Foto shokuese kundër duhanit

mire qe e pine,po te mos e pine ne pranine e atyre qe nuk e pine,se s;e duroj dottttt
 
Esht gjyshja e shokut tim ka 40 vjet qe pi duhan me te dredhme,dhe esht 80 vjeçe..
 
ohhhhhhh sa mire ....ja po e ndez nje tashti ...per juve do e djeg kete :p
 
Të heqësh dorë nga duhani

Duhanpirësit në fakt janë të shumtë. Ky është një problem social që e vuan e gjithë bota. Paksa ironike, sepse ishim vetë ne ata që e krijuam këtë helm vdekjeprurës dhe tashmë sorollatemi të heqim dorë prej tij.

Duhanpirja si ves, varet nga shumë faktorë ambiental, psikologjik, psikik dhe gjenetik. ثshtë e vështirë ta lësh duhanin, pasi disa pjesë të trurit, mbi të gjitha ato të lidhura me mekanizmat e memories, vëmendjes dhe kënaqësisë, janë tepër të ndjeshme nga nikotina.

Ka një efekt kënaqësie kur sistemi nervor stimulohet. Kënaqësia e duhanit duket se vjen falë stimulimit fillestar dhe më pas vartësisë që të shkakton nikotina. Një kuriozitet thotë se gratë e kanë më të vështirë të lënë duhanin dhe janë akoma më shumë të dispozuara për ta rinisur atë. Sipas disa shkencëtarëve, gratë e kanë më të vështirë pasi sapo përvetësojnë një lloj sjelljeje, të mirë apo të keqe, e kanë më të vështirë që të kthehen pas. Por te gratë lënia e duhanit ka një të mirë mjaft të prekshme.

Sipas disa studimeve të fundit, shumica e grave që kanë lënë duhanin, kanë pasur një përmirësim të ndjeshëm të lëkurës së fytyrës, duke rikuperuar rreth 13 vjet jetë biologjike.

Por cilat janë motivimet për të hequr dorë? Sepse shkakton dëme serioze në 40 për qind të njerëzve që pinë duhan, motivimet shëndetësore në përgjithësi zënë vendin e 38.5 për qind, për lindjen e fëmijës 7.3 për qind dhe vetëm 0.4 për qind për mos t‘u bërë skllav i këtij vesi të dëmshëm. Por gjithsesi duhet edhe një vullnet i fortë. Ndërsa për sa i përket biznesit të medikamenteve që ndihmojnë në lënien e duhanit, fitimet janë kolosale.

Mjafton të mendosh për kancerin e mushkërive që shkakton tymi i një cigareje. Dhe këtu qëndron ironia, pasi përsëri nuk na bën përshtypje një gjë e tillë. Duke u eksperimentuar janë edhe dy lloje vaksinash, të cilat stimulojnë prodhimin e antitrupave nga ana e sistemit imunitar.

Ndoshta këto do të jenë shpëtimtaret e të gjithë neve që pimë duhan, por gjithsesi disa mendojnë se edhe farmaceutikët, që aktualisht janë në treg janë mjaft efikas në qëllimin e tyre. Nëse nuk ja arrijmë që t‘ia dalim vetë, atëherë do të mbështetemi te këto mënyra alternative, ose thjesht do të vazhdojmë të pimë duhan si më parë.

Disa studiues thonë se më e rëndësishmja është që të mos dorëzohemi pas tentativës së parë të dështuar për lënien e duhanit. Pasi ata që kanë provuar disa herë dhe kanë dështuar kanë 30 për qind më shumë të mundësive për të arritur me sukses qëllimin e shumëpritur. Të provosh e të riprovosh është si një lloj stërvitje. Madje edhe të kesh një partner ish- duhanpirës, ndihmon në heqjen dorë të këtij vesi të dëmshëm. Siç dëshmon edhe një studim ndërkombëtar që ka zgjatur për më se tridhjetë vjet, në më shumë se 12 mijë persona: le të marrim në shqyrtim tre persona (A, B, C) ku A është mik me B dhe B është mik me C, por A dhe C nuk njihen me njëri-tjetrin.


