Ja ashtu si tip kacurrelse.. takimin me kreherin floket e mi e kane vetem ne dush. Pervec se e pamundur, eshte dhe e demshme ta krehesh flokun kacurrel kur eshte i thare. Gjatesia.. ka nja dy muaj qe u kam prere majat, aty poshte shpatullave i kam. Ngjyra.. nuk i largohem kafes se erret, ngjyres time natyrale.. nuk i lyej shpesh ama. Shampo.. kam zene rehat me linjen Sunsilk, balsamin nuk e perdor me, nuk eshte i nevojshem, madje kam lexuar qe sikur e dobeson flokun. Me mjafton ai kremi pas larjes e jam ne rregull me sistemimin e flokut deri ne larjen e ardhshme. Nuk di c'jane maskat.. s'kam perdorur ndonjehere. Per sistemimin e tyre.. mos me pyesni, bezdi e madhe. Tere ajo kacube, nuk di ku ta coj! Tani ne vape i kepus nje te mbledhur pas kokes, ndersa ne stine te fresket zakonisht leshuar, me ndonje karfice aty-ketu po ma dha truri.