Foto-simbole misterjoze.

Lauri

Anunnak
L'ANKH -Simboli çeles i jetes, i pavdekshmerise. Mund te konsiderohet edhe bashkimi mistik i Qiellit e Tokes. Kontakti mes thellesise yjnore e laiket, simboli i Universit.

Shiko fotografinë 1784573


Ketu mund te postoni gjera te kesaj natyre.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Siti i Stohenenge eshte me antik se mendohej. Arrine 9500 vjet te shkuara ne periudhen Mesolitik. Kete e thote Josh Pollard, Universiteti Southampton.

Shiko fotografinë 1819161
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Kultuart antike kishin njohuri ne fushen e agrikultures, dije te dhuruara nga Zoti-et sipas besimit te at'hershem. Keta popuj antik, Sumeri dhe Egjyptianet sidomos, i kishin mjaft te zhvilluara keto njohuri ne fushen ibritizimit te bimeve. A nuk eshte e habitshme qe edhe sot jane jashtzakonisht efikase keto njohuri? Ne fakt, sot bejme buken dhe birren nga gruri njesoj si keta popuj 5000 vjet me pare. Perdorim te njejtet cereale te zhvilluar nga keta popuj..:)


Shiko fotografinë 1819163
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Ne thellesi te Kambogjes, larg mijra/km eshte nje kompleks kulturore i rradhe- Angkor. Eshte nje emer qe zgjon epoken e larget te Egjyptit. Ankh-hor do thote "Zoti Horus jeton". Realizimi i saje duket qe eshte nje recete e thelle e historise kozmologjike e spirituale ne planetin tone.
Mes Angkor dhe Egjyptit ka mjaft ngjashmeri arkeologjike e astronomike dhe pse Angkor eshte relativisht e re (vetem 1000 vjet).

Shiko fotografinë 1819164

Shiko fotografinë 1819165
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Krateri Chicxulub ne gadishullin Yucatan Meksike, supozohet qe eshte si pasoje e nje meteoridi 60 miljon vite te shkuara.

Shiko fotografinë 1819196
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Pema e jetes, ose Pema e shejt. Eshte nje motiv i perseritur ne disa teologji, mitologji e filozofi.


Shiko fotografinë 1819198
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Nga te gjitha anet e botes guret priteshin ne te njejtin sistem. Shpjegimi mund te jete qe ne te kaluaren ka qene nje civilizim.

Shiko fotografinë 1819200
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Nje piste avionesh ne Peru?? Per arkiologet mali i prere ne maje eshte i shejte. Mos valle kemi te bejme me Anunnaki civilizimi jashtetoksore i Zacheria Sitchin? Makina fluturuese qe ne disa shkrime tek Sumeret te perkthyer nga Zacheria shkojne deri nga koha e Adamit.
Shiko fotografinë 1819204
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

woww mbreselenese lauri.

p.s Te vjen keq te me pergjigjesh qfare je me profesion
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Të quajtur gurët lëvizës, ( ailing stones, sliding rocks ose moving rocks), është një fenomen gjeologjik misterioz që konsiston në lëvizjen e shkëmbinjve për distanca të gjata, pa ndërhyrjen e asnjë njeriu apo kafshe. Mbi mekanizmin që lejon të lëvizë këto gurë të mëdhenj janë bërë supozime të shumta, por ende nuk është kuptuar .
Shumë prej këtyre shkëmbinjve gjenden përçart në hipodrom Playa Death Valley( Lugina e Vdekjes në Kaliforni)
Gurët ndryshojnë në madhësi, nga disa gram deri në gjysmë ton, lëvizin në përgjithësi çdo 2/3 vjet dhe të vazhdojë të lëvizjen për 3/4 vjet, duke lënë prapa llogore të gërmuara në terren. Disa lëvizin drejtë dhe vetëm disa metra, ndërsa disa të tjerë me dhjetra metra, duke ecur në një vijë të drejtë, Zig-Zag ose në rrathë.
Një tjetër gjë e çuditshme: ndërkohë që duke filluar të lëvizin njëkohësisht, disa gurë mbeten prane për një kohë dhe pastaj papritmas nisin të ndryshojnë drejtimin, shtigjet e tyre ndërpriten dhe madje kemi edhe kthim prapa. Por kjo nuk është e gjitha; gurë me njëjtën formë dhe madhësi, në kushte të barabarta, mund të udhëtojnë në distanca të ndryshme, ndërsa disa do të rrotullohen në vend, të tjerët të shkojnë përpara

