Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Endrra

VIP
V.I.P
Nga Daniel Gàzulli



Daniel Gàzulli
Tashma Shqipnia, si u mbush me bunkerë, po mbushet përditë e ma shumë me Dr. e Prof.

Ajo që e karakterizon këte kategori nuk asht mendja e ndritun, por arroganca kundër secilit që mund të ketë mendim të ndryshëm prej tyne.
Shembulli ma i fundit asht një intervistë e dhanë nga Zonja Kristina Jorgaqi, gjuhëtare, pedagoge e landës së Sociolingiustikës dhe Planifikimit Gjuhësor në Universitetin e Tiranës. (Gazeta Shqiptare on line datë 16.01.2012).
Që zonja titullshumë të mbrojë standardin e shqipes, asht e drejta e saj, bile edhe detyra e saj, nëse e ban këte nëpërmjet argumentimeve shkencore.
Mirëpo, gjatë intervistës, ndeshesh në të pavërteta të hapta, mjaft të vërtetojë tezen e saj se standardi nuk ka nevojë për rishikim, ashtu sikundër, simbas saj, nuk asht prekë standardi as në gjuhët moderne asnjëherë.
Vetëm në 15 vjetët e fundit ka pasë disa reforma gjuhësore edhe në gjuhët ma të zhvillueme, ndër ta gjermanishtja, që reforma e fundit gjuhësore e preku në vitin 1998. Por jo, simbas zonjës standardi ynë nuk ka nevojë as të përmirësohet, as të plotësohet, sepse ai asht i dhanë një herë e mirë, si Bibla. Dogmë ma të pastër nuk mund të gjesh.
Por edhe në tema të veçanta zonja nuk asht kursye të mashtrojë, mjaft të mbrojë tezën e vet.
Ja disa fragmente:
“Thuhet se nga fjalori i shqipes standarde është lënë jashtë pjesa më e madhe e pasurisë leksikore të gegërishtes. Sa e vërtetë është kjo?
Si studiuese, e them me përgjegjësi të plotë që ky është një trillim, i sajuar, në rastin më të mirë, prej padijes. Nga toskërishtja, shqipja standarde vërtet “ka huajtur” strukturën fonetike dhe gramatikore, por leksiku i standardit është “trashëgimi” prej të dyja dialekteve.”
Të gënjesh ditën për diell, kur në fjalor janë futë edhe turqizma, por jo fjalë shqip vetëm pse ishin gegnisht, kësaj i thonë kalimi i çdo caku në shtjellimin e një teme.
Për të mos lodhë lexuesin, po i kujtoj zonjës se do të kishte mjaftue të merreshin nga fjalori në fjalor fjalë si:
akulltar/-e, anx:ë/-a, ballot:ë/-a, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, me llokë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me miklue (përkëdhelë), me përdahë, pllojcë, porrc/-i (apendisit/i), e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Por ata nuk u moren, se ishin serbisht, më falni, desha të them gegnisht.
Pra, ma mirë turqishtja “çiban”, se sa gegnishtja “birth”, sepse “birth” nuk e paska tosknishtja; ma mirë turqishtja “abrash”, se sa shqipja “i përmielltë”, se nuk e ka tosknishtja.
“U la jashtë shqipes standarde edhe trajta paskajore e foljeve. A është dëmtuar standardi prej kësaj?
Struktura gramatikore e standardit, siç e thashë, është ajo e toskërishtes, kurse paskajorja është tipar i gegërishtes. Për këtë arsye ajo mbeti jashtë shqipes standarde. Ndërkohë, funksionet e saj në standard i kryen mënyra lidhore. Mbase keni dëgjuar të flitet për rifutjen e paskajores në standard. Dua të sqaroj që është një kërkesë, e cila nuk vjen “nga poshtë”, pra, nga përdoruesit e gjuhës, pasi këta nuk e ndjejnë nevojën e përdorimit të paskajores. Rifutja e paskajores është një kërkesë “nga lart”, me qëllim që të rehabilitohet ky tipar thelbësor i gegërishtes. Harrohet që ndërhyrjet në gjuhë bëhen duke respektuar prirjet e natyrshme të saj, jo duke i shkuar atyre ndesh. “
Gjendemi në kufijtë e të pabesueshmes. Të thotë një gjuhëtare se paskajoren e zevendësueka lidhorja, asht të vesh duert në krye. Lidhorja ka vendin dhe përdorimin e vet, kurse paskajorja, zonjë e mirë (jo dhe aq), asht trajtë e shqipes, jo e gegnishtes.
Se kërkesa për ripërfshimjen e paskajores në standard qenka “nga lart” e jo nga 2/3 e popullsisë shqipfolëse, edhe ky asht një mastrim i madh.
“Ama për “zhbërje” të një standardi të ngritur mbi një dialekt me synimin për të krijuar një standard të ri mbi bazën e një dialekti tjetër, këtë vetëm në Shqipëri ta zënë veshët. “
Zonjë e mirë,
Të përmirësosh e të pasunosh standartin në tema vërtetë të vlerta për shqipen, jo për hatër të gegnisghtes, siç janë:
1) Pasunimin e gjuhës shqipe me të gjitha trajtat e saj fonetike e morfologjike ma përfaqësuese e shprehëse, që të lejojnë zhvillimin e papremë të saj, jo ta fosilizojnë si po ndodhë me famëkeqen gjuhë standarde;
2) Përfshimja e trajtave themel të shqipes në gjuhën e njësueme, si janë paskajorja e pjesorja e shkurtë;
3) Rishikimi i rregullave të shumësit të emnave e të mbiemnave;
4) Rishikimi i “ë”-së së shurdhët në trup të fjalës në raport me zanoren “a”;
5) Përjashtimi nga normat e drejtëshkrimit i fjalëve me theks fundor nën ndikimin e osmanishtes si; babà, joqë: babë; parà, joqë: pare; kafé, joqë: kafe etj.
nuk do të thotë “zhbërje”, po “bërje”, pse nuk po kërkohet asgja ma shumë se sa thuhej në Rezolutë të Kongresit: “Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj, si edhe çështjet e reja që nxierr praktika gjuhësore, Rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura“.
“Sipas jush, standardi nuk ka nevojë për ndërhyrje a ndryshime?
E thashë qartë, më duket, që standardi nuk ka pse ta ndryshojë bazën e tij dialektore, jo që nuk ka nevojë për ndërhyrje e përmirësime. Vetëm gjuhët e vdekura, si latinishtja, greqishtja e vjetër, janë standardizuar një herë e përgjithmonë. Standardi pa dyshim që ka nevojë t’i zgjerojë e t’i pasurojë resurset, sidomos ato leksikore, por edhe t’i përdorë e t’i shfrytëzojë me sa më shumë efikasitet ato ekzistueset. “
Falemnderit për lëshimin, për bujarinë tuej, që do të na lejoni “të zgjërojmë resurset, sidomso ato leksikore”.
Se mund të arrihet edhe deri aty: t’i marrim fjalët nga greqishtja, turqishtja apo serbishja, por jo nga gegnishtja; po zonja tregohet bujare dhe i lë shteg të hapun edhe leksikut gegë.
Këtij i thonë, zonjë e mirë, fondamentalizëm gjuhësor.
Ku e ka bazën dogma juej?
Nuk asht vështirë të kuptohet, aq sa nuk ia vlen ta lodhim lexusin.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