Nëse C do të do ta linte duhanin, atëherë mundësia se edhe A do të bënte të njëjtën gjë rritet me 30 për qind, pavarësisht faktit nëse B është duhanpirës apo jo. Shpjegimi? Ky i fundit do të vepronte si një mjet jo vullnetar i një norme të re sociale.

Edhe pse është e vështirë, nuk mund ta mohojmë diçka të tillë, të hedhësh tutje një paketë me cigare, duke vendosur përfundimisht heqjen dorë të atij vesi, përfitimi shëndetësor është i madh (këtë e dinë mirë ish-duhanpirësit): në tetë orë nivelet e nikotinës dhe monoksidit të karbonit në gjak, do të përgjysmohen dhe niveli i oksigjenit do të kthehet në normalitet; në 48 orë nuk do të ketë më asnjë shenjë të nikotinës në trup; në dy javë përmirësohen parametrat e qarkullimit të gjakut. Dhe kështu me radhë.


spekter*
 
e zezaaaaaaaaaaaa aman mi aman se me ngeli tymi cigares ne fyt :qaj:............brrrrrrrrr ca tmerri........
 
Fatmiresisht nuk e kam pi kurre dhe as qe e kam ndermend ta pi...e tmerreshme
 
une kam bere nje premtim qe nga data 1 tetor nuk do pij me cigare dhe besoj qe kete here ta le me te vertete duke u nisur dhe nga shkrimi me siper.
 
Lereni duhanin njerez, sa sju ka lene ai.. :p :D
 
Ik pyet me mire sa vdesin nga duhani cdo vit:)

Kanceri ne mushkri ne me te shumtat raste eshte i provokuar nga duhani...dhe kanceri con ne VDEKJE...
por duhani nuk ndikon vetem tek ata qe e pine...por dhe tek ata qe marin tymin...sepse nje njeri qe nuk pi duhan i ke mushkrite me pak rezistente se sa aji qe pi duhan dhe eshte i mesuar me substancat qe perbejne duhanin...
Duhani pasiv eshte me i rezikshem se sa aji aktivi!
 

Attachments

  • fumat1.jpg
    fumat1.jpg
    93.9 KB · Shikime: 17
  • fumat2.jpg
    fumat2.jpg
    25.2 KB · Shikime: 11
  • fumat3.jpg
    fumat3.jpg
    24.4 KB · Shikime: 16
Marijuana eshte kunder Kancerit :D
 
shyqyr zotit une se pi...
 
epro Sweet ata qe perdorin Marijuanen nuk kan problem Me kancerin :D:D
Dhe nuk kuptova +coka +hero ????

Rrespekte :)
 
eh hani molla ma mir :D
 
po po marijuana + coka + hero:)

E ke myt zina!!

Jam pro vetem ajrit qe thith ( Jodit te deetit te Durresit ) por edhe kjo nese eshte e tepert ne trup shkakton vdekjen.

E kam pire duhanin ne adoleshence per dy vjet. As vete se di si hoqa dore :kercim:Dua te them qe cdo gje e tepert ne trupin e njeriut eshte e demshme.
 
Titulli: Foto shokuese kundër duhanit
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Foto shokuese kundër duhanit

E ke myt zina!!

Jam pro vetem ajrit qe thith ( Jodit te deetit te Durresit ) por edhe kjo nese eshte e tepert ne trup shkakton vdekjen.

E kam pire duhanin ne adoleshence per dy vjet. As vete se di si hoqa dore :kercim:Dua te them qe cdo gje e tepert ne trupin e njeriut eshte e demshme.
Nje plak qe nuk e ka pir duhanin ka vdekur me heret se aj qe ka pir duhanin

Nejse duhani demton shendetin por ata qe e pin le ta pin :)
 
Titulli: Foto shokuese kundër duhanit

Sa te bukura fotot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top