Fortifikimi i Kratulit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fortifikimi i Kratulit ndodhet në majën e kodrës me të njëjtin emër, 143 m mbi nivelin e detit, 6 km në verilindje të Shkodrës dhe 600 m larg nga ura e Mesit. Muri mbrojtës mbyll një hapësirë në formë elipsi me sipërfaqe përafërsisht 0.5 ha. Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj në dy faqet anësore, kurse mesi është mbushur me gurë mesatarë dhe të vegjël.

Tre porta të cilat i shërbenin hyrjes dhe daljes së vendbanimit janë identifikuar. Dy prej tyre gjenden përballë njëra - tjetrës në anët veriore dhe jugore ndërsa tjetra në anën lindore të fortifikimit.

Ajo që e bën të veçantë këtë fortifikim është planimetria në dukje si kullë dhe forma e rregullt eliptike,. Materiali arkeologjik tregon se vendbanimi ka pasur një jetë të gjatë që fillon periudhën e Hekurit të hershëm dhe zbret deri në shekullin e 1 -rë pas Krishtit.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top