Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Carlos-Slim-300x200.jpg


Bota është në krizë por siç duket kjo është një kohë perfekte për tu bërë miliarder. Revista amerikane Frobes, e cila prej 25 vitesh boton listën e personave më të pasur në botë për këtë vit ka numëruar një numër rekord miliarderësh. Janë plotë 1 226 të tillë, të cilët zotërojnë një pasuri prej 4.6 trilion dollarë.

I pari vazhdon të mbetet Carlos Slim me një pasuri prej 69 miliard dollarë. Ai ruan këtë pozicion për të tretin vit radhazi pavarësisht se këtë vit ka 5 miliard më pak se vitin e kaluar.

Pas tij vjen themeluesi i Microsoft, Bill Gates me 61 miliard, i cili gjithashtu është dhe njeriu më fisnik në botë, pasi ka dhuruar 28 miliard dollarë.

Manjati amerikan Uaren Bufet është i treti më 44 miliard dollarë. Ai ka 6 miliard më pak se një vit më parë pasi kompania e tij, Berkshire ka rënë me 7% në bursë.

Në 10 vendet e para bëjnë pjesë gjithashtu; Bernard Arnault, Amancio Ortega, Llary Ellison, Eike Batista, Stefan Person, Li Ka-shing dhe Karl Albrecht.


10 më të pasurit e planetit:

1. Carlos Slim, 72 vjeç, Meksikë, 69 miliard

2. Bill Gates, 56 vjeç, SHBA, 61 miliard

3. Warren Buffett, 81 vjeç, SHBA, 44 miliard

4. Bernard Arnault, 63 vjeç, Francë, 41 miliard

5. Amancio Ortega, 75 vjeç, Spanjë, 37.5 miliard

6. Larry Ellison, 67 vjeç, SHBA, 36 miliard

7. Eike Batista, 55 vjeç, Brazil, 30 miliard

8. Stefan Persson, 64 vjeç, Suedi, 26 miliard

9. Li Ka-shing, 83 vjeç, Hong Kong, 25.5 miliard

10. Karl Albrecht, 92 vjeç, Gjermani, 25.4 miliard


Shekulli
 
Pe: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

Spo shof asnje "SHEIK" Arab... Gjith ai Dubai, apo ska dash me i fut FORBES ne list?
 
Pe: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

Sdo i kene fut ne liste,pornje pyetje kam une si jane kaq te pasur keta??...
 
Titulli: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet
 
Titulli: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

e huuuu cme duhet pasuria kur ti mbush te 60-at se?
 
Pe: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

Egalite, fraternite, liberte:lol:........ ca don me shume nga jeta ....lek nuk ka :po:
 
Pe: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

Spo shof asnje "SHEIK" Arab... Gjith ai Dubai, apo ska dash me i fut FORBES ne list?
Une mendoj qe sheiket dhe ruset nuk i kane deklaruar miliardat e tyre ndaj dhe nuk jane ne kete klasifikim :)
 
Titulli: Forbes: Ja kush janë 10 më të pasurit në planet

Sot po lexoja, per femren ( mqs eshte dita e femres, meriton te permendet:)) me te re qe ndodhet ne topin Forbes. Sara Blakley, 41 vjece!

60557226.jpg
Ka bere 1 mld dollar me pantallonat tip streche ( qe modelojne trupin) te quajtura "Spanx"
5001a64268299ec7350ab7c6b9b0045a.jpg
spanx.jpg
 

Attachments

  • 60557226.jpg
    60557226.jpg
    7 KB · Shikime: 0
Back
Top