Flet ish-e fejuara e djalit te Mehmet Shehut: Nexhmija genjen

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Silva Turdiu flet per te verteten e saj


Në kokat e Enverit dhe Nexhmijes, fantazia dhe realiteti janë përzjerë e bërë lëmsh, sa as ata vetë nuk dijnë t'i ndajnë. Kjo është e kuptueshme, jo vetëm sepse vepronin sipas parimit makiavelian se qëllimi justifikon mjetin, por edhe se kanë qenë të rrethuar me "yes-men" dhe sikofantë.
Do të preferoja që Nexhmije Hoxha dhe soji e sorollopi i tyre të mos shkruanin më për mua e familjen time. Në pamundësi për ta kontrolluar këtë fakt, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta përgënjeshtroj. Do të kisha heshtur sikur të flitej vetëm për mua, por më vjen keq të përlyhet reputacioni i të tjerëve, shumica të vdekur e që nuk mund të përgjigjen. Kujtimet e Nexhmijes përmbajnë, mes të tjerash, edhe thashetheme tendencioze për jetën private të familjarëve të mij, gjashtëdhjetë vjet me parë, që janë aq ordinere sa nuk meritojnë përgjigje. Do të përqëndrohem vetëm në pohimet me rëndësi "politike".
</SPAN>
1) Akoma sot, Nexhmija vazhdon të përsërisë përrallën enveriane te 6-7 kriminelëve të luftës në rrethin tim familjar. Nuk është e vertetë që familjet Turdiu dhe Pipa kane pasur kriminelë lufte, por intelektualë demokratë, antikomunistë, që kanë përdorur vetëm fjalën dhe penën. Pra Nexhmije Hoxha, për hir të së vërtetës, ta fshijë me gomë shprehjen "kriminelë lufte" në fletoret ku përmendet familja ime dhe ta zëvendësojë me "luftëtarë të fjalës dhe të penës".
2) Nuk është e vertetë që babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenë me Ballin. E vërteta e thjeshtë është se nuk është marrë kurrë me politikë, sepse nuk i pëlqente politika.
3) Arshi Pipën nëna ime e kishte njëkohesisht djalë xhaxhai dhe djalë tezje. Nuk është e vërtetë që prof. Arshi Pipa ka qenë "kreu i reaksionit dhe armik i popullit", por, përkundrazi, simbol i rezistencës së popullit kundër diktaturës. Vëllezërit Myzafer dhe Arshi Pipa kanë qenë viktima të pafajshme të regjimit komunist. Gjatë luftës ishin antifashistë dhe demokratë të njohur (Nexhmija le të pyesë Ramizin). Pas luftës, avokatin 29-vjeçar Myzafer Pipa e vranë në tortura, sepse besonte në pavarësinë e sistemit gjyqësor nga pushteti politik. Profesorin e filozofisë Arshi Pipa e kalbën në burg për ndjenja antijugosllave, në kohën kur Enver Hoxha ishte vegël e Titos. Më 1958, Arshi Pipa çau kufirin (bashkë me një nga motrat e tij trimëresha) dhe emigroi ne Shtetet e Bashkuara, ku u afirmua si dijetar i shquar e hero i luftës për të drejtat e njeriut.
4) Nuk është e vërtetë që babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenë "përpunuar" nga Sigurimi. Fjala dashakeqase "përpunuar", në tekstin e diskutimit të Enverit një ditë pas vdekjes së Mehmet Shehut, është qëllimisht e vakët dhe implikon gjëra të shëmtuara. Ndërsa e vërteta është se në vitin 1972, Qazim Turdiun e thirrën në Ministrinë e Punëve te Brendshme ku një zyrtar i lartë i saj i tha se duhej t'i shkruante të vëllait në Amerikë, dr. Ramazan Turdiut, të ndërpriste veprimtarinë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Për ndryshe, do të kishte pasoja familjare shkatrruese. Qazim Turdiu u konsultua me të vëllezërit dhe vendosën t'ia shkruajnë Ramazanit letrën, që e firmosi gjyshja, me bindjen se Ramazani do ta kuptonte që ishin të shtrënguar. Këtë fakt Mehmet Shehu u mundua ta përdorë në debatet me Enverin për të provuar se Qazim Turdiu nuk ishte armik. Enveri iu pergjigj se ka qenë i "përpunuar" dhe nuk e ka bërë me sinqeritet. Prandaj Nexhmije Hoxha, për hir të së vërtetës, bën mirë ta zhgarravisë fjalën "përpunuar" nga fletoret e Enverit dhe ta zëvendësojë me "kërcënuar". Sidoqoftë, është krejt e dukshme se fletoret e Enverit nuk janë autentike, por të sanitarizuara, me qëllim që Enveri të bëjë një figurë sa më të mirë dhe Mehmeti të duket si mjeran. Ne realitet, përmbajtja dhe toni i përplasjes së Enverit me Mehmetin ka qenë krejt ndryshe.
5) Nuk është e vërtetë që fejesa ime me Skender Shehun qe e imponuar.
6) Nuk është e vërtetë që kemi pasur presione nga familja Shehu, apo emisarë të tyre për të pranuar fejesën.
7) Sipas traditës se popullit tonë, çdo fejesë ka anën personale që i takon çiftit, dhe anën familjare me të cilën merren prindërit. Eshtë e vërtetë se Qazim Turdiu hezitonte për ta lidhur fejesën, jo se "nuk donte të tradhtonte klasën e tij", sic shkruan anakronikisht Nexhmija, sepse ishte humanist dhe nuk besonte në ndarjen e popullit në klasa, por sepse nuk aprovonte anën brutale të regjimit, ku Mehmet Shehu ishte njëri nga protagonistët. Por, nga ana tjetër edhe besonte se çdo dash varet nga këmbët e veta dhe se i biri nuk është përgjegjës për mëkatet e babait.
8) Nuk është e vërtetë që figura morale e Skënder Shehut ka qenë ashtu siç e përshkruan Nexhmija. Ajo le të pyesë shokun e ngushtë të Skënderit, Ilir Hoxhën.
9) Nuk është vërtetë që Enver Hoxha "nuk dinte asgjë" per Qazim Turdiun kur bëri vizitën për urimin e fejesës. Unë isha prezent. Me tha vetë se e njihte mirë Qazim Turdiun dhe shprehu konsideratë te lartë. Pse e ndërroi fletën me vonë?
10) Në diskutimin ne Byro, Enveri shprehu merak të madh për fotografitë e fejesës me Enverin ne krye, se mos kanë rënë në duart e reaksionit ndërkombëtar, duke sajuar fantazinë se fotografitë do të kenë shkuar te Turdinjtë, pastaj në Greqi dhe më pas në duart e Arshi Pipës në Amerikë. E vërteta është se as që u kujtua njeri për fotografitë me Enverin (Enverit i pëlqente kamera dhe nuk linte rast pa dalë në fotografi) dhe do të kenë ngelur në aparatin e ndonjërit prej fotografëve të Bllokut. Fantazia e "komplotit" të fotografive është një maket në miniaturë i konstruksioneve fantastike të komploteve të paqena në trurin diabetik enverian. Ato që Enveri dhe Nexhmija kanë shkruar për faktet që unë i di dhe njerëzit qe unë i njoh, janë pothuajse të gjitha gënjeshtra. Po të përdorim metodën e arsyetimit me induksion, shumica e gjërave që kanë thënë edhe për të tjerët duhet të jenë genjeshtra. Megjithatë, nuk është e vështirë "to read between the lines" në kujtimet e Nexhmijes: Situata në udheheqjen e Partisë ishte mbytëse. "Shokët" (tashmë të plakur dhe të rrjedhur) urrenin njëri tjetrin, ruanin nëpër kasaforta dokumente "kompromentuese" për shoku-shokun dhe mezi prisnin që dikush të gabonte e t'i suleshin si qenë të uritur. Enveri ndiqte taktikën "perçaj dhe sundo", Kadriu donte t'i zinte vendin Mehmetit, ndërsa Ramizi synonte largpamësisht karrigen e Enverit. "Shoqet" përdornin taktikat e plakave ziliqare per t'u futur xixat pleqve: "E di ti Enver se çfarë biografie ka e fejuara e Skënderit? Po kolltukët e rinj të Fiqretit i vure re? I kanë më të mira se tonat. Me që ra fjala, Turdiu i ka vënë notë të keqe Pranverës në matematikë!"

