Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Forcat speciale australiane akuzohen për vrasjen e civileve afganë

Screenshot_1.png

Një hetim 4-vjeçar ka zbuluar të dhëna shqetësuese se si trupat elitare australiane vranë 39 të burgosur afganë, raporton The Guardian.

Vrasjet ndodhen pas vendosjes së këtyre trupave në Afganistan, si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar talibanët.

Shefi i Forcës së Mbrojtjes australiane, gjenerali, Angus Campbell, tha se informacionet “e turpshme” dolën në bazë të një hetimi, gjetjet e të cilit u shpallën më 19 nëntor.


Në raport pretendohet për “shkeljet më serioze të sjelljes ushtarake dhe vlerave profesionale”. Hetimi zbuloi pretendimet për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve në Afganistan nga viti 2005 deri më 2016.

Raporti përshkruan raste kur ushtarëve të rinj u është thënë që të kryenin vrasjet e para të tyre duke qëlluar të burgosurit, një praktikë e njohur si “gjakderdhje”.

Gjithashtu janë mbledhur prova se disa forca speciale merrnin me vete armë, radio dhe granata të cilat i vendosnin pranë trupave të pajetë të civilëve për të lënë të kuptohej se kishin një arsye të ligjshme për t’i vrarë. Hetimi përfshin 423 dëshmitarë, analizimin e më shumë se 20 mijë dokumenteve dhe më shumë se 25 mijë pamje të ngjarjeve


“Armë dhe gjëra tjera u vendosën pranë trupave afganë për të mbuluar krimet. Dy incidente shtesë mund të përbëjnë një krim lufte të kategorizuar si ‘trajtimit mizor’”, thuhet në raport.

Asnjë nga këto vrasje të pretenduara nuk mund të thuhet se janë bërë gjatë betejës, tha Cambell, duke folur para gazetarëve në Kanberra.

“Brereton zbuloi se kishte informacion të besueshëm për të vërtetuar 23 incidente të pretenduara të vrasjeve të paligjshme të 39 personave nga ana e 25 pjesëtarëve të Forcave Speciale Australiane, kryesisht nga Regjimenti i Shërbimit Ajror Special (SAS)”, tha Campbell.

Raporti rekomandon që 19 ushtarë duhet të hetohen nga policia për akuza të mundshme, përfshirë vrasjen.

Campbell tha se ai kishte folur drejtpërdrejt me homologun e tij ushtarak afgan, për të shprehur keqardhjen e tij, dhe ka shprehur një kërkimfalje për popullin e Afganistanit.

“Në emër të Forcës Australiane të Mbrojtjes, unë sinqerisht dhe pa rezerva kërkoj falje për çdo keqbërje nga ushtarët australian”, tha Campbell.

Sjellja e pretenduar e Forcave Speciale ” nuk respektoi besimin që na dha populli afgan, përmes kërkesës së tyre për t’i ndihmuar”, tha ai.

Campbell tha se është duke u përgatitur një plan për të adresuar veprime në lidhje me 143 rekomandimet e raportit dhe masat shtesë të nevojshme, transmeton abcnews.al

Kryeministri australian, Scott Morrison, kishte paralajmëruar më herët se raporti do të përfshinte “lajme të rënda për australianët”, por të dhënat e raportit sërish tronditën vendin.

Morrison e ka telefonuar presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, përpara se raporti të bëhet publik për të shprehur “hidhërimin e tij më të thellë për sjelljen e keqe nga disa trupa australiane”. Ai i tha presidentit afgan se do të kryhen hetime për të siguruar drejtësinë.

Mediat australiane raportojnë se hetimet e policisë ka të ngjarë të zgjasin me vite.

Australia vendosi trupa në Afganistan më 2002 pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht në Afganistan janë rreth 1,550 pjesëtarë të personelit australian. s.ba/abcnews.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back