Fk Flamurtari Vlore

Pe: Fk Flamurtari Vlore

اipi: Nuk do rrimë të “qajmë” dy pikët me Apoloninë


Shefi i klubit vlonjat kërkon të lërë pas atë barazim në shtëpi javën e fundit dhe kërkon nga futbollistët të shohin vetëm përpara

“Kemi barazuar me Apoloninë, por rruga është ende e gjatë, objektivat e një ekipi nuk përcaktohen vetëm më një ndeshje.” Kështu ka deklaruar shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, i cili është i qartë në deklaratat e tij, kur pranon se ndaj Apolonisë ishte thjesht një ditë e keqe për Flamurtarin. “Kemi humbur dy pikë shumë të vlefshme dhe natyrisht nuk na vjen mirë që këtë e bëmë në fushën tonë, aty ku duhej të siguronim vetëm fitore.

Megjithatë, ndoshta më mirë që ky barazim erdhi në këto momente, përpara një takimi të rëndësishëm si ai që kemi pas 10 ditësh në Korçë. Nuk mendojmë se barazimi me Apoloninë ndikon në objektivat e Flamurtarit, aq më shumë një ndeshje nuk përcakton objektivat që një ekip ka për një sezon futbollistik. Kështu që na del detyrë të vijojmë të punojmë me qetësi, asgjë nuk ka ndryshuar për Flamurtarin, pavarësisht se të gjithë jemi zhgënjyer nga barazimi i ditës së diel.

Ka shumë ndeshje për këtë kampionat, luajmë në dy kompeticione, si kampionati dhe kupa, ndaj natyrisht do të kërkojmë të bëjmë maksimumin në të dy kompeticionet ku marrim pjesë. Ndoshta ekipi nuk ka dhënë më të mirën e tij dhe besoj se qysh në ndeshjen e radhës Flamurtari do të dijë të tregojë vlerat e veta.

Krahasimi Grupi i futbollistëve është cilësor, mbështetja nuk ka munguar, ndaj ky barazim nuk ndryshon asgjë. Përkundrazi, na vë përpara detyrën për të vijuar punën tonë dhe për të treguar qartë Flamurtarin që kërkojmë të gjithë. Krahasimet me sezonin e kaluar? Nuk di ç’të them, flasin shumë, por krahasimet bëhen në fund të sezonit.

Nëse arrijmë atë që duam, krahasimet nuk më interesojnë, ndaj ta lëmë ekipin të qetë të punojë dhe të përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat. Merkato? Jemi në nëntor, të shohim deri atëherë, megjithatë ekipi është i kompletuar them,” – përfundon shefi i klubit të Flamurtarit Geri اipi.



Vlonjatët kërkojnë një miqësore jashtë

Flamurtari starton përgatitjet ditën e mërkurë, ndërsa në gjirin e ekipit mungojnë dy lojtarë. Franc Veliu është i thirrur nga ekipi kombëtar dhe Bruno Telushi i thirrur nga ekipi i 21-vjeçarëve. Të dy nuk do të jenë deri në përfundim të ndeshjeve ndërkombëtare. Flamurtari ka program një ndeshje miqësore, ndoshta në fundjavë.

ثshtë duke u punuar në këtë drejtim për gjetjen e një kundërshtari, por qëllimi është që takimi miqësor të zhvillohet jashtë Vlorës, duke patur në konsideratë edhe faktin se takimin e radhës në kampionat vlonjatët e luajnë në transfertë përballë Skënderbeut.



Përparim Lushaj kthehet si drejtor teknik

Rikthehet posti i drejtorit teknik te Flamurtari. Ish-mbrojtësi i mirënjohur vlonjat Përparim Lushaj do të jetë tashmë drejtor teknik. Emërimi i Lushajt në këtë post është kryer dje në mesditë nga presidenti Gjika. Vetë trajneri Lutaj ka kërkuar ta ketë pranë Lushajn qysh prej momentit kur mori drejtimin e Flamurtarit, ndërsa e mendon afrimin e tij si drejtor teknik një zgjeidhje shumë të mirë për Flamurtarin, duke e quajtur Përparim Lushajn edhe si krah të djathtë. Në fakt, këtë pozion Lushaj e ka mbajtur edhe në vitet 2005-2007, në kohën kur Flamurtari gjendej në situatën e tij më të vështirë në kategorië e parë.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lushaj: Të gjithë ekipet e shohin Flamurtarin si pretendent

Drejtori teknik i klubit vlonjat pohon se në pesë ndeshjet e fundit të fazës së parë ekipi i ka shanset të jetë në krye të renditjes

I emëruar pak ditë më parë në postin e drejtorit teknik, ish-mbrojtësi i ekipit vlonjat në vitet e arta të Flamurtarit, Përparim Lushaj, nuk mungon të bëjë një ekspoze të ekipit gjatë tetë javëve të para të kampionatit, por mbi të gjitha mbi ecurinë në vijim. Dhe duket se pjesën kryesore e zë padyshim ndeshja në Korçë, sfida e radhës për Flamurtarin.

“Aktualisht jemi në vend të tretë, por mendoj se Flamurtari ka mundësinë të shkojë më lart në renditje, në majë të saj. Po të shohësh analizat e bëra nga specialistë të futbollit në të gjithë vendin, sheh qartë se të gjithë e cilësojnë Flamurtarin pretendent, ndaj dhe ne e shohim me këtë sy, dhe të tillë, si pretendent, shkojmë në ndeshjen e radhës.

