“Flet Imzot Vissarioni”

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Në fjalën e Kryepeshkopit Ortodoks Vissarionit Xhuvani, kryetar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbajtur me rastin e ceremonisë mortore të Haxhi Vehbi Dibrës, shihet vlerësimi maksimal që i bën lideri ortodoks një lideri mysliman, duke e thënë edhe vetë, se mund të jetë ndoshta rasti i vetëm dhe unikal në botë, sidomos për atë kohë, kur një kryeprift mban një ligjëratë në varrimin e një kryehoxhe:
--------
“Haxhi Vehbiun e kam njoftun si nji nga të parët Kryetarë Shpirtnuer, aj qe i pari që u dha dorën të Krishterëve tue u thanë se e ndjekim, po besimin që na kanë lanë të parët, porse kudo, në jetën tonë, jemi vllazën të pandashëm. Unë sot po e thyej pengesën e mosmarrjevet pjesë, nga ana e jonë, në ceremonina të tilla: na jemi vllazën. Myslimanizmi Shqiptar duhet të jete krenar që pati në gjirin e vet burra si i ndjeri: uroj nga zemra që të vazhdojë të ketë të tillë. Aj po ju len juve, shokë të Klerit Mysliman, idealin e tij qe po forcohet dita ditës: Haxhi Vehbiu asht nga ata që i pjellë rrallë koha, Aj tashti prehet i sigurt se misioni i tij atdhetaro-fetar qindron ndër duer të mira si të juejat.
Haxhi Vehbi Efendi Dibra do të mbesi i pa harruem në Historin e zhvillimit të Sbqipnis së Re edhe në pikpamje tjatër: asht i pari Kryetar i fes Muhamedane në Shqipni i cili tue qenë prej origjinit të Shqipnis s’Epërme, respektohesh dhe simpathizohesh si prej Shqiptarve t’Jugut ma të largtë të Shqipnisë ashtu edhe prej atyne të Veriut ma t’ epërmë si të Krishterë edhe Muhamedanë.
Kohnat, në të cilat jetojë dhe sundojë punët e fes Muhamedane ne Shqipni, ishin kohnat e atyne sëmnndjeve shoqnore që kalojnë të gjithë Kombet kur janë formue rishtas si shtet, dhe personalitetet e ndershëm ose prinjësit e Fes ndodhen në pozitë të vështirë shumë, pse fiset ose Bajraktarët e Kombit janë në përpjekjet e tyne me ba për vehte të parin e fesë për me realizue qëllimin e vet. Sa punë e vështirë, sa punë e madhe asht që të qëndrojë i pari i fesë i pa anshëm, por edhe që t’i bajë të gjithë ta nderojnë e ta duan por edhe të gjithë ta ndigjojnë! Lipset të pranojmë se duhet nji dipllomaci dhe politikë e fortë, nji ideal ose dashuri Atdhetarije e madhe, që vetëm feja e ka ose e jep, me mujtë prinjësi i fesë t’jetë dhe të qëndrojë i patundun. Sa i nalt e sa i math ishte edhe në çdo rast prezantimi miku i Ynë i dashtun Haxhi Vehbi Dibra! Kur ecte, kur bisedonte, kur qëndronte në mes të miqëve dhe misafirve i bante të gjithë pa ndryshim feje ta duan e ta respektojnë; nuk bani kurrë dimagogji as rekllamë, por vetëm detyrën e tij Fetaro-Kombëtare si nji Muhamedan i mirë, por edhe si nji Shqiptarë i mirë, si nji fillosof i zoti i punëve shoqnore; jo se ishte miku i jonë personal, por pse ishte edhe nji njeri i tillë, edhe neve e pamë t’arsyeshme me mos u kërsye por me kuxue dbe me çqetsue pak kët mbëledhje të hirëshme me fjalë tona, në kët vend shumë të ndershëm ku prehen eshtnat e të dashtunve t’onë vllezër në kombësi, sa do që për të parën herë ndofta jo vetëm në Shqipni por ndofta edhe në të gjithë botën, për të parën herë flet nji Kryeprift Kristijan Orthodhoks në varrin e nji Kryehoxhe Muhamedan Mysliman».
---------
Zani i Naltë, “Flet Imzot Vissarioni”, nr. 4, Prill 1937:109-111.

sds.jpg
 
Imzot apo JotZot, Hoxhe e Prifterinje jane vec nje kosh plehrash qe ne si popull Ilir "I LIRE" DHE QE JEMI KETU PARA HENES, sna interesojne brockullat e kokezinjeve!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top