Fluturimi I Kohës Së Qeverisjes

WxP

Staf në FV.AL
FLUTURIMI I KOHثS Sث QEVERISJES

Gjergj Buxhuku

Si pa u kuptuar dite pas dite del se është shpenzuar një e teta e mandatit qeverisës të forcës politike në pushtet. ثshtë periudhë e mjaftueshme për të vlerësuar jo për marrjen e fryteve të premtuara të qeverisjes, sepse për dicka të tillë duhet ende kohë, por plotësisht e mjaftueshme si tregues për vendosjen e piketave të arritjeve të pritshme në të ardhmen. Pikërisht, kjo e fundit të shqetëson. Këtu nuk është fjala për të bërë demagogji. Sepse, në një rast të tillë nuk është e vështirë të mbushësh edhe libra të tërë me rezultate. Rezultate, që mund ti shërbehen qytetarëve ose edhe për ti mbushur mendjen vetes dhe shefave. اështja është se nuk ka shenja të mjaftueshme se në vend po fillon të ndryshojë aq dhe aty ku duhet vënia e shtetit në rolin që i takon: hapjes rrugë të energjive dhe mundësive ekonomike dhe financiare të shqiptarëve, për t’i investuar me efektivitet dhe fitim në vendin e tyre.
Të duket se një dorë e padukshme ngadalëson, vë në pikpyetje dhe pengon frymën dhe vullnetin pozitiv qeverisës për të ndërtuar. ثshtë e qartë se vetëm me shkatërrime edhe të ligjshme dhe të drejta qofshin, as edhe debate të stërzgjatura në parlament, as edhe deklarata se çfarë do të bëhet në të ardhmen, nuk arrihet të shtohet mirëqënia e shqiptarëve. As edhe të shtohen vendet e punës, as edhe të rriten pensionet, shtohen dritat, përmirësohen rrugët e kështu me rradhë. Qyetarët e këtij vendi kanë nevojë pikërisht për të parë me sytë e tyre dhe ndjerë në xhepin e gjithsecilit se shteti po punon për ta. Ose më mirë të themi se po fillon të punojë. Nëse një gjë e tillë bëhet e kapshme, atëhere gjithçka do të shkojë më mirë. ثshtë shumë e rëndësishme, që shteti duhet të pranohet ndryshe nga deri më tash se nuk është armik i qytetarëve, por një mekanizëm i domosdoshëm për të mirën e tyre. Sa më sipër të ndodhi duhet të shikojë që po punohet në vend. Qytetari nuk ka nevojë për shfaqje të njëjta në vite tragjikomike parlamentare të përsëritura nga aktorë të ndryshëm politikë. Ajo që peshon dhe është e rëndësishme për një forcë politke në pushtet janë veprat e punës dhe jo fjalët e Parlamentit. Edhe kur shikon se mund të kesh fituar me fjalë ndaj politikës kundërshtare në parlament, nëse nuk ke filluar të ndërtosh për qytetarët, në fakt ke humbur. Ke humbur sepse koha e qeverisjes fluturon me shpejtësi, ndërkohë që qytetarët harrojnë shfaqjet dhe kërkojnë veprat. Loja e një opozite politike mund të drejtohet pikërisht edhe për të shmangur energjitë dhe kohën qeverisëse në debate pa bukë. اështja është se vetë forca politike nuk duhet të bëjë gabimin për të rënë në lojën e mësipërme. Këtë e themi jo për fatin e qeverisjes të kujdo ngjyre politike, por për fatin e vendit dhe hallet e shqiptarëve, që janë kaq të shumta.
Bllokimi i vullnetit qeverisës në zbatim praktik është çështja më e rëndësishme e sipërmarrjes së sotme të qeverisjes së vendit. Duhet parë dhe kuptuar se përse bllokohen energjitë e shqiptarëve për të investuar në fushat më strategjike të ekonomisë, pikërisht aty ku edhe është e nevojshme më shume për qytetarët dhe vendin në përgjithësi.
Të duket e pakuptueshme në vështrim të parë sesi vështirësohen deri në kufij të pamendueshëm projekte madhore të përgatitura me guxim nga biznesi shqiptar ne fushën e telefonisë celulare, energjitikë, ndërtim dhe rrugë. Ndërkohë që duhet të ndodhë krejt e kundërta. Aq më shumë kur janë tërësisht brenda programit qeverisës dhe vullnetit të drejtuesve të saj. Ndërkohë, që duhet të ndodhë krejt e kundërta. Biznesi duhet falenderuar dhe inkurajuar, që kapitalet të investohen brenda vendit dhe sa më shpejt. Pikërisht ashtu sikurse bëhet në vendet e zhvilluara dhe demokratike drejt të cilëve duhet dhe dëshirojmë të paktën me fjalë të shkojmë. Kam patur rastin të shikoj ditët e fundit sesi përdoren në praktikë skema standarde për bllokimin e insiativave jashtëzakonisht strategjike për liberalizmin e tregjeve monopol shumë të rëndësishëm të vendit. Pikërisht të njëjtat skema, që janë përdorur edhe në qeverisjet e mëparshme. Shumë shqetësuese për qeverisjen e sotme. Në fakt kjo ishte e pritshme kur dihet se edhe sa mjeshtërisht është punuar në vite për kurdisur aq keq sistemin ekonomik shqiptar. Sistem ekonomik, që e ka çuar vendin në kufijtë e një kolonie të mirëfilltë, të cilit i thithen në mënyrë të përbindshme paratë e siguruar me aq gjak dhe djersë nga shqiptarët në të gjithë botën. Tashmë, puna ka aritur deri në atë pikë sa nuk ka nevojë të punosh për të bërë më keq në ndryshimin e kesaj gjendje. Mjafton dhe do të jesh i shpërblyer mirë sikur të bllokosh cdo ndërmarrje për ndryshimin e kësaj gjendje. Kjo është e thelbi i asaj se cfarë duket se nuk është kuptuar nga qeverisja e sotme. Shkurt, ka forca shumë të rëndësishme që paguhen vetëm për të mos ndodhur asgjë në ndryshimin e të keqes ekonomike shqiptare. Ashtu siç janë paguar dje për të ndërtuar të keqen e pallogarithshme në dëm të shqiptarëve, paguhen sot për të mos patur ndryshim. Janë miliona e miliona euro që jo cdo vit, por cdo ditë u rrëmbehen shqiptarëve. Edhe një ditë të shtyhet ndryshimi i pritur fitimi është i jashtëzakonshëm. Nuk është asnjë problem, që sistemi i korrupsionit i ngritur me kohë të ndryshojë rrymën e shpërblimeve nga ekzekutorët e qeverisjes së djeshme në ata të sotëm. Aq më shumë, që detyra e sotme është shumë e lehtë. Paguhesh për të mos lejuar të bëhet asgjë.
Kjo është dramatike për vullnetin pozitiv qeverisës, energjitë e të cilës drejtohen me qëllim për tu marrë me pasojat dhe jo me shkaqet e së keqes. Shkak që e ka emrin sistem ekonomik. Dhe pasoja për të mbushur kohën ka pafund, sepse shkaku që i prodhon është madhor. Mund edhe të duket se fiton me pasojat, por mbetja e shkakut do të thotë, që humbja është e sigurt. Armiku më i madh i shqiptarëve dhe qeverisjes është koha, që fluturon pa ndërtuar. Energjitë e shqiptarëve duhen drejtuar për të cbërë sa më shpejt nga themelet dhe rindërtuar sistemin e sotëm ekonomik. E kundërta do të thotë të biesh në kurthin e ngritur të armiqve të këtij vendi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top