Emri dhe fanella e Flamurtarit janë shumë të rënda, ndaj mendoj se në çdo edicion ekipi nuk mund të mos renditet mes ekipeve pretendente për titull. Kështu ka ndodhur një sezon më parë, kështu po ndodh edhe aktualisht. Janë luajtur tetë javë, kemi arritur pesë fitore dhe një barazim, që me pak fat mund të kishte një rezultat krejt ndryshe dhe vetëm dy humbje. Pra, jemi ekipi që kërkojmë të gjithë,” – thekson Lushaj.

Rivalët “Padyshim, në këto tetë javë që kemi luajtur mund të merrnim më shumë pikë, duke parë ndeshjet e zhvilluara, por asnjë ekip nuk është perfekt çdo javë, ndaj besoj se nuk ka asgjë për të menduar se jemi ndëshkuar në ndonjë ndeshje të veçantë pa meritë. Barazimi me Apoloninë nuk ishte ai që prisnim, por ky është futbolli. Do të vijojmë në këtë rrugë, për të kërkuar titullin deri në javën e fundit.

Por veç Flamurtarit, shoh edhe të paktën tre apo katër ekipe të tjera në luftën për titull, Skënderbeun, Tiranën, Teutën dhe mos harroni Vllazninë, për vetë traditën që përfaqëson. Synimi i Flamurtarit është të kapë sa më shpejt kreun e renditjes dhe në çdo ndeshje duhet të mendojmë se do të marrim maksimumin, ku synimi kryesor mbetet fitorja, pavarësisht fushës se ku luajmë.

Për sa i përket detyrës sime te Flamurtari, do të bëj më të mirën, pasi të gjithë ne ish-futbollistë të këtij ekipi duhet të japim kontributin tonë,” – përfundon drejtori teknik i Flamurtarit, Përparim Lushaj

“Në çdo fushë shkojmë për të fituar”
“Shkojmë si një ekip pretendent dhe jo vetëm në Korçë, por në çdo fushë kërkojmë më të mirën e mundshme. Rivaliteti i sezonit të kaluar ishte normal, por nuk do të ndikojë në këtë takim. Nuk e di për çfarë flitet në media, por nuk besoj në një pritje armiqësore. Skënderbeun e vlerësojmë si një ekip kampion në fuqi, por me thënë të drejtën, deri tani në kampionat nuk ka treguar një gjë të tillë.

Natyrisht ndeshja e radhës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka në mes edhe rivalitetin, siç edhe është e natyrshme mes dy ekipeve që vijojnë të cilësohen pretendentë dhe mbeten të tillë edhe këtë sezon futbollistik. Kemi ende një javë kohë për t’u përgatitur, por situata në gjirin e ekipit është mjaft optimiste. Mendoj se ndaj Skënderbeut do të shihni Flamurtarin që dëshirojnë të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm ata vlonjatë,” – shprehet Lushaj.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Sigurisht qe jan pretendent cunat e vlores dhe kte kampionat pasi jan nje nga skuadrat me te mira :D :D
Kte vit shpresojm tek titulli kampion :D ishalla sna e bejn me hile dhe kte vit :(
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hysa: Skënderbeut i kam shënuar edhe më parë, e bëj sërish


Sulmuesi i Flamurtarit premton një tjetër gol me peshë, pse jo, që t’i jepte fitoren ekipit vlonjat në këtë transfertë të vështirë

“Ndaj Skënderbeut kam shënuar disa herë dhe këtë dëshiroj ta bëj edhe ditën e ndeshjes këtë fundjavë.” Kështu deklaron sulmuesi i Flamurtarit, Vilfor Hysa, i cili kërkon një tjetër gol, ashtu siç edhe shprehet vetë ai, një gol që do t’i jap fitoren ekipit vlonjat. “Shpresoj të ndodhë pikërisht kështu, pasi jam plotësisht i bindur se në Korçë, Flamurtari nuk humbet. Madje besoj në një gol me shumë peshë dhe në fitoren e Flamurtarit.

ثshtë një ndeshje që edhe për shkak të ndërprerjes së kampionatit ka ditë që flitet në shtypin sportiv dhe në gjithë opinionin, ndaj mendoj se është takimi që pritet me shumë interes jo vetëm nga të dy kampet, por edhe më gjerë së kaq. ثshtë ndeshja më e rëndësishme që luajmë në këtë fazë të parë, pa nënvlerësuar asnjë kundërshtar tjetër, por dihet se kjo përballje të sjell më shumë karikim.

Luajmë në një fushë ku natyrisht kundërshtari do të ketë përkrahjen e publikut të shumtë, por kjo na jep më shumë dëshirë për të arritur një rezultat pozitiv në këtë transfertë për ekipin tonë. Nuk e mbivlerësojmë ekipin e Skënderbeut. Luhet një takim që vlen tri pikë dhe asgjë më shumë, ndaj kemi besimin maksimal se Flamurtari do të dijë si të luajë dhe ta përballojë me sukses këtë ndeshje,” – citon Hysa.

Rivali “Për ditë me radhë në Vlorë flitet pët këtë takim dhe shumë sportdashës na kanë kërkuar një ndeshje speciale, ndaj kështu do të ndodhë. Flamurtari ka ditur të tregojë se kur kërkon diçka, e arrin brenda fushës së blertë, prandaj kjo ndeshje të jetë edhe për sportdashësit tanë. Për sa më takon mua, pavarësisht si do të luajmë në vijën e parë, premtoj një gol, duke shpresuar se do të vlejë pikërisht për tri pikët.