Shiko fotografinë 1819253

Shiko fotografinë 1819254

Shiko fotografinë 1819255

Shiko fotografinë 1819256

Shiko fotografinë 1819257
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s.
Ne Mirdite (AL)
Shiko fotografinë 1819265
Ne mirdite (AL)
Shiko fotografinë 1819266

Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës.
Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata.
Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.


Shiko fotografinë 1819267

Shiko fotografinë 1819268


Shiko fotografinë 1819269

Shiko fotografinë 1819270

Shiko fotografinë 1819271



Sferat ne Bosnje Kamene kugle ?irom Bosne i Hercegovine | kameleon
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Të quajtur gurët lëvizës, ( ailing stones, sliding rocks ose moving rocks), është një fenomen gjeologjik misterioz që konsiston në lëvizjen e shkëmbinjve për distanca të gjata, pa ndërhyrjen e asnjë njeriu apo kafshe. Mbi mekanizmin që lejon të lëvizë këto gurë të mëdhenj janë bërë supozime të shumta, por ende nuk është kuptuar .
Shumë prej këtyre shkëmbinjve gjenden përçart në hipodrom Playa Death Valley( Lugina e Vdekjes në Kaliforni)
Gurët ndryshojnë në madhësi, nga disa gram deri në gjysmë ton, lëvizin në përgjithësi çdo 2/3 vjet dhe të vazhdojë të lëvizjen për 3/4 vjet, duke lënë prapa llogore të gërmuara në terren. Disa lëvizin drejtë dhe vetëm disa metra, ndërsa disa të tjerë me dhjetra metra, duke ecur në një vijë të drejtë, Zig-Zag ose në rrathë.
Një tjetër gjë e çuditshme: ndërkohë që duke filluar të lëvizin njëkohësisht, disa gurë mbeten prane për një kohë dhe pastaj papritmas nisin të ndryshojnë drejtimin, shtigjet e tyre ndërpriten dhe madje kemi edhe kthim prapa. Por kjo nuk është e gjitha; gurë me njëjtën formë dhe madhësi, në kushte të barabarta, mund të udhëtojnë në distanca të ndryshme, ndërsa disa do të rrotullohen në vend, të tjerët të shkojnë përpara



Shiko fotografinë 1819272

Ja çfarë thuhet në këtë video mbi këtë dukuri:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Edhe ata qe kishin lindur nga bashkimi i bijeve te Zotit me femrat e Tokes ishin "gjigantet ne toke"(Genesi, 6,4). Ne Testamentin e vjeter te Bibles gjinden disa emra te ndryshem te gjiganteve si: Anakiti, Refei, Og, dhe "famozi" Golia 3.5m i larte, qe u mund nga Davide.
Ne Bibel lexohet: «Davide corse contro il filisteo... trasse fuori un ciottolo, lo frombolٍ, colpى Golia alla fronte ed egli cadde con la faccia a terra [...], Davide corse e si fermٍ sul filisteo, afferrٍ la spada di lui, la estrasse dal fodero e lo uccise troncandogli la testa» (Samuele 1, 17-51).

Studiuesja amerikane Adrienne Mayor qe ka nxjerre ne publik librin "Gjuetaret e pare te fosileve" (The first Fossil Hunters)
Ky studim mund të hedhë dritë edhe mbi mite të popujve të tjerë. Me origjinë paleontoligjike mund të jetë edhe legjenda mbi Balozin e Zi të Detit, pjesë e pasurisë sonë kombëtare. http://www.forumivirtual.com/historia-61/përbindëshat-e-homerit-ishin-kafshë-parahistorike-20032/


Shiko fotografinë 1819277

Homeri na tregon qe Odisea gjate rruges ne kthim nga Lufta e Trojes, humbi drejtimin ne dete dhe perfundoj ne token e ciklobeve. (ndoshta ne Sicili)
Shiko fotografinë 1819278

