Foto dhe dokumenta të panjohura të Ismail Qemalit

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Aida Tuci

Në librin “Flamuri që ringjalli një komb” shohin dritën e botimit për herë të parë edhe disa nga procesverbalet e Qeverisë së Vlorës

ISMAIL-QEMALI-150x150.jpg

Në këtë debat që është nxehur së tepërmi këtë 100-vjetor, ju sillni për lexuesin atë pjesë të historisë që po diskutohet më së shumti. Rrethanat që çuan në shpalljen e Pavarësisë. Ka qenë e qëllimshme kjo?

Ka një debat kinse historik mbi çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. ثshtë më tepër një debat mediatik në rrafsh diletant. Asnjë debat shkencor nuk mund të realizohet pa u bazuar mbi burimologjinë e dokumenteve. ثshtë për t’u ardhur keq që ngjarjen e Pavarësisë ose e nënvlerësojnë, ose e varfërojnë tej kufirit logjik normal. Një njeri serioz që merret me historinë mund të konstatojë shumë lehtë se elementet historike dhe dokumentet që artikulojnë shpalljen e Pavarësisë janë shumë herë më të pasura dhe më interesante sesa historitë e shkruara deri më sot për këtë ngjarje epokale. Mungon, fjala vjen deri më sot, botimi i gjithë shkrimeve në rrafsh akademik të Ismail Qemalit, librat, relacionet, intervistat e tij në disa gjuhë, të cilat ai i zotëronte në gazetat më të mëdha të Evropës dhe të Amerikës. Nga ky material i hatashëm do të kuptohej fare mirë se shqiptarët e ditur të kohës, të kryesuar nga Ismail Qemali, sendërtuan institucionin e një diplomacie shqiptare të një niveli të lartë. Të mos harrojmë se rrethanat historike kanë qenë in extremis, gati në skaj të katastrofave. Fjala vjen, po të mos ishte Kongresi i Berlinit mundet që shqiptarët ta kishin kthyer Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që në 1878, e cila mori edhe atribute të një Qeverie të Përkohshme në formën më të hershme të Pavarësisë së Shqipërisë. Thelbi i idesë së Shtetit Shqiptar Modern u manifestua që në 1878. Por rrethanat shumëfish të mëdha dhe të rënda qenë kundër shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë se nuk ekzistonte vetëdija e shqiptarëve. Duket sikur vonesa kronologjike në shpalljen e Pavarësisë ka qenë fatale për ne shqiptarët. Kjo realisht (jo diletantisht!) duhet kuptuar. Shekulli XIX ishte edhe për popuj më të mëdhenj caku i krijimeve të shteteve kombëtare. Italia u bë shtet kombëtar me Garibaldin në këtë shekull, Gjermania u bë shtet unitar po në këtë shekull me Bismarkun. Kjo është një e vërtetë e patjetërsueshme. Nëse historia evropiane (kancelaritë e mëdha evropiane) ishte kundër shqiptarëve në shekullin XIX, kjo ka një rëndësi konvencionale, por jo konceptuale. E them këtë se diletantët e pafund, që kinse merren me historinë politike të shqiptarëve, nuk arrijnë dot të bëjnë një analizë objektive. Pavarësia e Shqipërisë u bë në rrethana akoma më shumëfish in extremis në kohën e Luftërave Ballkanike, ku nëse nuk do të ishte bërë shpallja e kësaj Pavarësie më 28 Nëntor 1912, nuk do të ekzistonte asnjëlloj akti formal juridik i vetë shqiptarëve për t’u marrë në konsideratë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila ka një meritë se njohu kufijtë politikë të shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe njëkohësisht krijoi një padrejtësi historike që gjysmën e kombit shqiptar e la jashtë kufijve politikë. Kjo e ngre në reliev rëndësinë kolosale të shpalljes së Pavarësisë jo vetëm në rrafshin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Po të mos ishte ky Akt, ka gjasa që ne shqiptarët të përjetonim një variant tjetër akoma më të ndërlikuar dhe të vonuar të historisë sonë politike. Po ajo që u bë më 28 Nëntor 1912 nuk mund të zhbëhej më në jetë të jetëve!

