Flet horoskopi: Si reagoni në sherr e sipër, bazuar te shenja juaj

Kush më mirë se horoskopi e njeh karakterin tuaj. Gjatë debateve, situata rrezikon t’ju dalë jashtë kontrollit, aq sa të mos njihni veten ose thjesht të shpërtheni në të qara e të kërkoni ndjesë. Se në cilën anë qëndroni, e zbuloni më poshtë:
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

DASHI
Nëse nuk keni aq shumë afrimitet, një Dash do t’ju bëjë të ndiheni të vegjël, a thua nuk i intereson fare ajo që keni për t’i thënë. Por nëse e lëndoni një Dash, hmmm më mirë merrni arratinë.
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

DEMI
Nëse i sfidoni në një përballje (me fjalë), mund të shpërthejnë. Meqë nuk para u pëlqen t’i zvarrisin gjërat, herët apo vonë, do t’ju largojnë nga vetja. Në fund, do t’ju japin në këmbim vetëm shpërfillje.

BINJAKËT
Binjakët do t’ju kundërpërgjigjen me një inat aq të fortë, sa nuk do ta kuptoni nga doli. Ata i urrejnë debatet mbi gjëra që s’u interesojnë dhe mund të përfundojnë në të shara vulgare nëse i nxisni. Prisni një tufë të vërtetash të dalin në shesh gjatë sherrit me një njeri të shenjës së Binjakëve!
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

GAFORRJA
Gaforret i marrin shumë personalisht të gjitha, pavarësisht arsyes pse po debatoni. Ndonjëherë ndjeshmëria e madhe i mbyt, dhe mund t’ia plasin të qarit fiks përpara jush. Më vonë do t’ju kërkojnë falje dhe do të gjejnë një mënyrë si ta kthejnë marrëdhënien aty ku ishte. Por nëse zbulojnë se nuk jeni të sinqertë, do t’ju heqin qafe pa asnjë problem nga jeta e tyre
LIoPAGY.jpg
wVwG9pe.jpg

LUANI
Nuk është se u intereson shumë, fundja kanë mjaftueshëm fansa e miq. Por edhe nëse ia dilni t’ja vini kundra gjithë miqtë do të gjejnë të tjerë që t’i respektojnë, adhurojnë dhe mbështesin.

VIRGJËRESHA
Përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye të fortë për ta bërë.
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

PESHORJA
Ofendohen tepër lehtë nga diçka që mund t’u thoni. Për të mos dalë hapur, mund të përdorin edhe të tjerët që të përballen me njeriun që u ka shkaktuar shqetësim.

AKREPI
Është një lojë e rrezikshme me një Akrep; nuk i pëlqen aspak të ndihet i refuzuar, i kundërshtuar apo i shpërfillur. Kështu që mendojeni mirë atë që do t’i thoni dhe si do ta thoni, sepse mund t’ju kundërpërgjigjet duke përdorur pikat tuaja më të dobëta, që ju as që e dinit që i njihte.

SHIGJETARI
Shigjetarëve nuk u pëlqejnë sherret, dhe do bëjnë ç’të munden që t’ju shmangen. Mos e merrni si shaka; ata mund të zhduken krejt papritur kur e ndiejnë se po vjen rreziku i një debati. Nëse keni thënë apo bërë diçka që atyre nuk u pëlqen, dijeni se thjesht nuk do të flasin kurrë më me ju, dhe nuk do të përpiqen ta zgjidhin në ndonjë lloj mënyre.
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

BRICJAPI
Nëse ju humbni kontrollin përpara një Bricjapi, ai mund ta përdorë kundër jush, sepse e sheh si dobësi. Janë shumë dinakë në këtë drejtim, dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur aty ku duan. Nëse u vjen mundësia, nuk humbin kohë dhe e shfrytëzojnë: kini kujdes kur përballeni me një Bricjap.

UJORI
Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, por ndihet tepër i lodhur për të ndier ndonjë lloj acarimi. Me siguri do të kërkojë të rrijë vetëm, duke ruajtur një lloj diplomacie, për të mos shembur urat e komunikimit. Por mos harroni: nuk kanë frikë t’u kundërpërgjigjen nëse ju vërtet i nxisni.
wVwG9pe.jpg

PESHQIT
Peshqit përpiqen të shmangin negativitetin mes jush. Madje, mund të kërkojnë falje edhe nëse nuk e kanë vetë fajin, thjesht dhe vetëm që të pajtoheni prapë. Në varësi të çështjes së diskutimit, mund edhe të përfundojnë duke qarë, sepse sherret dhe moskuptimet i bëjnë të ndihen të lënduar.
 
LUANI
Nuk është se u intereson shumë, fundja kanë mjaftueshëm fansa e miq. Por edhe nëse ia dilni t’ja vini kundra gjithë miqtë do të gjejnë të tjerë që t’i respektojnë, adhurojnë dhe mbështesin.

???????
Ken Jeong Thank You GIF by FOX TV
 
Daisy

Anëtar i Respektuar
VIRGJËRESHA
Përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye të fortë për ta bërë.

sa rob paqesor jam?
 
??????

Edhe @AnaVie rob I qet eshte
E kam van re ?????
 
D.

.
Staf në FV.AL
S/A By Kenzo
UJORI
Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, por ndihet tepër i lodhur për të ndier ndonjë lloj acarimi. Me siguri do të kërkojë të rrijë vetëm, duke ruajtur një lloj diplomacie, për të mos shembur urat e komunikimit. Por mos harroni: nuk kanë frikë t’u kundërpërgjigjen nëse ju vërtet i nxisni.
Ehe ehe ehe ehe ehe ?
 
ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Mos u zini me mua , kaq po ju thom lol
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
DEMI
Nëse i sfidoni në një përballje (me fjalë), mund të shpërthejnë. Meqë nuk para u pëlqen t’i zvarrisin gjërat, herët apo vonë, do t’ju largojnë nga vetja. Në fund, do t’ju japin në këmbim vetëm shpërfillje.
:))
 
Bebw

Antarë i Respektuar
VIRGJËRESHA
Përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye të fortë për ta bërë.
☻☻?
 
Nga ju unë jam më e egra roar ???
 
Baba nga Durrsi

Antarë i Respektuar
Jam Binjakët dhe mgja se ky horoskopi i ka ra kokes në rastin tim. ?
- Unë jom mo keq se jevgat ke rradha e sardeles 20 lekshe, pupù pupù me ngref qetë me mu....
Të boj rezil mo keq se jevgat! ? ? ?
 
Top