnore me te ulte. Te thuash si nje celes njohurishe...
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

There's a fascinating book and a documentary which explains in detail that humanity has been influenced by Aliens in our primitive past and are responsible for our major achivements.
They call this theory the "Ancient Astronaut" Theory.
It's very interesting and they can't dispute it.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Shiko fotografinë 1413648 nga njeriu me mendje artificiale ,pretendohet te shkarkohet koshi me "mbeturina,mdotje te mendjes".kjo per te arritur ne njeriun me mendje universale,jo me egocentrike.

kjo pasi njeriu me mendje fotografon artificialisht ate tipologji kuadri qe i qaset me afer te vertetes duke rene pre e paragjykimeve ,i gjendur nen presionin e frikes,ankthit se eshte i vogel te kompozoje dhe permbledh shumesin e se vertetave.
ky fokus eshte i limituar derisa njeriu te gjeje metoden e ngjitjes se shkalleve qe shpien ne te madhen te vertete te dukurive,ngjarjeve dhe gjithckaje tjeter qe nje dite do te shpalose fletet e manualeve,kodeve dhe mbi te gjitha historikeve e simbiologjive qe na mbajne nen ankthin e misterit.
NDAJ NATYRSHEM LIND PYETJA :bravo: CILI ESHTE VALLE CELESI I SUKSESIT PER SECILIN MOMENT TE RENDESISHEM TE JETES?
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Perderisa nuk kuptojme ligjet, simbolet dhe domethenjen e tyre, mos prit te kuptosh rendesine e situantes se katastrofes.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Mos mendo qe do te dishe te verteten nepermjet shtypit te dites me nje cmim me pak cent. Te verteten do ta arrishe vetem kur te kuptosh domethenjen e simboleve. Te paket te kuptosh se kush jane ata qe vijne nga larg, nga thellesia e e zanafilles se njerzimit. Sepse keta simbole, jane pikerisht aq te vjetra.

Kesaj here i perket simbolit te Bufit.

Shiko fotografinë 1856413

Kete siper e njihni, besoj edhe kete poshte se per cilin vend behet fjale.. Washington DC:)
George Washington ishte themeluesi i shtetit amerikan, por edhe nje nga Ata me nje nivel te larte, bashke me te tjeret qe firmosen indipendencen USA.
Shikoni me kujdes projektin e ndertimit te ndertesave dhe te rrugeve c'forme japin..:)
Shiko fotografinë 1856414
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top