Së fundmi po hidhen dhe teza që në fakt, historia na i ka mësuar krejt ndryshe. P.sh. është rasti i Marigo Pozios, që ju dhe në këtë libër i mëshoni asaj që na është mësuar deri më sot, se ajo ka qenë qëndistarja e flamurit. Ndërkohë që historianët kanë nxjerrë dhe 2-3 variante të tjera, siç është p.sh. teza që, flamuri erdhi nga shqiptarët e Rumanisë apo mërgimtarët në SHBA, shtoi këtyre varianteve dhe atë çfarë thotë Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij. اfarë mendimi keni për këtë?

Rasti i Marigosë nuk është ndonjë rast substancial i Pavarësisë. Nuk ka fare rëndësi historike se cili e qëndisi apo përgatiti flamurin që u ngrit më 28 Nëntor. Rëndësi ka vetë flamuri. Këtu dua të theksoj një hollësi. Flamuri i shtetit komb të Francës dihet që u bë flamuri trengjyrësh dhe nuk u mor parasysh stema heraldike me zambakët e mbretërve të Francës. Po kështu edhe flamuri italian apo edhe ai gjerman, të cilët krijuan simbolika të reja pa respektuar heraldikat mesjetare. Flamuri shqiptar i vitit 1912 respektoi heraldikën e Gjergj Kastriot Skënderbeut të shek. XV. Kujtimet e Eqerem Bej Vlorës kanë një karakter subjektiv, në to duket qartë një lloj mllefi ndaj Ismail Qemalit. Dihet që shkenca historike nuk i fut në optikën e saj, pra nuk përbëjnë burimologji dokumentare-, kujtimet (memuaret) e personaliteteve të ndryshme. Nuk ka rëndësi kush e solli apo e qëndisi flamurin, kjo mund të jetë pjesë e kureshtjes, por jo e substancës së historisë.

A është ky libër ajo pjesë e historisë që duhet t’u mësohet nxënësve në shkolla?

Ky libër është konceptualizuar edhe për specialistët e fushës, por edhe për lexuesin e gjerë, pra edhe për nxënësit e shkollave. Përgjithësisht ky libër i ruan tezat kryesore dhe të pranuara nga të gjithë për ngjarjen e Pavarësisë, ka një gërshetim të analizës historike, të botimit të dokumenteve kryesore, disa që botohen edhe për herë të parë, siç është rasti i procesverbaleve të Qeverisë së Vlorës, është njëkohësisht edhe një lloj fjalori enciklopedik i emrave të personaliteteve kryesore të historisë, si dhe ka një ikonografi të veçantë të fotografive, pikturave, që funksionalizojnë dhe konkretizojnë vizualisht aktin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pa dyshim që ky libër respekton arritjet kryesore të historiografisë shqiptare jashtë politizimit të saj. Politizimi i historisë është një marrëzi dhe një mendjeshkurtësi, që tregon se nuk kuptohet në thelb shkenca e historisë, e cila ka autonominë e saj në raport me politikën. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se koordinatat historike janë të tilla që determinojnë një ngjarje historike pavarësisht emrave të personaliteteve që luajnë role në sendërtimin e ngjarjes. Ajo që është e rëndësishme të theksojmë është fakti se Shpallja e Pavarësisë ishte një fenomen gjithëpërfshirës, si dhe gjithëkombëtar. Akt i momentit të duhur historik! Ndryshimi i rrethanave do të thotë një dinamikë e re, konceptualisht e re e politikës vizionare shqiptare. Kjo shpjegon pse shqiptarët nga teza e autonomisë së katër vilajeteve ngulën këmbë që në 1900 (deklaratat e Ismail Qemalit) për Shtetin e Pavarur dhe të Mëvetshëm Shqiptar. Ka qenë një punë titanike dhe shumë herë më e ndërlikuar nga ç’mund të mendohet. Dua të shtoj këtu se formimi i Shtetit Modern Shqiptar më 1912-in është një fitore e madhe, në një kohë që kombe të tjera më të mëdha sesa shqiptarët ende nuk e kanë arritur edhe sot sendërtimin e shtetit të tyre kombëtar. Po kujtoj këtu Skocinë, popullin e baskëve, katalanasit, kurdët, një pjesë të irlandezëve. Shqiptarët i kanë tri Pavarësi. Në shekullin XV Shtetin e Skënderbeut, në 1912 Pavarësinë e Shqipërisë dhe më 2008 Pavarësinë e Kosovës. Teoritë e egra, dinake, mitologjike dhe shoviniste se gjoja shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese me këto shëmbëlltyra sfumohen dhe bien poshtë. Historia flet, tregon, analizon, fakton, s’mohon .ثshtë tjetër gjë emancipimi i Qytetërimit Etatist të shqiptarëve që akoma dhe sot ka një problematikë të fortë. Por zhvillimi është i pandalshëm.