A nuk e din një kritik se në gazetë shkruhet
në gjuhë letrare?
 
Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

A nuk e din një kritik se në gazetë shkruhet
në gjuhë letrare?
Shkruesi ne fjale ka qene profesor i 5 gjuhe te huaja(ndjese paste).

E nese ai mbron GEGNISHTEN, natyrisht do shkruaj ne gegnisht apo le te themi ne gjuhe te mirfillte shqipe.
 
Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Shkruesi ne fjale ka qene profesor i 5 gjuhe te huaja(ndjese paste).

E nese ai mbron GEGNISHTEN, natyrisht do shkruaj ne gegnisht apo le te themi ne gjuhe te mirfillte shqipe.

Mua më intereson si e ka dijtur shqipen.
Njeriu mund edhe 10 gjuhë t'i flasë,
dhe nuk do të thot se ka kualitet.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Mua më intereson si e ka dijtur shqipen.
Njeriu mund edhe 10 gjuhë t'i flasë,
dhe nuk do të thot se ka kualitet.

Sa per korrektesi po te pergjigjem: Njeriu nuk mund te mesoje kurre nje gjuhe te huaj sa te arrije te behet profesor i tyre nese nuk e mbizoteron gjuhen e tij te nenes.

E dyta : une e solla kete artikull si dicka interesante, te nje njeriu qe mendon ndryshe. E qe per mua eshte me vlera si vete personi qe e ka shkruar.

Por nese ju nuk merrni mundimin as te lexoni artikullin,nuk e di pse duhet te diskutohet per dicka qe ju sja keni idene apo qe skeni interesa. Thjesht mos e merrni mundimin te komentoni.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Sa per korrektesi po te pergjigjem: Njeriu nuk mund te mesoje kurre nje gjuhe te huaj sa te arrije te behet profesor i tyre nese nuk e mbizoteron gjuhen e tij te nenes.