Opss.....Odisea me qeleshe dhe fustanelle..
Do thote qe Ai ishte Ilir-shqiptar;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

E verteta eshte dituri. Dituria nenshtron te paditurin, nqs do behemi te gjithe te ditur ke do nenshtrojme..:)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

C'eshte ky simbol?
Nen kete simbol u fshehen Apostujt e Jezusit, dhe me pas i gjithe krishterimi per 300 vjet me rradhe. Te krishteret denoheshin me vdekje ne menyre barabe me vrasje me gure, gjate 3 shekujve deri ne liberalizimin dhe legalizimin religjonit kristjan nga Imperatori Kosovar Kostandin(Nica) ne vitin 300 pas Krishtit. Kleri komunikonte nepermjet letrave dhe kodeve duke u mar vesh me njeri tjeterin nga nje cep te perandorise romake ne anen tjeter. Pa u takuar me njeri tjetrin shpernadnin Vangjelin (Vangjel do thote "Lajmi i mire = fjala e urete")per lutjet e besimtarve. Ne 3 shekuj, mes gjithe ketyre persekutimeve c'njerzore arriten te shumohen nga 12 Apostuj te emruar nga Krishti, ne 32 MILION besimtar te krishtere qe merrnin dokrtinen nepermjet keti simboli. Sot jane 1 mijard katolik tradicional, 3.3 mijard besimtare ne Krishtit 1/3 e globit.

Po cdo thote ky simbol?
Pas ndjekjeve te Apostujve dhe te krishterve te pare, qe vriteshin me teper se shpernguleshin me force nga vendet e tyre, te mbijetuarit iknin dhe shperndaheshin ne rajone te tjera. Dhe perdornin gjuhen greke per komunikim, jo ebrajken se ishin pikerisht ata qe i ndjeknin, dhe as gjuhen latine nga qe ishin nen sundimin romak. Pra greqishten e perdoren per tu fshehur.
Simboli ka formen dhe shkruhet brenda fjala PESHK ne greqishten e kohes, mister i verete. Kushdo qe e shikon dhe c'lexon ne te me sy te lire, nuk do thonte asgje me teper se c'shkruhet verete..:) forme peshku dhe shkruhet peshk.

Por nuk eshte krejt ashtu!! Ketu fshihet dicka hyjnore. Pikerisht Jezusi, shpetimtari, qe duke e pare kete simbol, i jepte nje buzeqeshje qe i mjaftonte nje besimtari te krishtere qe shpetimtari eshte gjalle...atje ku njeriu nuk jeton..:) Peshku ne uji, jeton me oksigjen..:) E njejta gje edhe me embrionin e fetrit te njeriut ka forme peshkut, i cili jeton dhe zhvillohet ne barkun e nenes qe jeton me oksigjenin e marre nga lengjet amniotiko ne miteren e nenes. A nuk eshte nje mister edhe kjo perputhje..:)
Germat e para perputhen ekzaksisht me nje formule-fraze te Krishit Jezus. "ησοῦς Χριστός Θεοῦ ιός Σωτήρ" qe do thote "Jesu Krishti Biri i Zotit Shpetimtar".
Ky simbol eshte perdorur deri ne shek e V, pastaj me perfundimin e persekutimeve masive te te krishterve dolen hapur me simbolin e Krishit ne Kryq, simbol i sakrifices per te tjeret.


Shiko fotografinë 1825476
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Diuscuri, simbole ilire dhe flamuri turk - lidhja e tyre historike
Pluhur dhe Pollux janë dy karaktere të mitologjinë e lashtë në kohët greke dhe romake, ata janë bijtë binjake të Zeusit dhe Leda, i njohur më mirë si Dioscuri, që nënkupton "bijtë e Zeusit", por edhe si Beavers.

Sipas historianëve të cilët ishin të gjithë të lindur në Spartë dhe të cilat besohej se ishin mbrojtësit e detarë: miti tregon se në fakt Poseidoni u dha atyre fuqinë për të dominuar erën përgjatë detit.

Historianët megjithatë nuk mund të na japin një përgjigje se pse ata e kanë të gjithë kokes atë të përdorur nga ilirët dhe shqiptarët përdorim sot dhe pse ata kanë të gjitha simbolet ilire.

