Forbes: Moska qyteti ku jetojnë miliarderët

MasteR

I'm offline
moskova_2-300x225.jpg


Revista “Forbes” thotë se në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë. Sipas saj Rusia ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.
Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, “Forbes” shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.
Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.
Ndërkohë që Kina ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë. Biznesmeni meksikan Carlos Slim për të dytin vit radhazi është personi më i pasur në botë me një pasuri prej 74 bilionë dollarësh.gazetajone
 
Pe: Forbes: Moska qyteti ku jetojnë miliarderët

Si nuk hedhen ndonje cek kendej nga ne kta pupu
 
Pe: Forbes: Moska qyteti ku jetojnë miliarderët

Vendosa, vendi im i ardhshem qe do te shkoj eshteeee Moska :D
 
Back
Top