Janë publikuar formacionet e supersfidës së sotme në Ligën e Kampioneve Real Madrid Inter. Në kampin spanjoll, Eden Hazard do të jetë titullar nga minuta e parë, ndërsa në mesfushë trajneri Zidan i ka besuar Kasemiros, Krosit dhe Valverdes.
Në anën e zikaltërve, qendra e mbrojtjes përbëhet nga Bastoni, D’Ambrozio dhe De Vraj. Në mesfushë, trajneri i Interit Konte i ka besuar Brozoviçit, Barelas dhe Vidalit, ndërsa krahët do të mbulohen nga Eshli Jang dhe Ashraf Hakimi. Linja e sulmit të Interit plotësohet me Lautaron dhe Ivan Perisiçin.
Të dyja skuadrat ndodhen në pozitë të vështirë për të kaluar grupet teksa nuk kanë fituar asnjë nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve.
Janë zbuluar dhe formacionet e 5 ndeshjeve të tjera në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti është zgjedhur titullar për supersfidën me Liverpulin në Bergamo. Në kampin e “të kuqve” trajneri Jurgen Klop i ka besuar si titullar portugezit Diogo Jota, ndërsa Xherdan Shaqiri është lënë në stol.
Për ndeshjen tjetër Salzburg-Bajern Mynih, trajneri i kampionëve të Europës Hansi Flik ka përzgjedhur më të mirët kundër austriakëve.
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID-INTER
REAL MADRID: Kurtua, Vaskez, Ramos, Varan, Mendi, Kros, Kasemiro, Valverde, Asensio, Benzema, Hazard. Trajner: Zinedin Zidan.
INTER: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, D’Ambrozio, Vidal, Brozoviç, Barela, Jang, Hakimi, Perisiç, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.
Panoramasport.al