Ne konstatojmë në fakt fjalë te tyre të ngjashme me gjuhën shqipe dhe hëna me diellin në qendër, simbol simbol illirico.Questo është para-islamike dhe pastaj u bë simbol i flamurit turk në 1453

Dioscuri hipur në Romë (Itali).
Statuja e Castor dhe Pollux në shfaqje në Nelson-Atkins Muzeun e Artit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Një fragment nga Encyclopedia Britannica:
fjalor i artit, shkencës, letërsisë dhe informacione të përgjithshme, Vëllimi 7-8, Issue 13
Nuk ka asgjë me turqishten tipike në kombinimin e gjysmëhënën dhe yllin që shfaqet në flamurin kombëtar turk, ky i fundit është treguar nga monedha dhe mbishkrimet e cila u ishte një simbol të lashtë ilire, dhe kjo është padyshim e zakonshme për urdhërat e kalorësisë dhe dekorime

ps. -Flamurin turqit-mongol e moren nga shqiptaret.
-Alabetin e gjuhes turke e beri N Frashri, po shqiptari i beri te flase ne letrare
- Shqiptaret i zgjeruan kufijne e preandorise osamen ne skajet e shkretetirave te Afrikes, Arabise, Malet e thepisura te Azise, te Ballkanin etj...!
- Kane te drjete kur thone turqit se shqiptaret jane vellezerit tane. Motivet qenka te tjera nga ata fetare..(..!)

Per me shume nje link
Diuscuri , i simboli illirici e la bandiera Turca - Il loro legame storico

Shiko fotografinë 1825477
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Masonëria e Lirë, e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj. organizata është bërë pjesë e akuzave të shkrimtarëve të ndryshëm se ajo ka si qëllim krijimin e Rendit të Ri Botëror. Për gjatë shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor të sajin, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.

Masonëria e Lirë është një vëllazëri (ndalohet hyrja e femrave, pasi sipas masonëve ato nuk mund të ruajnë sekretin) ndërkombëtare, origjina e të cilës vjen sipas disave nga shekujt 16-17 kurse disa të tjerë mendojnë se origjina e masonëve vjen nga vitet 3000, para Krishtit, në kohën e Mbretit Solomon. Vetë masonët deklarojnë se origjina e tyre vjen nga Tempulli i Solomonit, e më saktë nga dita e vrasjes së arkitektit të këtij tempulli, Hirami Abifit nga një grup prej 3 personash. Mesa duket Hirami, arkitekt me famë, kishte kirjuar një sistem të përçimit të dijes mbi këtë profesion duke krijuar 3 kategori :1)Fillestari, 2)Nxënësi artizan dhe 3)Mjeshtri i Madh. Një grup prej 15 nxënësish konspiruan për ta detyruar Hiramin tiu tregonte sekretin, por ndërsa 12 prej tyre e braktisën planin oguzi, 3 të tjerë e vazhduan atë. Hirami nuk ua tregoi sekretin dhe ata e vranë. Mason do të thotë ndërtues, dhe prandaj shumë studiues mendojnë se vëllazëria u krijua nga ndërtuesit mesjetarë me qëllim ruajtjen e zanatit të tyre. Kur organizata e u gjend në vështirësi aty nga shek.15, ndërtuesit pranuan të fusin në vëllazëri edhe njerëz që nuk kishin lidhje me këtë zanat, dhe prandaj vëllazëria filloi të njihej si Masonëri Spekulative. Masonëria e Lirë sot ekziston në disa forma në të gjithë botën, me një anëtarësi prej afro 6 milionë anëtarësh.
(W)
Per me gjere mund te ndiqni linkun e faqes tone..:)
http://www.forumivirtual.com/histor...tempullit-dhe-templaret-misteri-i-tyre-44335/

PAMJE E HYRJES SE TEMPULLIT MONUMENTIT MASON KUSHTUAR WASHINGTONIT,MARRE NGA SIPER NGA KATI 11...