Në këtë botim ju sillni dhe disa gravura, harta e foto që më thatë, bëhen publike për herë të parë. A mund të na tregoni më shumë për to?

Libri që ka edhe atributin e albumit, ka të botuar për herë të parë shumë fotografi dhe piktura. Po përmend këtu një fotografi krejt të panjohur të Ismail Qemalit në vitin 1900 në Bruksel, ku ai takohet me Faik Konicën dhe boton tek “Albania” rrëfimet për jetën e tij, janë fotografitë e dijetarëve amerikanë siç është William Fullertoon, George Gawrych, apo grafika gjermane e shek. XVI që tregon ngritjen e flamurit në kështjellën e Krujës, kur u kthye Skënderbeu më 1443. Po kështu janë botuar fotografi dhe fakte nga themeluesit e Albanologjisë, si Georg Hani, Franc Bop-i, piktura dhe grafika jo shumë të njohura të Leon Zheromit etj., si dhe disa fotografi të botuara në një album prej Robert Elsie, i cili bëri publike një koleksion të madh fotografish gati të panjohura më parë, kryesisht të fundit të shek. XIX, si dhe të fillimit të shek. XX, që i takojnë Georg Hahnit, Franc Nopçes dhe Edit Durhamit. Po kështu ka interes edhe një fotografi që tregon penën me të cilën u shkrua Akti i Pavarësisë në një mbishkrim dygjuhësh, në frëngjisht dhe në shqip për këtë Akt. Mund të shtoj këtu një saktësi se, dokumenti që sot quhet si dokumenti i Aktit të Pavarësisë, është në fakt është procesverbali i nënshkrimeve të 83 delegatëve, origjinali i të cilit nuk është gjetur akoma. Ky dokument ka vetëm faqen e parë, kurse faqen nga pas me mbishkrimet ende nuk e njohim. Kam besim që ky dokument origjinal do të gjendet një ditë. Ky dokument që përfaqëson substancën e Shpalljes së Pavarësisë është Akti Juridik më i madhi i shqiptarëve në të gjitha kohërat. Ka një karakter të thukët ekskluziv sepse përfaqëson Themelimin e Shtetit Modern Shqiptar që kemi deri më sot.
 
Fotografi të panjohura të Ismail Qemalit

(Zbulime që publikohen për herë të parë)
Nga: Dr. Moikom Zeqo

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë nuk është vetëm një rast festiv jubilar. Por edhe një rast hulumtimi të shumëfishtë, zbulimesh dhe përzgjatjesh, pasurimit të dokumenteve dhe shtimit të koleksionit historik mbi këtë ngjarje epokale.

