Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Forca e flamurit kombetar

Shkruan: FARIDIN TAFALLARI

“Bac u kry”… thirri dikush, “Bacë u kry”… shkroi një tjetër… “Bac u kry”… u tha në një emision televiziv. Të gjitha këto në ditën e Delirit të Madh, në ditën e Pavarësisë.

Atë ditë gjëmoi kënga dhe vallja anembanë Kosovës, Shqipërisë dhe kudo në diasporë. Gëzonte populli i shumëvuajtur, i maltretuar në vite… Shqiptarët, me lot në sy, gëzonin për këtë ëndërr shekullore.

Dhe i takoi Qeverisë Thaçi të shpallte këtë ditë të shënuar, Pavarësinë e Kosovës. Populli e votoi vetë ish komandantin e UاK, Hashim Thaçin e tani ai është kryeministër i Kosovës.

U aprovua dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u aprovua Himni Kombëtar, vetëm melodi pa fjalë,… dhe u ndryshua Flamuri.

Por jo, më mirë të themi u bëmë me dy flamurë, një kombëtar e një shtetëtor (Nuk di të ketë vend në botë, që të ketë dy flamurë. Kam dëgjuar, që populli e përdor këtë shprehje, për një njeri që s’ka burrëri “ai është me dy flamurë, d.m.th me dy fytyra).

Po të kthehemi te flamuri ynë kombëtar, kuq e zi, me shqiponjën dykrenare.

Dhe ja u festua dhe dita e 28 Nëntorit kur kishin kaluar nëntë muaj nga Shpallja e Pavarësisë. Festimi i Ditës së Flamurit u pasqyrua më së miri pothuajse në të gjithë ekranet tona televizive. Tashmë dihet që Prishtina zyrtare e ka hequr nga kalendari i festave këtë festë të flamurit.

Kështu deshi apo s’deshi qeveria e Thaçit të festojë, populli, i madh e i vogël, kudo në Prishtinë, Ferizaj, në Luginën e Preshevës etj., u vesh me flamurin kuq e zi e mbushi sheshet e rrugët. Gjëmuan dhe tupanat e lodrat. U zbukuruan rrugët e sheshet me flamurin kuq e zi. Këngë e valle, koncerte të mëdha të rinisë, në të njëjtën orë, në Prishtinë, Shkup e Tiranë, festime të tjera në diasporë, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Gjithkund, pothuajse dominonte ngjyra kuq e zi. Mbanin në duar flamuj kombëtarë, disa me plis të bardhë në kokë… Ata, në Shkup brhorisnin nën flamurin kombëtar gjigand, duke e kaluar mbi kokat e tyre. Harreja dhe gëzimi ishte i papërmbajtur! Festa e Flamurit, Dita e Flamurit Shqiptar. Askush nga të intervistuarit nuk tha ( ta zemë) është dita e flamurit të Kosovarëve, të Dibranëve, të… por të gjithë me zemër të gëzuar uruan “Gëzuar Festën e Flamurit të Gjithë Shqiptarëve” Sa krenari kombëtare shprehnin fytyrat e tyre!

Po kanë shumë shumë të drejtë. Ky flamur, flamuri Kombëtar i Shqiptarëve, flamuri shqiptar kuq e zi, ju ka prirë shqiptarëve në shekuj, si një busull e sigurtë në ditët e stuhive dhe shtërngatave të kohërave. E ata, shqiptarët, e kanë valëvitur krenarë flamurin e tyre si në beteja, po ashtu dhe në dasma, ceremoni e gazmende të ndryshme të jetës. Mund të harronte shqiptari diçka tjetër, por Flamurin kurrë. Ai gjithmonë flamurin kuq e zi e ka vendosur në ballë, që t’i prijë kurdoherë, sepse atë flamur e ka vaditur me gjakun e tij, ndaj ai ka ngjyrën e kuqe.

Dhe në Kullën e Jasharajve valëvitet Flamuri Kombëtar Kuq e Zi e duket sikur simboli i trimërisë, Baca Adem e sheh prej aty ku prehet e i flet: “Unë linda në ditën tënde o Flamur! Me Ty u rrita, me Ty u mëkova, me Ty në gji e me këngën tënde në gojë luftova dhe rrashë…! Nuk mundet kush me të prekë, nuk mundet kush as me të përkulë!

Forca jote është forca e shqiptarit, forca në shekuj e popullit tim krenar! Ehu, nuk e kuptoj, pse deshën me të ndryshu si në ngjurë e në emblemë!?

Shqipja jote nuk shkulet prej aty, se ashtë e lirë, e fortë. Ajo fluturon kudo ku ka “zogjtë” e vet, shqiptarët. Kur ajo klith, të tanë zgjohen e ngrihen e bëhen mal e shkamb e s’ka zot që i ndan e i shkul prej trojeve të veta?!!

Andaj këto troje, që në lashtësi quhen troje shqiptare!… E këto troje kanë lindë Burra të Mëdhenj, sokola trima e sokolesha, që nuk e njohin tutën…

Më vjen keq, që po dalin prej vendit tim sot do korba, që duan me ta ul vrullin, ndëgjojmë të tjerët, të huajt për me drejtu vendin!? Po, shqiptari e ka pas traditë me e respektu dhe me e nderu mikun… por në shtëpinë e vet është ai zot! Faleminderit miqve të Kosovës, për atë ç’ka bënë për të, por tani ajo duhet të eci vetë!

Jemi gati 10 vjet mbas luftës, vallë a janë realizuar andrrat e shqiptarëve?! Eh, ka ende shumë.

O Flamur, ti mos e harro ëndrrën e madhe tonën, bashkimin e të gjitha trojeve etnike me atdheun amë! E po vetë t’i në ditën tënde u valvite njëkohësisht në të gjitha trojet! I lum ti o Flamuri ynë kuq e zi, të valviti populli, më mirë se ai askush nuk t’i di vlerat, ai të ruajti në vite, të mbajti thellë në shpirt e nuk të tradhëtoi kurrë, se sa për ata që janë në krye po shihet puna…
Por ah, ta dish o Flamur Kuq e Zi, o Flamuri i Shqipërisë, unë për Ty e shumë të tjera nuk jam i qetë ndaj s’du me ndëgju më “Bac u kry“.
 
Titulli: Forca e flamurit kom,betar

i perkryer thelbi i temes vella petrit.
Do ti vije dita bashkimit te trevave shqiptare ne nje shtet te vetem.
Sdo vonohet ajo dite.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back