E dyta : une e solla kete artikull si dicka interesante, te nje njeriu qe mendon ndryshe. E qe per mua eshte me vlera si vete personi qe e ka shkruar.

Por nese ju nuk merrni mundimin as te lexoni artikullin,nuk e di pse duhet te diskutohet per dicka qe ju sja keni idene apo qe skeni interesa. Thjesht mos e merrni mundimin te komentoni.

Më duket se ti the zotëria ka folur 5 gjuhë?
Nuk e dij si çfarë baze e merr ti atë. Edhe unë flas 4
gjuhe, por kjo nuk më bën as më të mençur e as më
të privilegjuar të kaloj kompetencat e një institucioni,
edhepse mund të ketë lëshime e gabime. Ato mund të
përmirësohen.

Shumë njerëz mendojnë ndryshe, dhe qejfet e cecilit
nuk mund të plotësohen. Sa njerëz ka, aq ka edhe mendime.
Nuk dua të them se jashta gjuhës standarde janë lënë përjashta
fjalë apo forma të fjalëve të shumëta, mirëpo kjo nuk don të
thotë se tani duhet të rrebelohemi kundër asaj.

Vetëm shtrohet një pyetje retorike: a ka mundësi të gjitha format
gjuhesore të futen në standard? Sigurisht që jo. Diku është kufiri.
اdo njëri që i përket një të folmeje, ndihet i shtypur.

Sidoqoftë, për mua më shumë është problem që ne nuk mund të
biem në ujdi, një popull që në karahasim me anglisht
folësit apo gjermanofolësit, jemi shumë të vegjël.

Marr shembull çfarë dialekte ka në Gjermani, që as vetë
gjermanët nuk i kuptojnë, dhe rrespektojnë atë që kanë
zjgedhur intelektualët.
Ne shqipëtarët, më shumë kemi problem jodëgjueshmërinë,
pavarësisht se çfarë është vendosur. Diçka patjetër ka për
të na penguar.
 
Titulli: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Citim;Mirëpo, gjatë intervistës, ndeshesh në të pavërteta të hapta, mjaft të vërtetojë tezen e saj se standardi nuk ka nevojë për rishikim, ashtu sikundër, simbas saj, nuk asht prekë standardi as në gjuhët moderne asnjëherë.

Kjo zonja qe thote i Nderuari zoteri,shprehet komplet gabimisht,ka shume te drejt.
Eshte nje e vertet e madhe qe kur u be unifikimi i gjuhes letrare,(ne mos gabij ne 74)..u la jashte ne forme pothuajse kadegorike Gegnishtja.
(kjo dihet nga se erdh,nga rexhimi Hoxha u favorizua dialekti Tosk.)
kjo eshte nje padrejtesi e cila uroj qe te rishikohet dhe te riparohet sadopak,ne kontekstin e shkrirjes se drejt mes dy dialektesh..Gege dhe tosk.
Me c'kam lexuar flitet qe dicka do behet shume shpejt ne kete drejtim,nga carcet shkencore te gjuhtarve.
Kjo eshte nje padrejtesi e pajystifikueshme,kur e dime mire qe dhe shkencrisht rrenjet e Gegnishtes jane nje lume pasurie qe vijn nga lashtasia e shqiptarizmes,.dhe mos harrojm pasuria e nje vendi eshte e shenjte dhe si e till ajo duhet respektuar dhe jo te prodoset nga carce te caktuara,me prirje aspak dashamirse apo vizive te drejta .
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Më duket se ti the zotëria ka folur 5 gjuhë?
Nuk e dij si çfarë baze e merr ti atë. Edhe unë flas 4
gjuhe, por kjo nuk më bën as më të mençur e as më
të privilegjuar të kaloj kompetencat e një institucioni,
edhepse mund të ketë lëshime e gabime. Ato mund të
përmirësohen.

Shumë njerëz mendojnë ndryshe, dhe qejfet e cecilit
nuk mund të plotësohen. Sa njerëz ka, aq ka edhe mendime.
Nuk dua të them se jashta gjuhës standarde janë lënë përjashta
fjalë apo forma të fjalëve të shumëta, mirëpo kjo nuk don të
thotë se tani duhet të rrebelohemi kundër asaj.

Vetëm shtrohet një pyetje retorike: a ka mundësi të gjitha format
gjuhesore të futen në standard? Sigurisht që jo. Diku është kufiri.
اdo njëri që i përket një të folmeje, ndihet i shtypur.