Dëshirojmë të tregojmë në të njëjtën kohë edhe se me Skënderbeun, rivalit për titull, Flamurtari është aty ku duhet dhe e meriton të jetë, ndaj kundërshtari do ta ketë shumë të vështirë përballë ekipit tonë. Nga kampi kundërshtar nuk kanë munguar deklaratat se tri pikët janë pronë e ekipit korçar, por për këtë duhet në fillim të luajnë në fushën e lojës, aty do të tregohet se kush e meriton të quhet fitues.

Ne jemi gati për këtë përballje dhe do të kërkojmë më të mirën e mundshme. Situata është nga më të mirat në ekip, ndërsa shkojmë me synime të qarta drejt Korçës. E thashë, dua një gol dhe do të bëj të pamundurën për ta arritur gjatë 90 minutave të takimit,” – përfundon sulmuesi i Flamurtarit, Vilfor Hysa.

Vlonjatët u ruhen provokimeve të korçarëve

Startojnë sot seancat stërvitore, pas një dite pushim, për Flamurtarin. Prej ditës së sotme, në Vlorë do të flitet veç për kundërshtarin e radhës, ndërsa duket se nuk do të lejohen deklarata që mund të sjellin tension. Duke marrë shkas nga ngjarjet e një sezoni më parë, kur rivaliteti mes dy ekipeve ishte deri diku shumë i ashpër edhe në mediat sportive, tashmë futbollistët e Flamurtarit janë të udhëzuar të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre përpara sfidës më të rëndësishme të fazës së parë.

Gjatë ditëve të fundit mes dy tifozërive nuk kanë munguar deklaratat dhe antideklaratat, të cilat duket se quhen deri diku të pranueshme, duke parë rivalitetin mes dyja skuadrave një sezon më parë. Ndaj deklaratat e vetë protagonistëve të këtij takimi do të jenë të lidhura vetëm me ndeshjen, pa sjellë tension mes të dy ekipeve. Po kështu, një tjetër udhëzim lidhet edhe me provokimet që mund të vijnë nga kampi korçar, provokime që nuk duhet të ndikojnë aspak te futbollistët.
Lutaj sot do të ndjekë ndeshjen e Shpresës
Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, do të ndjekë nga afër ndeshjen e 21-vjeçarëve përballë Portugalisë. Lutaj ka saktësuar se do të jetë i pranishëm në këtë takim për të parë nga afër gjendjen e futbollistit të Flamurtarit, Bruno Telushi, lojtar të cilin nuk e ka pasur pranë ekipit gjatë këtyre ditëve.

Mendohet se Telushi mund të aktivizohet si titullar në ndeshjen përballë Skënderbeut, për vetë faktin se Flamurtari pritet të luajë me një skemë ndryshe në Korçë, me pesë mesfushorë dhe një sulmues në vijën e parë, ashtu siç edhe veproi në miqësoren përballë Vlorës. Por duket se Lutaj, veç vëzhgimit të lojtarit të Flamurtarit, mund të shohë edhe ndonjë lojtar tjetër pjesë e ekipit të 21-vjeçarëve, lojtar ku duket se ka interes nga Flamurtari.

Edhe pse nuk ka konfirmim për ndonjë emër, prania e trajnerit vlonjat tregon pikërisht se nga Flamurtari nuk mungon interesimi për afrimin e futbollistëve të rinj dhe cilësorë në gjirin e ekipit.

Tifozët vlonjatët i kërkojnë ndihmë klubit
Sportdashësit vlonjatë kërkojnë ndihmën e klubit të Flamurtarit për organizimin e tyre në ndeshjen përballë Skënderbeut në Korçë. Sezonin e kaluar, për sportdashësit vlonjatë u vunë në dispozicion katër autobusë, veç një numri të madh të sportdashësve që udhëtuan me automjete private.

Një organizim të tillë sportdashësit e Flamurtarit e kërkojnë edhe për takimin e kësaj jave në Korçë, ku kanë pranuar faktin se kërkojnë të jenë të shumtë në numër për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, duke besuar plotësisht në arritjen e një rezultati pozitiv. Pritet që gjithçka të konfirmohet nga ana e klubit në ditët në vijim, për nisjen e sportdashësve të organizuar drejt qytetit juglindor, aty ku besohet se prania e tifozërisë vlonjate do të ndikojë edhe te loja e ekipit.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Kapiteni Sakaj: Kësi sfidash kurrsesi nuk mund të humben


Mbrojtësi i Flamurtarit karikon shokët në prag të takimit me Skënderbeun, duke deklaruar se sezoni i kaluar është lënë pas

Fitore për ekipin, sportdashësit dhe veten. Kjo është ajo që thotë kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj, i cili zakonisht në deklaratat e tij nuk është shumë i prerë, por preferon të jetë i qetë dhe të kërkojë, ashtu si një kapiten, maksimumin nga ekipi i tij. Por duket se në prag të takimit me Skënderbeun, nuk mungon që ai të kërkojë diçka më shumë për këtë përballje, teksa thotë:

“ثshtë një ndeshje shumë e rëndësishme për Flamurtarin, ku duam të tregojmë plotësisht vlerat që meriton ky ekip. Ndaj Skënderbeut do të luhet në fushën e këtyre të fundit, por mendoj se këtu nuk ka asgjë për t’u trembur, përkundrazi, duhet të jemi më shumë të karikuar për të arritur një rezultat pozitiv.

Këtë ta arrijmë jo vetëm për veten tonë, por për sportdashësit dhe drejtuesit e ekipit, për mbështetjen që kanë treguar gjatë gjithë kësaj periudhe në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm. Unë besoj se Flamurtari i ka të gjitha mundësitë të zhvillojë një ndeshje shumë të mirë në Korçë, një ndeshje shumë cilësore, të shoqëruar padyshim me rezultat pozitiv.

