Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Flet Ismail Imishti, shqiptari i Kosovës që “deshi ta vrasë Papën”

Mëngjesi i 1 dhjetorit ia ka ndryshuar jetën Ismail Imishtit nga Hani i Elezit, me vendqëndrim në Brescia të Italisë. Ai u arrestua derisa ishte u nisur për në punë, nën dyshimin se po propagandonte ideologjinë xhihadiste. Në të njëjtën ditë dhe të njëjtën kohë, në Han të Elezit u arrestua edhe vëllai i tij në Kosovë, Samet Imishti.

Autoritetet e hetuesisë italiane madje besonin se dy vëllezërit kosovarë i përkisnin një grupi të terroristeve të cilët planifikonin një sulm ndaj Papës.

Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë, protagonisti i tërë kësaj ngjarje, Ismail Imishti, raporton .

Ismaili, tërë aksionin e autoriteteve të autoriteteve italiane dhe atyre kosovare e quan spektakël të Policisë dhe mediave, që të propagandohet dhe të paraqiten kosovarët si përkrahës të ISIS-it.

Imishti rrëfen se në stacionin e Policisë nuk i është bërë asnjë pyetje në lidhje me terrorizëm. Atij i është thënë se ka rënë pre e hetimeve ndaj Samet Imishtit dhe publikimeve të tij në Facebook.

“Sameti ka pasur probleme mendore sa ishte në Itali, në vitin 2012, në kohën kur kompania e tij kishte falimentuar. Ai është trajtuar në një spital psikiatrik në Rovato të Italisë, por nuk është shëruar plotësisht. Në kohën kur i janë prishur dokumentet italiane dhe është kthyer në Kosovë, ai ka hyrë sërish në depresion dhe ka qëndruar i mbyllur. Nëse Sameti ka shkruar diçka, atë e ka bërë pa vetëdije, duke menduar që është shprehje e lirë. Unë nuk e di se çka ka shkruar saktë ai, por ju garantoj se nuk ka bërë nxitje, pos inat që ia kanë prishur letrat autoritetet Italiane”, ka thënë Ismaili. Gazeta Express
09_12_2015_1386207_samitie.jpg
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back