Botimi i librit “100 vjet Pavarësi – Flamuri që ringjalli një Komb”, nga shtëpia botuese “Erik”, është padyshim një ngjarje e madhe kulturore, sepse libri në vetvete krijon mundësinë e shpalosjes së substancës historike deri në vitin 1912. Jo rastësisht në qendër të vëmendjes është figura e madhe e Ismail Qemalit.

ثshtë për të ardhur keq që prej Ismail Qemalit na mungojnë reliktet origjinale të denja për një muze, përgjithësisht prej tij kemi fotografi të riprodhuara, por jo relikte origjinale. Duke bërë kërkime në këtë rrafsh, kemi bërë të mundur që të botojmë disa fotografi të panjohura më parë të Ismail Qemalit.

Por është meritë e pamohueshme e studiuesit dhe mikut tim Bardhosh Gaçe, i cili këto ditë më dhuroi tre fotografi të reja dhe që askush nuk i ka botuar deri më sot. Duke e falënderuar mikun tim për këtë akt, le të më lejohet të bëj përshkrimin e tre fotografive, të cilat kanë një interes të madh historik.

Ismail-Qemali-320x185.gif


Fotografia e parë tregon ardhjen e Ismail Qemalit në Vlorë më 3 shtator 1908. Ismail Qemali vinte nga Europa ku kishte jetuar që nga arratisja e tij prej Stambollit më 1900. ثshtë e habitshme që ardhja e Ismail Qemalit në Vlorë në një kohë që ai ishte i dënuar e i anatemuar prej Portës së Lartë, u prit me dashuri të pakufishme nga vlonjatët, pavarësisht pushtetit osman në Vlorë.

Kronika tregon se Ismail Qemali erdhi me një karrocë të tërhequr nga kuajt. Populli i Vlorës i hoqi kuajt nga karroca dhe djem të rinj e tërhoqën karrocën deri në sheshin pranë sarajeve të familjes Vlora.

Këtë ata e bënë për arsye të respektit të madh që kishin për Ismail Qemalin. Por, fotografia e fiksuar shfaq imazhin e grumbullit të njerëzve që dëgjojnë çfarë thotë Ismail Qemali.

Fotografia tregon turmën e shqiptarëve që kanë pritur Ismail Qemalin, vetë Ismail Qemalin në lartësi mbi këtë turmë, duke folur dhe në krah të majtë të tij dy flamuj kombëtarë shqiptarë.

timthumb.php


Fotografia e dytë shpreh një intimitet të veçantë. Kjo fotografi i takon majit të vitit 1913. Fotografia tregon tre djemtë e Ismail Qemalit: Mahmutin, Qazimin dhe Et’hemin, të cilët janë me veshje ushtarake dhe të armatosur dhe konkretisht janë pjesë e forcës ushtarake të Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit. Kjo fotografi ka një theks të fuqishëm.

Kjo tregon se vetë Ismail Qemali si Kryetar i Qeverisë ka angazhuar djemtë e tij në çështjen madhore kombëtare. Kjo fotografi flet shumë në mënyrë të saktë dhe lakonike. Kjo tregon gjithashtu se Ismail Qemali nuk ishte thjesht njeriu i deklaratave të mëdha dhe epokale, por edhe i sakrificave vetjake të pamohueshme.

Ne nuk dimë shumë gjëra për djemtë e Ismail Qemalit, por kjo fotografi është një apoteozë për ta.
Fotografia vërteton se ata janë bij të denjë të babait të tyre.

timthumb.php


Fotografia e tretë kronologjikisht është më e hershme, por në shumë aspekte është akoma më e veçantë dhe prekëse. Fotografia është bërë në oborrin e shtëpisë së Ismail Qemalit në Stamboll në vitin 1896. Ismail Qemali qëndron i ulur dhe mban në prehër dy fëmijët e tij, si dhe rreth tij janë edhe katër të tjerë. Pra, gjithsej gjashtë fëmijë më të rritur dhe më të vegjël. Pra, kemi të bëjmë me Ismail Qemalin si baba të një familjeje të madhe, si një figurë njerëzore të nivelit të lartë dhe si kryesimbol familjar. Ka rëndësi të posaçme zbulimi dhe publikimi i kësaj fotografie për herë të parë.