Jemi duke vijuar maksimalisht përgatitjet tona, për të qenë gati për sfidën e ditës së shtunë në Korçë, një nga ndeshjet ndoshta më të rëndësishme të fazës së parë. Sezoni i kaluar? Nuk duhet të ndikohemi aspak nga sezoni i kaluar, ai ka përfunduar, ka nisur një kampionat i ri, është një ndeshje tjetër, përballë ekipit të Skënderbeut, që ka pësuar shumë ndryshime, krahasuar me sezonin e kaluar, ashtu si edhe Flamurtari.”

Rëndësia “Do të luajmë për të marrë pikë, pasi nëse cilësohemi pretendentë, nuk mund të humbasësh në ndeshje të tilla. Shpresoj në një ndeshje të bukur, në një takim ku të fitojë ai që e meriton dhe besoj se kështu do të ndodhë. Ne jemi gati, e presim këtë sfidë sikur të ishte e fundit e këtij sezoni dhe do të kërkojmë më të mirën.

ثshtë e rëndësishme që ndeshje të tilla si ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të fitohet apo të humbet brenda fushës së blertë, pa pasur natyrisht ndikimin e gjyqtarëve. Në fushën e lojës janë lojtarët aktorë, ndaj janë pikërisht futbollistët ata të cilët humbin apo fitojnë një ndeshje. Aq më shumë kur takimi është më i rëndësishëm si ky i ditës së shtunë. Ne besojmë në forcat tona dhe natyrisht kemi objektivat tona për këtë përballje,” – përfundon kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj.



Vlonjatët ironizojnë në facebook korçarët

“Je i ftuar në ngjarjen historike: ATA përballë Flamurtarit legjendar. Ngjarja zhvillohet në Korçë nga ora18:00 deri 20:00, më 19.11.2011.” Kjo është ftesa që u drejtohet sportdashësve vlonjatë mes rrjetit social facebok grupimi “Flota Kuqezi”.

Duke përdorur edhe ironinë, tifozët vlonjatë nuk e kanë përkufizuar këtë përballje si ndeshja Skënderbeu-Flamurtari, por emrin e ekipit kundërshtar e kanë përkufizuar thjeshtësisht ATA. Duket se atmosfera dhe ngacmimet mes sportdashësve kanë gjetur mënyra nga të ndryshmet te të dy tifozëritë, të cilat gjatë ditëve të fundit nuk kanë lënë asnjë rast pa hedhur deklarata dhe batuta.



Tifozët bëhen gati të prenotojnë lokalet

Ndeshja që mezi pritet, tashmë është zyrtarizuar për ditën e shtunë dhe natyrisht klima që ka përfshirë opinionin sportiv është e ndjeshme kudo, në çdo ambient të qytetit bregdetar, aty ku flitet veç për takimin Skënderbeu-Flamurtari.

Shumë dëshirojnë të jenë në stadium për të mos humbur “live” këtë përballje, por pamundësia e pranisë së të gjithë sportdashësve vlonjatë në shkallët e stadiumit do të sjellë ditën e shtunë në pasdite mbushjen e lokaleve të shumta, për të mos humbur emocionet e kësaj sfide.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Magani: Ndeshjen e shoh më shumë barazim…


Mendoj se këtë takim do ta fitojë skuadra që do të ketë më shumë besim te vetvetja, te fitorja

“E shoh ndeshjen “X”, – nuk ngutet aspak të flasë Gugash Magani, ish-trajneri i Flamurtarit, që edicionin e kaluar kishte shansin e artë të merrte një titull, pasi ishte fare afër. Shkoi deri në 9 pikë epërsi, por më pas, tjetër melodi e largoi nga trofeu. Tashmë edicioni i ri futbollistik e gjen sërish aktiv, në Kavajë me një tjetër objektiv, të kthejë skuadrën në Superiore.

Por, nisur nga fakti që të shtunën luhet sërish një Skënderbeu-Flamurtari, Magani si fillim stepet të “gërricë”, por më pas fillon e flet diçka: “ثshtë një ndeshje, e cila ushtron më shumë presion nga vendasit, nisur nga pozitat në renditje. E vështirë? Tepër. Mendoj se këtë takim do ta fitojë skuadra që do të ketë më shumë besim te vetvetja, te fitorja.

Do të luhet një ndeshje “FAIR”, me dy tifozeri që i japin tonin kësaj gare, por që më shumë mendoj se korçarët do të ndiejnë presionin e marrjes së tri pikëve. I duhen më shumë se kurrë, ndryshe koha nuk pret, javët ikin. Tri pikë për kryetarin e Vlorës? Ha, ha… (qesh pak). Meriton shumë e shumë, edhe pse ai vetë e di që e pret një ndeshje shumë e vështirë dhe delikate. Uroj të marrë maksimumin, por edhe pika duhet ta kënaqë. Ruaj konsideratën më të jashtëzakonshme për Gjikën.

Por them që Flamurtari i kryetarit është sidoqoftë në atë zonë edhe këtë kampionat, ku mund dhe duhet të pretendojë fort. Skënderbeu realisht nuk më ka bindur fort për titull këtë vit, përjashto një loje të mirë me Tiranën, në një kohë që Flamurtari nuk është aspak i lehtë si ekip. Nuk jam me ata që mendojnë se është një skuadër jo me peshën e vitit të kaluar. Ka trashëguar jo pak nga titullarët e edicionit të kaluar.

