Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Fletët në kuti tjetër, të pavlefshme”

Edi Rama është shpallur fitues i zgjedhjeve lokale 2011, por kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që të pritet ende verdikti zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shpalljen e kandidatit fitues të Bashkisë së Tiranës. Diskutimet nëse duhet ose jo të merren parasysh fletët e pavlefshme, të cilat edhe mund të ndryshojnë rezultatin final janë kthyer në qender të vëmendjes.

Por përtej diskutimeve dhe qendrimeve të palëve qendron ligji i cili duhet të zbatohet nga anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Një rast i tillë është përsëritur edhe para 4 vitesh, pikërisht në zgjedhjet e vitit 2007, kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar një projekt-udhëzim në KQZ ku kërkohej që fletët e votimit të hedhura gabimisht jo në kutinë e duhur, të konsideroheshin të vlefshme.

Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi që për këtë rast të zbatojë dispozitat e Kodit Zgjedhor të përcaktuara në nenin 106, ku thuhet se fletët e votimit do të konsiderohen të kontestuara ose të pavlefshme sipas rastit.

Kryetari i KQZ në vitin 2007 Clirim Gjata ka deklaruar në atë kohë se kur numërohet një kuti votimi, rezultati i dalë që aty pasqyrohet në tabelën përkatëse, dhe ky rezultat nuk mund të ndryshojë më.

Ndërsa anëtari i KQZ, Klement Zguri ka thënë se për një rast të tillë nëse do të vendoset që fletët e votimit të gjetura jo në kutinë e duhur, të konsiderohen të vlefshme, kjo mund të krijojë shumë pështjellim dhe konflikt.

Zguri shtoi se fleta e votimit, e gjetur në kutinë e gabuar, duhet të konsiderohet e pavlefshme, pasi gabimet gjatë votimit mund të jenë të gjithanshme dhe procedurat që ndiqen janë të përcaktuara në ligj.





Top-Channel
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 36

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back