Shiko fotografinë 1825479
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Në atë që së shpejti do të konsiderohet si Grail i Shenjtë te kërkimit jashtëtokësor, qeveria meksikane ka lëshuar dokumente të lashta që provojnë ekzistencën e ET-së.


| INTELLIHUB

Shiko fotografinë 1827798

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

me pelqeu shume dokumentari solsticeve dhe ekuinokseve te stineve dhe shpjegimi lindje perendim dielli.bukur dhe magjepsese zhvendosja e gureve,madje kam nje kujtim te vogel ne afersi te riminit bleva nje trendafil shkretetire.vetem se e kam copetuar ne copa te vogla nga zemerimi i mosgjetjes se punes se deshiruar.bhhhhhhh
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

me pelqeu shume dokumentari solsticeve dhe ekuinokseve te stineve dhe shpjegimi lindje perendim dielli.bukur dhe magjepsese zhvendosja e gureve,madje kam nje kujtim te vogel ne afersi te riminit bleva nje trendafil shkretetire.vetem se e kam copetuar ne copa te vogla nga zemerimi i mosgjetjes se punes se deshiruar.bhhhhhhh

Lovely, zemer te lutem as google translate nuk me ndihmon dot te perkthej ate cka shkrua!

Shkruaj shqip se vetem shqip spo me duket kjo cka lexoj tani :lex:
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Syri i Horus, ose syri i Ra, eshte nje nga simbolet me te famshme të Egjiptit te lashte.
Syri faraonit Horus, nuk eshte thjeshte nje prezantim i syrit vetem ne termin e shikimit. Siç tregohet edhe me poshte pas kesaj fshihet nje mesazhe diturije shume me i holle se sa duket dhe mund te mendohet. Ka mjaft kendeveshtrime, por ajo me misterjoze eshte qe syri, syri i "trete" i faraonit, eshte MENDJA e tij. Pra truri..:) Kontakte hyjnore mund te behen vetem nepermjet mendjes..
Si eshte e mundur qe disa mijra vite me pare njihej kaq mire dhe ne hollesi anatomia e trupit te njeriut???


Shiko fotografinë 1827811
 
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

FORMULA MAGJIKE

Kam në bibliotekën time disa libra për Kabalën.

Madje dhe një botim të shek. XVII-të, të botuar në latinisht me shkronja gotike në tipografinë hebraike të Amsterdamit.

Këtë libër ma ka dhënë miku im, koleksionisti nga Elbasani, V. K.

Dihet se në Elbasan ka qenë një sinagogë dhe një komunitet hebrenjsh që në mesjetë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore sinagoga u shkatërrua, librat e Sinagogës humbën, u dogjën ose u grabitën. Ksombla që kam unë tashmë në dorë është një botim i plotësuar i tekstit fillestar të Kabalës, që në origjinal është shkruar hebraisht që në shek. IV.

Shumica e faqeve janë komente inteligjente, hetime dhe pandehma profetike të rabinëve eruditë.

Gjithashtu e kam dhe librin e famshëm të historianit të madh të shek. XX-të, Gershom Shalom, mbi Kabalën si matricë mendore të njerëzimit, të vërtetat dhe spekulimet e furishme dhe të pandalshme ndaj saj.

Kur isha më i ri përvëlohesha në vetvete për të kuptuar pikërisht ato që ishin gjërat më të pakuptueshme të botës.

Sipas kabalistëve, të 24 gërmat e alfabetit hebraik janë të shenjta, kombinimi midis tyre, gjetja e një rendi të renditjeve të përputhura por jashtëzakonisht të rralla, bëjnë të mundur që të krijohen formula të tilla të plotfuqishme sa mund të krijohet edhe njeriu kabalistik, i quajtur Golem, i cili është krejt i ndryshëm nga ideja e klonimit e inxhinierëve revolucionarë të gjenetikës moderne të sotme

Kuptohet që thelbi i Kabalës është laboratori universal i shkronjave, për këtë arsye shkrimtarët janë jo aq kabalist ortodoks sesa heretik.

Të gjitha këto që thashë më sipër mund të mendohen me nge sidomos kur je në gjendje të plogët dhe të përfshin një skepticizëm për bëmat dhe marrëzitë njerëzore.