Megjithatë, garantoj se në Korçë do të jetë një ndeshje e bukur dhe që do të dhurojë jo pak. Kampionati ka tjetër format dhe nuk është më aq i gjatë sa vjet, por që gjithsesi, luajnë përballë dy klube të ndërtuara shumë mirë në anët e tyre funksionale. Nga ana tjetër, mendoj se Tirana dhe Teuta kanë dhënë shenjat e para për një rivalitet të egër. Jo kaq shumë Skënderbeu.

I duhet patjetër kjo ndeshje, ndryshe vështirësohen ndjeshëm pozitat për të qenë afër zonës titull. Kjo nuk do të thotë që nuk i duhen Flamurtarit,”- shprehet kështu Magani, ish-pankina vlonjate, e cila një edicion më parë në Korçë në fund të fazës së dytë do të humbiste me një 11-metërsh të Shkëmbit, teksa më parë Xhafa e Plaku do të humbisnin dy raste fatalisht të çmuara goli.

Tashmë nuk është më në Vlorë. Ka ikur prej andej, duke kaluar një periudhë me jo pak stres, por fare afër titullit. Mbase dikush do të thoshte që Gashi në Vlorë me detyrën e trajnerit mbaroi një fakultet të huaj, sesa kaloi dy vjet trajner…
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hysa nderon Flamurtarin dhe i jep kryesimin e grupit


Sulmuesi i ekipit vlonjat është deciziv edhe në kupë, teksa me dopietën e tij bën një hap të madh drejt kualifikimit për më tej



Grupi B

Flamurtari 6 pikë 3-2

Pogradeci 4 pikë 4-3

Kamza 4 pikë 3-4

Teuta 2 pikë 1-2



Pogradeci – Flamurtari 1-2

Shënues: اela 58’ \ Hysa 45’, 83’



Pogradeci: Petrovski, اollaku, Lako (Kllogjeri 56’), Drazhanin, Përe, اela, Elmazi (Eminhazeri 74’), Tanushi, Baze (اipi 65’), Jahaj, Saviç. Trajner: Y. اekiçi.



Flamurtari: Spaho, Brahja, Progni, Lena, Veliu, Arbri, Rajoviç, Brkiç (Liçaj 88’), Kuqi, Shtubina (Telushi 86’), Hysa. Trajner: E. Lutaj.

Kartonë të verdhë: اollaku

Gjyqtarë: M. Masha, E. Doda, E. Derraj (Tiranë)



Loja ka filluar e shpejtë që në minutat e para të takimit, ku vendësit, edhe pse kishin lënë në stol pjesën më të madhe të titullarëve, duke ju besuar shumë të rinjve në këtë takim, kanë kërkuar që të marrin iniciativën që në momentet e para. Flamurtari duket se kërkon fitoren, duke i dhënë rëndësinë e duhur takimit, ku nga takimi i fundit kundër Skënderbeut mungonin vetëm Sakaj dhe Abraham, për t’i lënë vendin Arbrit dhe Brahjes, me Veliun të spostuar në të majtë të mbrojtjes.

ثshtë pikërisht Veliu që jep sinjalin e parë në portën liqenore me një goditje nga 30 metra, por Petrovski largon në korne. Minutat në vazhdim janë liqenorët që i afrohen fare pranë golit në minutën e 20-të. Flamurtari fillon të lëvizë dhe është Lena që merr frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 30-të lëshon një asist për Brkiçin, që godet fare pranë portës, por portieri Petrovski bën mrekullinë.

Pogradeci i beson kundërsulmit dhe në minutën e 40-të është Baze që lëshon një “predhë” të vërtetë dhe portieri Spaho e përcjell topin në korne. Dy minuta më vonë është përsëri اela që godet fort, por është përsëri Spaho në një ditë të shkëlqyer, që shpëton portën nga goli. Atëherë kur të gjithë prisnin përfundimin e pjesës së parë, Flamurtari nis një kundërsulm të rrezikshëm dhe është Lena që lëshon një top për Hysën, që gjen të papërgatitur mbrojtjen pogradecare, duke gjuajtur shumë fort duke tundur rrjetën e Petrovskit.

Vendësit do të barazonin me Andi اelën në minutën e 58-të. اekiçi në pjesën e dytë fillon të lëvizë në pankinë, duke hedhur në fushë Kllogjerin dhe اipin për të kërkuar golin. Flamurtari duket se nuk nxitohet, duke u mbrojtur me kujdes dhe i beson shpejtësisë së Prognit dhe Shtubinës nga krahët.

7 minuta para se të mbyllet ndeshja, Hysa merr një top të bukur në qendër, shtyn përpara dhe i vetëm me Petrovskin shënon me mjaft zgjuarësi, duke kaluar Flamurtarin në avantazh. Vlonjatët marrin tri pikë me vlerë në kupë, duke marrë njëkohësisht edhe kreun e grupit. Pavarësisht humbjes, pogradecarët nuk i kanë humbur shpresat për t’u kualifikuar, madje janë vend të dytë, por në ndeshjet e kthimit kanë dy ndeshje jashtë fushe, tani është koha të përqendrohen te kampionati.



Deklarojnë…



Ylli اekiçi, trajner i Pogradecit: “Ishte një takim që i kishte të tri rezultatet për mënyrën se si u zhvillua. Kemi ruajtuar plot 5 titullarë, duke parë rëndësinë që ka për ne takimi i së dielës në kampionat kundër Kamzës dhe u kemi dhënë mundësinë disa lojtarëë të rinj, që besoj se e kanë justifikuar këtë aktivizim.