Dhe kulmi i absurditetit, aq sa futet në kategorinë e qesharakes, është sajesa enveriane se poliagjenti Mehmet Shehu mori urdhër të prerë nga shërbimet e huaja qe te vrasë Enver Hoxhën për të permbysur regjimin në Shqipëri. Këtë nuk e bëri dot, sepse ishte shumë "e vështirë" (ndonëse me dhjetë veta mund ta pushtoje të tërë Bllokun). Atëherë si variant i dytë për të përmbysur regjimin, fejoi djalin! (Eshtë shumë më e pranueshme që një individ inteligjent si Mehmet Shehu, nën influencën modernizuese të djemve të tij, ta kishte kuptuar më në fund kotësinë vëllavrasëse të luftës së klasave dhe ta shikonte këtë fejesë si një mjet për ta përmirësuar regjimin, dhe jo përmbysur atë.)
Të kthehemi në kohën e tashme:
Mirë se Enveri ishte i çmendur dhe ka vdekur, por ty Nexhmije Hoxha, po të flas si grua dhe si nënë, si nuk te vjen turp që nuk shpëtove shoqën tënde të ngushtë të shkollës e të luftës dhe femijët e saj qe u rritën bashkë me fëmijët tuaj.
Silva Turdiu
04. 04. 2004
 
Eh moj Silva se mos vetem ti e pate kete fat te keq
Te pakten ti mund "te ngushellohesh " se ta dine te gjithe "hallin "
Sistem i ndyre qe hante pjella pjellen ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top