Florida, uragani "Fay" mbyt në det shqiptaro-amerikanen

braziljania

Anëtar i Nderuar
FLORIDA/SHBA

Sipas mediave amerikane, nëna e katër fëmijëve, banuese në Bruklin, Nju Jork, ka humbur jetën teksa kishte shkuar së bashku me bashkëshortin për pushime në zonën e "Daytona-Beach", në Floridan e kapur në kurth nga uragani. Mësohet se 35-vjeçarja shqiptare Fatmira Kërkurti sapo kishte hyrë në det kur u përplas me një dallgë të madhe dhe humbi në thellësi. E përditshmja "Nju Jork Daily News" pohon se: "Fatmira Kërkuti, e cila jetonte në Bruklin të Nju Jorkut, kishte shkuar në plazhin e Floridas për të kaluar pushimet, por ka mbetur e vdekur pikërisht në "Daytona Beach". "Fatmira ishte larguar rreth 30 metra nga bregu së bashku me burrin e saj nga Maqedonia, kur një dallgë e madhe e fundosi atë dhe nxori të gjallë bashkëshortin e saj në breg", ka pohuar për gazetën roja bregdetare Scott Petersohn nga "Volusia County Beach Patrol". Më tej ai thotë se, dëshmitarët kishin parë vetëm burrin e saj në breg dhe nuk e kanë parë fare gruan të cilën e kishin "përpirë" dallgët e tërbuara të stuhisë "Fay". Trupi i saj, mësohet nga mediat amerikane se u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 23 metra në thellësi nga bregu. Shpejtësia e erës në momentin e tragjedisë ishte rreth 45 milje për orë dhe lartësia e dallgëve deri në dy metra. Kërkuti është viktima e gjashtë në Florida, ndërkohë që stuhia i ka marrë jetën rreth 30 personave që kur goditi për herë të parë ishujt Karaibe. Vdekja e saj ndodhi paraditen e dy ditëve më parë, ndërsa dëshmitarë të zhdukjes së dy bashkëshortëve shqiptarë poshtë dallgëve ishin mjaft pushues të tjerë që ndodheshin në bregun e detit. Ndërkohë, dallgët e forta penguan ndërhyrjen e menjëhershme të rojave të plazhit, duke bërë zero mundësitë për shpë-timin e saj. Autoritetet e shtetit të Floridës njoftuan se mbyllen të gjitha shkollat verore në zonat që kaloi uragani "Fay". Uragani "Fay", i cili shoqërohet me erëra të forta aktualisht ndodhet në brigjet lindore të SHBA-së, ndërsa më parë ka goditiurnjë sërë ishujsh të tjerë. Si pasojë e stuhisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona, si dhe rreth 30 të vdekur.

gazeta panorama*
 
degjova dhe ne lajme per kte tragjedi.. Sa gjynaf ! :(
Ishte vetem 35 vjeqe kishte dhe 4 femij ... :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top