Takimin e ka vendosur kualiteti i Hysës, pa mohuar dhe vlerat e disa lojtarëve të tjerë të Flamurtarit, që në këtë takim duket që e kishin vlerësuar në maksimum, duke aktivizuar lojtarët titullarë. Vëmendja jonë është e përqendruar në kampionat, ku në takimin kundër Kamzës do të japim çdo gjë për të fituar.”



Edmond Lutaj, trajner i Flamurtarit: “Ka qenë një takim shumë i bukur, një takim “fair-play”, në kushte normale, ndoshta duke parë edhe përbërjen e Pogradecit me lojtarë të rinj, e kemi menduar më të lehtë fitoren, por vendësit na ka vënë në vështirësi në momente të caktuar, por ne e kemi administruar si duhet takimin, duke arritur objektivin që kishim për këtë takim, duke e fituar atë. I falënderoj drejtuesit e Pogradecit për mikpritjen dhe u uroj suksese në takimet e tjera.”
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj: Flamurtari nuk do të dorëzohet, ringritja vjen që sot


Trajneri vlonjat vijon të thotë se ekipi nuk u është larguar objektivave në të dy frontet, pavarësisht se ka humbur disi terren ndaj kryesuesve

Barazimi ndaj Tomorit mbetet një tjetër rezultat zhgjënjyes për vlonjatët, ndërkohë që vetë trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, kërkon që këtë situatë të krijuar aktualisht ta lërë pas, duke kërkuar të mendohet veç për të punuar dhe për të parë takimet e radhës. Flamurtari sot luan për kupë në Vlorë ndaj Pogradecit, ndërsa në fundjavë udhëton drejt Tiranës, ku për kampionat luan ndaj ekipit të Dinamos. Dy ndeshje për tu fituar, të paktën kështu shpresohet.

“Barazimi me Tomorin na ka lënë një shije të hidhur, pasi ishte një ndeshje ku kemi dominuar, por kemi shpërdoruar shumë përpara portës. Për këtë qëllim duhet që edhe një herë të përmendim faktin se sërish pranë portës falim shumë dhe në momente të caktuara të ndeshjes i lëmë shumë hapësira kundërshtarit, gjë të cilën unë e kam kërkuar disa herë nga futbollistët ta minimizojnë, pasi në këtë mënyrë ndëshkohemi, siç edhe ka ndodhur edhe ndaj Apolonisë, por edhe ndaj Tomorit.

Janë sërish dy pikë të lëna në fushën tonë që nuk duhej t’i falnim, pasi janë pikë që na duhen shumë për renditjen. Megjithatë, ka ende shumë ndeshje, janë edhe tri të tilla deri në fund të fazës së parë dhe gjatë janarit do të shohim ku mund të ndërhyjmë për të pëmirësuar ekipin, pasi nuk mendoj se pretendimet tona janë cënuar. Pa dyshim, barazimi me Tomorin ka qenë një hap fals i Flamurtarit, por nuk duhet dhe nuk mund të dekurajohemi, pasi këto pikë mund t’i rikuperojmë gjatë rrugës.

Ndaj Tomorit kemi bërë të njëjtat gabime, duke i lënë fushën kundërshtarit dhe për këtë jemi ndëshkuar. Edhe pse kemi pasur më shumë raste se Tomori nuk kemi mundur të fitojmë dhe kjo është për të ardhur keq, pasi në ndeshje të tilla vlen më shumë rezultati dhe pikët,” – ka theksuar trajneri vlonjat.

Kupa “Përpara kemi ende tri ndeshje kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Do ta nisim me Pogradecin nesër (sot) për kupë dhe më pas të mendojmë për Dinamon në kampionat. Ndaj Pogradecit duhet të arrijmë fitoren, pasi sigurojmë kalimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë dhe më pas shohim dhe përgatitim ndeshjen me Dinamon.

Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt dhe Flamurtari do të kthehet te fitorja, fillimisht me Pogradecin dhe më pas me Dinamon. Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira ndaj duhet menduar njësoj, si kur luan me ekipet e kreut, ashtu edhe me ato të fundit të tabelës. Kështu do të shkojmë përpara,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj.



Lena: Nuk jemi në krizë, do ta shikoni!

Mesfushori i Flamurtarit pohon se deri në fund të fazës së parë ekipi vlonjat do të rikuperojë nga pikët e lëna

“Flamurtari nuk është në krizë dhe kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.” Kështu thotë mesfushori i Flamurtarit, Nijaz Lena, i cili ka pranuar se për Flamurtarin duhet menduar se situata e krijuar pas tri rezultateve zhgënjyese në kampionat do të kalojë shumë shpejt. “I kërkojmë mbi të gjitha falje publikut për barazimin ndaj Tomorit, por mos na quani në krizë. Flamurtari nuk është në këtë gjendje, thjesht është një moment i keq që do të kalojë shumë shpejt.

Ka diçka, pasi ekipet që luajnë kundër nesh, mbi të gjitha në Vlorë, mbyllen thuajse plotësisht në mbrojtje, duke na vështirësuar në maksimum lojën tonë. Shikoni ndeshjet që ka zhvilluar Flamurtari, thuajse takimet më të mira deri tani në këtë sezon i kemi luajtur me ekipet pretendente dhe kryesisht jashtë Vlore.

Në fushën tonë ekipet që vijnë në Vlorë mendojnë kryesisht për mbrojtjen dhe, nëse arrijnë të shënojnë, siç edhe ka ndodhur në dy takimet e fundit në Vlorë, është shumë e vështirë t’i çash në mbrojtje. Megjithatë, kjo është një situatë që do të kalojë, ne duhet të mendojmë veç për të punuar qetësisht dhe për të qenë gati për ndeshjen e radhës. Të mërkurën luajmë për kupë dhe më pas për kampionat ndaj Dinamos.