Por fotografia më kryesore dhe më e rrallë është ajo e vitit 1900. Kjo është një fotografi relikte dhe origjinale e zbuluar nga koleksionisti dhe studiuesi Shpëtim Sala.

Nuk është thjesht një riprodhim, por është origjinali, i futur në një kornizë prej kartoni dhe që i takon vitit 1900, kur Ismail Qemali ndodhej në Bruksel, ku edhe takoi Faik Konicën dhe bashkëpunoi me revistën e këtij të fundit të quajtur “Albania”.

Kjo fotografi e pazakontë e tregon Ismail Qemalin të ulur në një kolltuk, këmbën e majtë e ka vënë mbi këmbën e djathtë, në dorën e majtë mban një libër të hapur, kurse me dorën e djathtë shtrëngon pjesën e poshtme të mjekrës. Kjo fotografi të kujton fotografitë e famshme të Marubëve.

Pranë figurës së Ismail Qemalit është njëlloj tryeze mbi të cilën janë një grumbull librash, libra ka gjithashtu edhe nën këmbët e Ismail Qemalit.

Duket qartë në sfond tapiceria dekorative dhe dyshemeja e shtruar me një qilim me motive karakteristike.

timthumb.php


Kjo fotografi kryevepër e tregon Ismail Qemalin në moshën e tij më vitale, qëndrimi i tij është zhbirues, krenar dhe është i zotëruar nga vetëdija e së ardhmes.

ثshtë vendi këtu të shënojmë diçka nga Rrëfimi i Ismail Qemalit, botuara tek “Albania e Vogël” e Faik Konicës.

Rrëfimi i Ismail Qemalit

“Më duket e tepërt të thom shumë fjalë për të dëftuar kush jam.

Mjafton të ju thom se jam Shqiptar, bir Shqiptari, se gjaku që rrjedh në dejet e mija është gjak Shqiptar, se kam një zëmërë me të vërtetë Shqipëtare…

Të dyzet vjet që unë dolla në shërbim të Dobletit, që janë dyzet vjet mundimesh dhe larg djemëve të mij, mësova të shkoj jetën në syrgjyn e në vende mundimesh, të pësoja gjithë se sa të liga që mundet të heqë zemëra e njeriut, të gjitha këto hidhërime i njoha, por këto të vojtura të padurueshme nuk ma pakësuan dashurinë e Atdheut.

Megjithatë, duke parë se mjerimet e egra po afroheshin unë më tepër e lartësoja zërin. Më tepër ishin duke u vërtetuar mjerimet ndaj unë e çilja zërin, e pata burrërimin të them të vërtetën e të përpiqem të zgjoj ata që ishin në gjumë.

Më duket se është më e mirë të vdes e të bëhem hi, sesa të shoh sesa poshtë kishte rënë Atdheu. Ishte e thënë që të shihnim këto ditët e zeza e këto re të errëta të mvarura përmbi atdhe, porsi një rrezik i afërm.

Ndaj mora në dy duart Burrërimin dhe Durimin.

Duke pasur shpresë te Zoti mora udhën e mundimeve… e pashë të udhës të merrem vesh me vëllezërit e mi Shqipëtarët që kanë kaq dashuri për Atdhenë e tyre e janë gjithmonë gati të derdhin gjakun e tyre…

I bëra therror djelmët e mi dhe shtëpinë time dhe dola jashtë për t’u bashkuar me atdhetarët Shqiptarë.

Aq sa mësova në punët e politikës, sa miqësira lidha me njerëz të fuqishëm, pra, pemën e 40 vjetëve të vojtura e mundimesh – të gjitha këto i vura në shërbim të vendit.