Shumica e njerëzve (e njerëzimit) prirjen intelektuale të kabalistëve e kanë tjetërsuar në formën e ethshme të lojërave të pokerit dhe të fatit, të fitimit të çmimeve për garat e kuajve dhe të automjeteve të sofistikuara.

Një ditë ndërsa rrija i vetmuar mes librave të mi e gjeta një vëllim të madh, botim shkencor akademik, ku ishin përkthyer në shqip dhe përfshirë relacionet e kishtarëve të lartë të Romës ku përshkruanin shtegtimet dhe aventurat e tyre për të njohur gjendjen dhe situatën reale të Shqipërisë në shek. XVII-të.

Në faqen 103 ishte dhe relacioni me numër 28, i shkruar nga nënprefekti i misioneve katolike në Shqipëri, i quajtur fra Kerubini.

Relacioni qe shkruar në italisht dhe mbante datën 27 mars 1638.

Relacioni i kalonte të 99 faqet. E rilexova gati mekanikisht.

Fra Kerubini kishte stil dhe nuk di pse më kujtonte një lloj reportazhi si ai që ka përdorur Herodoti kur përshkruan vizitën e tij në Egjipt.

Befas në faqen 90 lexova një fragment ku fra Kerubini përshkruan bestytnitë popullore të shqiptarëve të veriut, sidomos për vampirët. Shqiptarët besonin se të vdekurit që brenda varreve mund të ngriheshin natën në formën e vampirëve.

Kerubini i tmerruar thotë se për ta parandaluar këtë transformim të llahtarshëm, shqiptarët i hapnin varret ku dyshonin se të vdekurit mund të shndërroheshin në vampirë dhe i copëtonin me sëpata dhe thika trupat e të vdekurve gjysmë të kalbëzuar.

Kerubini nuk arrinte dot ta kuptonte këtë marrëzi.

Pothuaj të gjithë shqiptarët ishin analfabetë dhe me një varfëri të skajshme. Në një fshat (Kerubini nuk e thotë emrin e fshatit) befas njoh me një rit të çuditshëm që përdorej nga populli.

Njerëzit gatuanin disa bukë katrore prej meli dhe mbi to shkruanin fjalët Satan arepo tenet opera natas, secilën fjalë e kornizonin pastaj në bukë të tjera të njëjtat fjalë renditeshin në një mënyrë tjetër, ndryshohej rendi i fjalëve, duke bërë që mbi bukët të mbeteshin jo një por disa formula.

Fra Kerubini, i mahnitur deri në lebetitje, shkruan se riti i këtyre fjalëve për shqiptarët kishte një fuqi magjike për t’i shpëtuar nga sëmundjet e rënda vdekjeprurëse dhe mund të shëronin dhe të sëmurin më të pashpresë.

Kurse për kafshimin nga qentë e tërbuar shqiptarët zgjidhnin disa lloj mizash, të cilave ua prisnin kokat me anë të një monedhe të vogël argjendi me fytyrën e Shën Gjergjit, prej tyre bënin një lloj pijeje që ua jepnin të kafshuarve për t’i shpëtuar prej tërbimit.

Duke e rilexuar këtë fragment të mësipërm mbas kaq kohësh, u rigjallërova me një vrull të qenies.

Jo më kot kisha lexuar gjithë ato libra.

Jo më kot kisha humbur vite të tëra për të lexuar dhe shkrimet më të pabesueshme

Jo më kot isha vërtitur dhe kisha përplasur kokën mbas shumë lloj enigmash, shumica e të cilave nuk mbartin asnjë lloj shenjë jete.

Por ama diçka dija, sidomos nga libri i Gershom Shalomit për katër fjalët enigmatike, që fra Kerubini i kishte gjetur në një pikë të thellë dhe absolutisht të vetmuar të maleve shqiptare, aq më tepër në një vend ku banorët nuk dinin as shkrim dhe as këndim.

Të katërta fjalët ishin të njohura në mesjetën evropiane në rrethet e kabalistëve.

Ato formonin të ashtuquajturin “katror magjik”, që bashkon anagramën dhe palidromin si më poshtë:

Shiko fotografinë 1828233


Ja disa sqarime për tabelën e mësipërme: Fshatari (ai që mbjell) Arepo (emër njeriu) drejton me dorën e tij (me punë) plugun (rotas).