Të kalojmë fillimisht Pogradecin në kupë dhe më pas të kalojmë edhe kundërshtarin e radhës në kampionat. Flamurtari është një nga ekipet pretendente të këtij sezoni dhe asgjë nuk ka ndryshuar pas barazimit të fundit. Për këto rezultate jemi të gjithë përgjegjës dhe si grup duhet të nxjerrim ekipin te rezultatet pozitive, pasi edhe sportdashësit meritojnë më shumë.

Jemi të bindur se ky Flamurtar shumë shpejt do të arrijë të jetë aty ku e meriton me rezultatet nga më të mira në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Flamurtari nuk është në krizë, është një situatë që do të kalojë shumë shpejt,” – deklaron mes të tjerash mesfushori i Flamurtarit, Nijaz Lena.



Kritika dhe ngritje zëri në analizë te vlonjatët

Stafi i Flamurtarit ka bërë një analizë përpara nisjes së seancës stërvitore të djeshme. Analizë ku në fokus ka qenë takimi i luajtur dhe barazuar ditën e diel përballë Tomorit. Sipas informacioneve të përcjella, konfirmohet se gjatë diskutimeve, ku është tentuar që të jetë një diskutim i hapur, ka pasur kritika ndaj futbollistëve për barazimin e dytë të arritur në fushën e vet.

Sipas asaj që konfirmon edhe trajneri Lutaj, është arritur në konkludimin se përgjegjësitë për rezultatin e arritur ndaj Tomorit nuk duhen kërkuar në futbollistë të veçantë, por përgjegjësia për këtë situatë të mbetet e përbashkët. Lutaj ka saktësuar se pas diskutimeve vetë futbolistët kanë pranuar se të gjithë së bashku duhet të arrijnë të nxjerrin Flamurtarin nga kjo situatë.

Veç diskutimeve, futbollistët kanë pranuar se ndoshta për këtë situatë të Flamurtarit duhet menduar që gjithçka të kalojë qysh në ndeshjen e radhës, kur Flamurtari do të luajë përballë Pogradecit në kupë. Konfirmohet se gjatë analizës, edhe pse në momente të veçanta ka pasur deri edhe ngritje zëri, gjithçka ka kaluar me një përmbledhje të saktë se kjo situatë kalohet në grup dhe të gjithë janë përgjegjës te Flamurtari.



Priten ndryshime në ndeshjen e sotme në kupë

Ndryshime në formacionin e Flamurtarit për takimin me Pogradecin. Pritet që nga formacioni i takimit me Tomorin në kampionat, trajneri Lutaj të bëjë disa ndryshime në formacion. Duket se Spaho do t’i lërë vendin Moçkës në portë, ndërsa nga mbrojtja Rajoviç, që nuk mund të luajë në kampionat, pritet të jetë nga minuta e parë në formacion.

Lojtarët e tjerë të këtij reparti priten për t’u përcaktuar, por një vend në mbrojtje mund të zërë edhe Beqiri, lojtar që tashmë ka arritur në gjendje optimale, por nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion. Në mesfushë Telushi apo edhe Liçaj mund të jenë të tjerë lojtarë që së bashku me Begajn mund të kenë më shumë minuta në aktivizim, ndërkohë që në sulm pritet që Shehaj dhe Idrizi të kenë mundësi të luajnë të paktën nga një pjesë loje.



Tifozët vlonjatë vijojnë të besojnë për titullin

Sportdashësit e Flamurtarit komentojnë situatën në ekip pas barazimit me Tomorin. Rezultati 1-1 i arritur me beratasit duket se ka sjellë te këta të fundit pakënaqësi, por mes tifozëve vlonjatë ka shumë të tjerë që janë dhe mbeten optimistë se kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.

Flamurtari dhe gjendja në kampionat mbetet ende në qendër të diskutimeve për sportdashësit. Natyrisht, barazimi i fundit ndaj Tomorit ka krijuar shumë pakënaqësi, por mes optimizmit që i karakterizon sportdashësit e Flamurtarit vijojnë të besojnë ende, madje edhe për titullin.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari ngec edhe me blutë, Dinamo arrin nivelin “zero”


Renato Malota arrin të barazojë shifrat në pjesën e dytë dhe shënon golin e dytë për Dinamon në këtë sezon, te vlonjatët pritet furtuna pas heshtjes



Dinamo – Flamurtari 1-1

Shënues: Malota 57’ / Progni 22’



Dinamo: Osmani, Peqini, Marku, Malota, Kapaj, Deliallisi, Kule (Dita 56’), Daja, Kuli (Hoti 85’), Xhemalaj (Shtini 66’), Imami. Trajner: A. Mërgjyshi



Flamurtari: Spaho, Abraham (Telushi 72’), Brahja, Progni, Lena, Veliu, Brkiç (Shehaj 68’), Kuqi, Sakaj, Shtubina (Begaj 69’), Hysa. Trajner: E. Lutaj

Kartonë të verdhë: Lena, Brkiç



Gjyqtarë: E. Dobi (Durrës), M. Dervishi (Shkodër), D. Korreshi (Lushnjë)



Dinamo arrin të marrë me vështirësi një pikë shprese në një përballie të vështirë si kjo ndaj Flamurtarit. Kanë kaluar pesë javë që prej barazimit të fundit ndaj Shkumbinit dhe tashmë blutë marrin një tjetër pike, që i nxjerr në kuotën e 0 pikëve në këto 11 javë kampionat. Ky takim është disi i veçantë për dinamovitët, pasi shënohet goli i dytë në këtë kampionat dhe që ka vlera, pasi arrihet të fitohet dhe një pikë pasi në golin e shënuar nga Arifaj disa javë më parë nuk ka shërbyer, pasi skuadra ka humbur 2-1 kundër Tomorit.

