Forca e Lutjes “me gjithë zemër”, mrekullia që shëron trupin dhe shpirtin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Forca e Lutjes “me gjithë zemër”, mrekullia që shëron trupin dhe shpirtin

Shiko fotografinë 1792484

ثshtë e nevojshme një shpjegim i vogël rreth parimit të Lutjes për të kuptuar funksionimin e saj.

Lutja, çfarëdo qoftë forma e saj, është një thirrje dhe përdorim i energjisë personale.

Ajo që ne përmbajmë në mënyrë natyrore, mënyrë dhe si një qëllim për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët.

Për këtë arsye lutja është një formë “e magjisë”, sepse është manipulimi i energjisë në mikrokozom, për t’u manifestuar në makrozom.

Lutja dërgon energji, që janë në raport me energjinë e entiteteve që thirren në atë lutje.

Prandaj, sa më mirë që ju e njihni entitetin e thirrur me anë të lutjes, ju më mirë do të kontrolloni energjinë që ju lëshoni, pra, nga vetë lutja.

Kjo është arsyeja pse themi se lutja është më efikase nëse ajo bëhet “me zemër”; duke lexuar ne nuk i thërrasim energjitë tona, ne vetëm do të recitojmë një tekst, ndërsa një lutje spontane (nganjëherë në formë intuitive) thërret energjitë tuaja.

Pra Lutja nuk thërret entitetet, por ENERGJITث TUAJA të pastra “të kopjuara” me ato të një entitetit, apo të një lloj energjie universale.

Dhe si pasojë ju do të reagoni dhe veproni.

Kjo është arsyeja pse gjatë sulmeve të përsëritura të entiteteve të ulëta astrale, ju shterren energjitë dhe lutjet tuaja përfundimisht pushojnë të jenë efikase, sepse nuk keni më energji për t’i thirrur, për t’u mbrojtur



LUTJA SI TERAPI TRUP-SHPIRT

Ekspertët e shëndetit trupor dhe për gjendjen e përgjithshme të organizimit shpesh e shfrytëzojnë lutjen si terapi.

Aftësia e pakësuar, rënia e humorit, pesimizmi, acarimi dhe problemet e ngjashme etj, mund të lindin për shkak të prishjes së harmonisë së brendshme.

POR, mund të shihet krejt qartë, se si lutja mund të vërë përsëri marrëdhënie të harmonishme në mes trupit dhe shpirtit.

Lutja është njësoj e rëndësishme, mbase më e rëndësishme se sa ushtrimi fizik, sauna dhe masazhi.

Lutja është pjesë vitale e procesit të lirimit të forcës së re.

Njerëzit sot luten më shumë se më parë, për arsye se konsiderojnë se kjo u mundëson efikasitet më të madh personal.

Lutja u ndihmon që të frymëzohen dhe të shfrytëzojnë atë forcë, në të cilën nuk do të mund ta fitonin në mënyrë tjetër.

Një psikolog i njohur thotë “Lutja është forca më e madhe e përshtatshme për njeriun, që t’i zgjedhë problemet e tij personale. Mahnitem para kësaj force” thotë ai.

Forca e lutjes është manifestim i energjisë.

Ashtu siç ekzistojnë metodat shkencore për lirimin e energjisë atomike, gjithashtu ekzistojnë edhe procedura shkencore për lirimin e energjisë shpirtërore, me anën e lutjes.

ثshtë e qartë se janë mahnitëse dëshmitë e kësaj force nxitëse.

Duket se forca e lutjes është në gjendje, madje, edhe ta normalizojë procesin e plakjes, duke e penguar dhe e kufizuar dobësimin dhe venitjen e organizimit.

Nuk është e thënë të humbisni energjinë e domosdoshme dhe forcën vitale, ose të bëheni të dobët dhe pa vullnet, pse po plakemi.

Nuk ka nevojë të lejoni që Shpirti t’ju dobësohet ose t’ju humbë interesimi për çdo gjë.

Lutja për çdo mbrëmje mund t’ju freskojë dhe për çdo mëngjes t’ju shoqërojë me forcën e përtërirë.

Mund t’ju ndihmojë t’i zgjidhni problemet, nëse e lejoni të depërtojë në nënvetëdijen tuaj.

Ajo ka forcë të ndikojë në veprimet tuaja, në mënyrë që të jeni përherë i drejtë dhe i mençur.

Lutja që ka hyrë thellë në ndërdijen tuaj mund t’ju rilindë.

Ajo liron forcë dhe mundëson që lirisht të rrjedhë në ju.

Nëse nuk nuk e keni përjetuar këtë forcë të lutjes, mbase duhet të mësoni të luteni në një mënyrë tjetër.

Të mendoni mirë për lutjen nga pikëpamja e forcës së saj praktike.

Ka rëndësi të kuptoni që kur të luteni të viheni në kontakt me forcën më të fuqishme të Botës.

Në kuadër të aktiviteteve tuaja ditore, kur jeni lutur për herë të fundit?

Nëse nuk ju kujtohet, niseni tani dhe provoni fuqinë e Lutjes…



Burimi: supershendeti.com
 
Shum e bukur tema, po ketu ne kete rubrike e ka vendin?

patjeter te lutemi nga frikat nganjeher... haha
 
Te genjesh veten tende, nuk eshte ne dobine e askujt .

Eshte nje tip forme manipulimi, ku kam idene qe nese e merr shume seriozisht dhe te behet ves ... me shume te semur se te sheron.

Lutjet per mendimin tim gjithmone duhet te lidhen me llogjiken e shendoshe dhe te lutesh me syte hapur . Nje rast i tille nuk na largon as nga realiteti. Duhet te perballemi me te verteten/realitetin , packa qe duam apo s' duam ne.
 
Nese njeriu do kishte urtesin dhe mirnjohjen qe arrin te shikoj e te prek kete krijim kaq te bukur qe e quajme jete,,,nuk do vuante kurr!!!Por njeriu eshte nje mosmirnjohes i lindur...I luten zotit dhe sapo kalojne periudhen e keqe te jetes se tyre harrojne ta falenderojne...Besimi tek ai kurr nuk do kaloj pa u degjuar! Besimi eshte forca me e madhe qe mund te mbaj lidhur me burimin ! Urrej ata qe me emrin e tij kan krijuar libra te shenjte.
 
Harroje zotin.... lindim te tere per nje qellim, dhe qellimi i vetem i jetes eshte vdekja.

Nese njerezit do te ishin ne gjendje qe te kaperdinin e ta pranonin k'te realitet, do te jetonin ne paqe ... e nuk do te kishin nevoje per manipulime lutjesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top