Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Forbes: Vendet që konsumojnë më shumë alkol në Evropë

Evropianët kanë përpirë 79 miliardë litra alkol në vitin 2007, apo thënë më mirë 101.25 litra për person. Në SHBa kjo shifër ishte 98.7 litra, ndërkohë që në Azi 22.1 litra. S’është çudi që Evropa është vendi i konsumatorëve më të mëdhenj të alkolit në botë; nga skocezët që pëlqejnë uiskin e deri tek francezët që preferojnë verën, kontinenti ka tradita të gjata e të rrënjosura për sa i përket alkolit. Gjithashtu, renditja e vendeve që konsumojnë më shumë alkol në Evropë pasqyroi disa rezultate surprizuese. Kroacia, kombi ballkanik në Adriatik, u rendit në vendin e parë, ndërkohë që Britania, ku frika për konsumin e tepërt të alkolit ka shkaktuar ndërmarrjen e masave në legjislacionin e ri, u rendit në vendin e 15-të. “Forbes” i ka dhënë pikë çdo vendi duke u bazuar në konsumin e alkolit për banor, rregullat mbi alkolin, sëmundjet që rezultojnë nga abuzimi i alkolit dhe qëndrimi ndaj konsumit të alkolit, siç është pirja e tepërt dhe në ambiente publike. Edhe pse Kroacia renditet e pesta, për sa i përket konsumit për banore, qëndrimi ndaj alkolit, si dhe shkalla e lartë e vdekjes nga ceroza e vendosin atë në krye të listës. Për sa i përket konsumit të alkolit për banor, اekia vjen e para. Hungarezët kanë shkallën më të lartë të vdekjes nga ceroza. Evropa nuk është vetëm një vend me konsumatorë të mëdhenj alkoli, prodhimi i alkolit luan një rol të rëndësishëm në ekonomi. ثshtë vendi ku ndodhen disa prej kompanive më të mëdha të pijeve alkolike si ajo e uiskit “Jameson”, “Perond Ricard”, ajo e vodkës “Smirnoff”, “Guinness” etj. Sipas një raporti nga Instituti i Studimeve të Alkolit për Komisionin Evropian (IAS), Evropa prodhon çerekun e alkolit të botës dhe industria e alkolit ka 750 mijë të punësuar vetëm në prodhim.
Thuajse të gjitha vendet më konsumatore të alkolit janë në Evropën qendrore ose lindore. Varfëria dhe klima e ashpër, veçanërisht në Rusi, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë fakt, ashtu si dhe tradita e të pirit. “Atje ku bën shumë ftohtë, nuk është e pazakontë që njerëzit të pijnë gjithë ditën”, shprehet Val Smith, presidenti i Pijeve Alkolike dhe Verës. Veçanërisht në rajonet agrare, fermerët prodhojnë vetëm gjithçka duke e bërë alkolin më të lirë dhe të disponueshëm. Kjo i bën të dhënat për konsumin e alkolit për banorë më të vështira për t’u matur, pasi shpeshherë të dhënat zyrtare janë poshtë konsumit real të alkolit.


Metodologjia

Për të përcaktuar konsumatorët më të mëdhenj të alkolit në Evropë revista “Forbes” i ka renditur vendet në katër fusha: konsum, rregulla, rrezikun nga mënyra e të pirit dhe impaktin në shëndet.


Konsumi: Vendet evropiane janë renditur nga i pari tek i fundit, sipas konsumit të alkolit për banore gjatë vitit 2007.

Rregullat: Duke përdorur të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, “Forbes” ka shënuar çdo vend nga numri 1 (për rregullat më të lehta) deri në 9 (për rregullat më të forta”, duke u bazuar në ligjet që kufizojnë konsumimin e alkolit, duke përfshirë moshën dhe orët e gjata të lokaleve.

Mënyra e konsumit të alkolit: “Forbes” ka përdorur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për renditjen e sjelljes së rrezikshme karshi alkolit, çka përfshin të pirin e rënduar dhe konsumin e alkolit në vende publike. اdo vend merr nga një pikë në katër, 1 është për vendet më pak të rrezikshme dhe katër për ato që kanë mënyrë konsumi më të rrezikshme.

Impakti mbi shëndetin: “Forbes” ka përdorur sërish të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të renditur vendet sipas rrezikshmërisë që u kanoset nga sëmundjet që vijnë si pasojë e konsumit të alkolit.


* Moldavia, Shqipëria dhe Qipro janë përjashtuar nga lista, për shkak të mungesës së të dhënave.



Vendet që konsumojnë më shumë birrë në botë

Luksemburgu
Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë

Franca
Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë

Irlanda
Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë

Hungaria
Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë

اekia
Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë

Spanja
Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë

Danimarka
Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë

Portugalia
Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë

Zvicra
Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë

Austria
Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë

Gjermania
Konsumimi i birrës: 116.8 litra për banorë

Anglia
Konsumimi i birrës: 99 litra për banorë

Belgjika
Konsumimi i birrës: 93 litra për banorë

Holanda
Konsumimi i birrës: 79 litra për banorë

Australia
Konsumimi i birrës: 109.9 litra për banorë


1. Kroaci

Konsumi: 5
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 4

2. Slloveni

Konsumi: 7
Rregullat: 6
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 8

3. Estoni

Konsumi: 4
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 8

4. Gjermani

Konsumi: 3
Rregullat: 5
Mënyra e konsumit të alkolit: 3
Ceroza: 11

5. Hungari

Konsumi: 3
Rregullat: 5
Mënyra e konsumit të alkolit: 3
Ceroza: 11

6. اeki

Konsumi: 1
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 3
Ceroza: 13

7. Austri

Konsumi: 6
Rregullat: 5
Mënyra e konsumit të alkolit: 4
Ceroza: 10

8. Sllovaki

Konsumi: 14
Rregullat: 5
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 6

9. Rusi

Konsumi: 3
Rregullat: 5
Mënyra e konsumit të alkolit: 3
Ceroza: 11

10. Lituani

Konsumi: 16
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 9

11. Romani

Konsumi: 24
Rregullat: 6
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 2

12. Belgjikë

Konsumi: 9
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 4
Ceroza: 20

13. Portugali

Konsumi: 20
Rregullat: 6
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 12

14. Danimarkë

Konsumi: 15
Rregullat: 7
Mënyra e konsumit të alkolit: 3
Ceroza: 16

15. Angli

Konsumi: 8
Rregullat: 8
Mënyra e konsumit të alkolit: 2
Ceroza: 24

To
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back