E di mirë se Shqiptari edhe ai i pamësuari ka mendime të larta dhe të nxehta për atdhenë dhe se është gjithmonë gati të derdhë gjakun e vet për kombin…

Ju Shqipëtarë që jeni gjithmonë gati për të derdhur gjakun tuaj për shërbimin e botëshëm, jam i sigurtë se në këtë luftë mendimesh dhe politike keni për të ecur bashkë me mua e do të më bëheni shok me besë, punë që është më e vështirë sesa e derdhura e gjakut dhe më e fuqishme për atdheun.

Kam shpresë se Shqiptarët do t’i rrëfejnë Evropës, se janë të zotët të punojnë nën Kanunin e Qytetërimit të bashkuar dhe si vllezër.

Uroj që Zoti t’i mbarojë të gjitha këto mendime të arsyeshme”. Botuar te revista “Albania e Vogël” Bruksel, 15 tetor 1900, nr. 19, viti II.

timthumb.php


Fotografia e fundit për të cilën do të flasim është shumë pak e njohur dhe ndonëse nuk botohet për herë të parë, prapëseprapë paraqet një kuriozitet të veçantë.

Kjo fotografi e paraqet Ismail Qemalin në ditët e fundit të jetës. Fotografia është bërë në vitin 1918.

Ismail Qemali është i plakur, duket i menduar dhe tepër meditativ.

Flokët e tij janë zbardhur, duket sikur tërë pamja e tij pasqyron një sfilitje të madhe, por jo thyeje shpirtërore. Fotografia e ditëve të fundit të Ismail Qemalit është caku i parambarimit të jetës së tij.

ثshtë fotografia e një fisnikërie dhe e një gjendjeje shpirtërore të zotëruar edhe nga mendimet ndoshta dhe nga ndonjë dilemë për të ardhmen e Shqipërisë. Por sidoqoftë është një dokument vizual i pazëvendësueshëm.

Cikli i fundit i fotografive që lidhen me Ismail Qemalin, në fakt kanë të bëjnë me funeralin e tij. Në varrimin e trupit të atdhetarit të madh në Kaninë, që është edhe origjina e të parëve të tij. Këto janë fotografi tronditëse, por deri-diku të njohura. Dihet se eshtrat e Ismail Qemalit u zhvarrosën në vitin 1937 për t’u vendosur në qendrën e qytetit të Vlorës, në një memorial të veçantë mbi të cilin qëndron skulptura me nivel të lartë artistik, e quajtur “Flamurtari”, e realizuar nga artisti i shquar Odise Paskali.

Shkenca e historisë njeh si burimologji të saj dokumentet origjinale, por në këtë hulli futen edhe fotografitë origjinale (në epokën e sotme dixhitale, fotografitë edhe manipulohen, por nuk merren në konsideratë memuaret, librat e kujtimeve të shkruara shumë kohë pas ngjarjeve, të cilat ato i përshkruajnë.

Mund të themi që në koleksionin e dokumenteve për Ismail Qemalin krahas shkrimeve, shkresave, librave, intervistave etj., një element të dorës së parë, një element të pazëvendësueshëm përbëjnë edhe fotografitë që lidhen me të.

Nga pozita e muzeologut mund të them me trishtim se në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, nuk gjendet asnjë relikte origjinale dhe asnjë objekt origjinal që i ka përkitur Ismail Qemalit. Përveç fotografisë së tij që i përket vitit 1900, që e përshkrova më sipër, deri tani nuk ka mbetur asgjë.

Ndoshta hulumtimet e ardhshme mund të zbulojnë ndonjë gjë.

Nga ana tjetër do të ishte me interes të veçantë shkencor botimi i të gjitha fotografive të Ismail Qemalit, të njerëzve të familjes së tij dhe të bashkëpunëtorëve gjatë gjithë jetës.

Por ja që një album i tillë ende nuk është bërë.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top