Përkthimi fetar është: Zoti (Sator) zotëron (tenet) krijimin (rotas), punët e njerëzve (opera) dhe prodhimet e tokës (arepo do të thotë plug).

Fjalët mund të lexohen në fillim në drejtim horizontal dhe vertikal në katër mënyra. Prej këtyre pak germave ndërtohen 13 fjali anagramatike (në latinisht).

Me anën e bashkimit të dy fjalëve “tenet” në mes, formohet një kryq.

Me anën e një lëvizjeje shahu (lëvizja e kalit) formohen fjalët “Pater noster” dhe AO, që përfaqësojnë monogramin e Krishtit etj, etj., dhe duke shtuar Alfa dhe Omega (në germa latine), përftojmë:

Shiko fotografinë 1828234

Duke e riparë me vëmendje gjithçka sidomos komentimin e këtij “katrori magjik”, gjë që përbën një shëmbëlltyrë klasike në të gjitha librat që janë marrë me shpjegimin e katër fjalëve me mundësi renditjeje të ndryshme, qoftë në boshtin vertikal, ashtu dhe në boshtin horizontal, ku spikat ideja e krishterë se në fund të fundit të gjitha germat mund të japin dy herë A PATER NOSTERO (për Zotin tonë), vura re se kishte një shmangie.

Në rastin e dëshmisë së fra Kerubinit për ritin tek shqiptarët e paditur në vend të fjalës SATOR ishte fjala SATAN, rrjedhimisht e njëjta fjalë mbrapsht jepte NATAS.

Pra kjo e prishte rregullin e “katrorit magjik”.

Fjala SATAN lidhet me Djallin. Pse ky variant ndryshe?

E vrava mendjen por u ngatërrova më keq dhe misteri në vend që të zhbëhej bëhej më i mbyllur në vetvete.

Dija se edhe Dante Aligeri në këngën e 7-t te Ferrit përmendte në një varg të tij fjalët kabalistike “PAPE SATAN ALEPPE”.

Tërë dantologët e fandaksur të botës nuk i kanë shpjeguar dot këto fjalë.

Ndonjëri është mbërthyer mbas pandehmës se ndoshta këto janë fjalë të gjuhës të kohës së Nembrotit, që i dinin të gjithë njerëzit që donin të ndërtonin Kullën e Babilonisë, si sfidë dhe rebelim ndaj Zotit, por Zoti dihet, e prishi gjuhën unike të zanafillës dhe u dha atyre 72 gjuhë njëherësh, në mënyrë që të mos merreshin vesh dhe kështu ndërtimi i makabshëm u la përgjysmë deri në ditët e sotme.

Duke iu rikthyer përsëri e përsëri fragmentit të padyshimtë të fra Kerubinit unë nuk kisha asnjë fuqi të mos besoja se ai kishte treguar një ngjarje të vërtetë dhe një rit real.

Por shumë pikëpyetje më sfilitnin.

Si ka mundësi që shqiptarët ta përdornin ritin e katër fjalëve, të cilat ata dhe nuk i njihnin?

Mos vallë ndonjë rabin ose një grup hebrenjsh, për shkak të persekutimit nga kishat dhe mbretërit e Europës, për të shpëtuar jetën e tyre, kishin mbërritur në malet e mbyllura të Shqipërisë?

Dihet se mbreti i Spanjës, Filipi II, i mbiquajtur Katoliku, i përndoqi dhe i përzuri hebrenjtë nga Spanja dhe ata me shumicë erdhën në kufijtë e perandorisë otomane, përveç të tjerave edhe në brigjet e Vlorës, të Beratit dhe të Elbasanit.

Për këtë gjë flasin disa kronika krejtësisht të besueshme.

Por, është krejt e pakuptueshme që formulat kabalistike të përdoreshin tek malësorët veriorë shqiptarë, shumica e të cilëve vdisnin pa e parë kurrë detin me sy.

Mos vallë të ardhurit, për të shpëtuar nga vdekja, gëzuan mikpritjen e malësorëve dhe u mësuan atyre në mënyrë mekanike të shkruanin mbi bukët prej meli fjalët e pashpjegueshme?