Sidoqoftë, për mua më shumë është problem që ne nuk mund të
biem në ujdi, një popull që në karahasim me anglisht
folësit apo gjermanofolësit, jemi shumë të vegjël.

Marr shembull çfarë dialekte ka në Gjermani, që as vetë
gjermanët nuk i kuptojnë, dhe rrespektojnë atë që kanë
zjgedhur intelektualët.
Ne shqipëtarët, më shumë kemi problem jodëgjueshmërinë,
pavarësisht se çfarë është vendosur. Diçka patjetër ka për
të na penguar
.

Po te krahasohemi me gjermanofolesit,edhe keta te njejten ankojne :humbjen e dialekteve si pasuri e pazevendesueshme e gjuhes.
PS: edhe une flas 4 gjuhe por nuk pretendoj te jem profesore,ne asnje menyre. Une jam nxenese e tij qe per fat te keq nuk kisha mundesine te jem per nje kohe te mjaftueshme.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Po te krahasohemi me gjermanofolesit,edhe keta te njejten ankojne :humbjen e dialekteve si pasuri e pazevendesueshme e gjuhes.
PS: edhe une flas 4 gjuhe por nuk pretendoj te jem profesore,ne asnje menyre. Une jam nxenese e tij qe per fat te keq nuk kisha mundesine te jem per nje kohe te mjaftueshme.

Atë e thashë edhe unë, se nuk mund të merret bazë diçka,
andaj edhe të kundërshtova më lartë. Thjesh, punë kuantiteti
edhe kualiteti.


Gjithashtu, ankesa ka nga të gjitha anët, mirëpo prap
se prap orientohen nga ajo që ekziston për momentin.
Gjithashtu, edhe zviceranët të kishin mundësi
do ta bënin dialektin zviceran si gjuhë zyrtare, mirëpo
duke pasur parasysh se ku mund të çojë mostolerana,
rrespektojnë ata që kanë krijuar gjuhën zyrtare.

Gjtihashtu, ka pasur edhe shumë kundërshtime reforma
e fundit e gjuhës gjermane, mirëpo prap se prap
përdoret ajo që është vendosur në tavolina.
Në fillim kishte, si çdo gjë e re kishte vështirësi, por tani me kohë
njerëzit janë mësuar, dhe jeta vazhdon.

Edhe ne, nëse përqëndrohemi shumë në të vjetrën
dhe nuk heqim dorë apo lëshojmë pe, kurr nuk
do të shkojme te para.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Fondamentalizëm i pastër gjuhësor

Atë e thashë edhe unë, se nuk mund të merret bazë diçka,
andaj edhe të kundërshtova më lartë. Thjesh, punë kuantiteti
edhe kualiteti.


Gjithashtu, ankesa ka nga të gjitha anët, mirëpo prap
se prap orientohen nga ajo që ekziston për momentin.
Gjithashtu, edhe zviceranët të kishin mundësi
do ta bënin dialektin zviceran si gjuhë zyrtare, mirëpo
duke pasur parasysh se ku mund të çojë mostolerana,
rrespektojnë ata që kanë krijuar gjuhën zyrtare.

Gjtihashtu, ka pasur edhe shumë kundërshtime reforma
e fundit e gjuhës gjermane, mirëpo prap se prap
përdoret ajo që është vendosur në tavolina.
Në fillim kishte, si çdo gjë e re kishte vështirësi, por tani me kohë
njerëzit janë mësuar, dhe jeta vazhdon.

Edhe ne, nëse përqëndrohemi shumë në të vjetrën
dhe nuk heqim dorë apo lëshojmë pe, kurr nuk
do të shkojme te para.

Une e kuptoj ku eshte qellimi yt.
Por shtohet pyetja : ku po shkojme?

Drejt asaj qe duke bere sikur jemi moderne, leme pasdore gjuhen tone e cila eshte me e vjetra ne Europe duke e zevendesuar me terma Anglishteje.

Pak me perpara ,shpjegove termin "Vampir" qe shume mire mund te kete derivuar nga "dhembe- pires". E meqe fonetika ndryshon me te shkruaren, po supozoj qe kjo fjale ka derivu nga gegnishtja "dham"-"vam"...

Pra leme fjalet tona pasdore e po keto fjale i gjejme n trungune gjuheve te tjera qe po na zevendesojne shqipen.

Teper konfuz si mendim, por a nuk eshte kjo: dmth kokefortesia mos nenshtrimi qe e la shqipen te gjalle? ! E perseris <<Gjuhen me te vjeter te Europes>>
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top