Kush e di tamam të vërtetën?

Jam rrekur për një kohë të gjatë për të shkruar një subjekt për gjithçka që kam thënë më sipër.

I tërë arsyetimi im rrotullohet rreth dëshmisë së fra Kerubinit dhe të njohjes dhe ndikimit në kulturën evropiane të të ashtuquajturit “katrori magjik”.

Katër fjalë në latinisht të përdorura si yshtje dhe mbrojtje ndaj sëmundjeve dhe vdekjes.

Gjithmonë shqiptarët kanë mbijetuar në skajin e ekzistencës.

Ata kanë njohur simbole pagane, kanë besuar në shpirtëzimin e natyrës, ujërave, Diellit, Hënës, në misterin druik të lisave të shenjtë, nën ndikimin e “syrit të keq” etj. Por duket pak e pazakontë që disa shqiptarë në shek. XVII-të.

Larg të gjitha mrekullive të qytetërimit, të arrinin të besonin në bërjen e disa vijave grafike që përfaqësonin germa dhe fjalë, madje të një gjuhe që nuk ishte e tyrja.

Ndoshta për këta shqiptarë këto simbole alfabetike kishin një fuqi ndjellëse dhe shëruese, jo aq për trupat e tyre përherë të kërcënuar, por për shpirtrat e tyre. Ja një pikë ku mund të kapesh dhe të ngrihesh nga çdo lloj rrëzimi logjik.

Ndoshta forma e gërmave mbushet përherë me fuqi kozmike për të gjetur një argumentim të mbramë.

Thuhet se rrëfimi policesk, i ashtuquajtur thriller, ka lindur nga pamundësia e njerëzve për të gjetur të vërtetën.

Në rastin për të cilat, jo pa ngurrim, plot dyshime, unë i kam hedhur këto rahdë të shkruara në letër, koncepti i thrillerit bëhet pashmangshmërisht akoma më i ndërlikuar.

Gjithsesi, fuqia sakrale e fjalëve ka ekzistuar. Kjo s’do të thotë që nuk do të ekzistojë edhe në të ardhmen.

Ndoshta në fjalën SATAN kemi një blasfemi të mllefëshme dhe të pafund. Një herezi si ato që janë gjithmonë kundërshtuese, me një fjalë aktin kryengritës të kryeëngjëllit dikur shumë të dashur për Zotin, të quajtur Luciferr, por që Zoti e dënoi pa mëshirë për shkak të dyshimeve që e cuan në mosbindje. John Milton në “Parajsën e Humbur”, e poetizon Luciferrin dhe në vend të mallkimit i ofron një lavdi prometeike.

Kështu kuptimet përzihen, përplasen, tjetërsohen, për të krijuar një ekstazë intelektuale që e dallon njeriun nga të gjitha qeniet e frymëta ose të pafrymëta.

اdo lojë intelektuale nuk është e padobishme, qoftë dhe atëherë kur duket sikur nuk ka asnjë kuptim.
/MOIKOM ZEQO

ps. Eshte mjaft interesante qe ne kete kuadrat magjik, ku germa T (simbol i kryqit), gjindet gjithmone ne mes te germave A O , qe eshte Alfa & Omaga, germat e Jezu Krishtit. (Fillimi & Fundi)
Dhe, ne mes germa N, si qender e fjales Pater N ostero (Ati-Yne)

Shiko fotografinë 1828235
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Foto-simbole misterjoze.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s.
Ne Mirdite (AL)
Shiko fotografinë 1828727
Ne mirdite (AL)
Shiko fotografinë 1828728

Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës.
Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata.
Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.


Shiko fotografinë 1828729

Shiko fotografinë 1828730


Shiko fotografinë 1828731

Shiko fotografinë 1828732

Shiko fotografinë 1828733



Sferat ne Bosnje Kamene kugle ?irom Bosne i Hercegovine | kameleon

Bashkangjitje

"Karlu Karlu" site in Australia

Shiko fotografinë 1828734

Shiko fotografinë 1828735


"Abel Tasman" site in New Zealand


Shiko fotografinë 1828736

Shiko fotografinë 1828737
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top