Pjesa e parë Minutat e para të takimit janë të vakta për të dyja skuadrat, pasi nuk arrihet që lojtarët të dalin në aksione të mirfillta sulmuese. I pari e ka nisur Lena rrezikun e shënimit të golit në minutën e 4-t, por Osmani e ndalon në kohë maqedonasin. Më pas minutat flasin sërish për miqtë që qarkullojnë topin në zonën e tyre deri në minutën e 10-të, por më pas blutë marrin frenat e lojës në dorë, duke ndërtuar aksione njëri pas tjetrit në zonën e vlonjatëve, por pa arritur të rrezikojnë zyrtarisht portën e Spahos.

Në minutën e 22-të Hysa pengohet në afërsi të zonës së 16-metërshit dhe Dobi akordon goditje dënimi me dy pasime. Veliu “negocion” me Prognin dhe ky i fundit gjuan një “predhë” dhe e dërgon topin në rrjetë. Kalojnë në avantazh miqtë dhe në minutat më pas mundohen të ruajnë rezultatin e krijuar dhe deri në fund të pjesës së parë me ndonjë rast sporadik edhe mund të dyfishojnë atë.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i lojës flet ndryshe për të dyja skuadrat. Dinamo që e nis me aksione të shumta sulmuese, por miqtë kundërsulmojnë shpejt me Hysën dhe Prognin, por pa mundur të kalojnë mbrojtjen vendase që në këtë takim kanë qenë tre, Peqini, Malota, Marku. Pra, Mërgjyshi e vendos skuadrën në fushë me formacionin 3-5-2, sepse nuk ka çfarë të humbasë, pasi rezultati nuk është në favorin e tij.

Rreth 10 minuta pasi ka nisur loja Peqini tregon talentin e tij, duke iu afruar portës, futet në brendësi të 16-shes, pengohet nga Veliu në mënyrë të parregullt, por nuk ka 11-metërsh, edhe pse protestat janë të shumta. Në minutën e 57-të dinamovitët fitojnë goditje nga këndi, e cila ekzekutohet nga kapiteni Kuli, i cili e dërgon topin në zone, ku me kokë Malota shënon golin e barazimit.

Gëzim pa fund për stafin dhe skuadrën blu. Pas kësaj fillojnë minutat e ankthit për vendasit, që nga njëra anë kërkojnë të ruajnë edhe këtë pikë të vetme, por nga ana tjetër këkojnë të shënojnë golin e avantazhit. E vështirë për ta në minutat 60-80, pasi vlonjatët lëshohen në sulm për të gjetur patjetër golin e fitores, por dinamovitët mbyllen në mbrojtie.

Në minutat e fundit blutë shpërthejnë në sulme njëri pas tjetrit dhe mund të kishin gjetur golin e dytë, por fati nuk qëndron me ta. Dinamo arrin të marrë një pikë në “shtëpi” me trajnerin Mërgyshi, ndërsa Flamurtari në këto katër javë grumbullon pikën e tretë pas 3 barazimeve dhe një humbjeje. Situata është e vështirë për vlonjatët, ndërsa për kryeqytetasit shpresohet të jetë dita e ndryshimit.



Mërgjyshi: Një pikë ngushëlluese që do të na nxisë

“Një pikë për t’u ngushëlluar nga situata ku ndodhemi. Ne e kemi deklaruar se do të bënim maksimumin për të arritur të merrnim pikë. Dëshironim shumë të merrnim të tri pikët, por duke pasur parasysh koeficientin e vështirësisë së këtij takimi, pasi ndodhemi në pozita të vështira, them se kënaqemi edhe me këtë pikë. Asgjë nuk ka mbaruar për ne, pasi janë dy ndeshje për këtë fazë dhe do të tentojmë të marrim sa më shumë pikë. Duam fitore në të dyja ndeshjet për të dalë nga kjo gjendje, dëshiroj të kemi më shumë fat, sepse prodhojmë lojë.

Unë jam i kënaqur me reagimin e skuadrës, pasi e filluam lojën si të trembur. Në pjesën e parë patëm vështirësi, sepse kishim zgjedhur mënyrën tonë taktike të lojës dhe papritur ata kundërsulmuan dhe shënuan me goditje dënimi. Më vonë nuk patëm ç’të humbisnim më shumë dhe reaguam me aksione sulmuese. Ne barazuam, por patëm shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, por na mungoi fati.”



Lutaj: Kësaj skuadre i duhet një sulmues patjetër

“ثshtë një situatë disi e vështirë për Flamurtarin, sepse kemi luajtur katër javë dhe kemi marrë 3 pikë. Pësojmë gola nga goditje standard dhe kjo na dëmton shumë, ashtu si dhe sot. Reaguam pas golit, por shënojmë një gol, pësojmë një tjetër. Kaq nuk mjafton. Qetësia e sulmit përpara portës nuk ekziston. Mendoj se pjesa e dytë ishte e mire, edhe pse nuk shënuam.

Qëllimi ishte të shënonim, por ne krijuam raste dhe goli mungoi. Në pjesën e parë luajtëm dobët. Kësaj skuadre i duhet një sulmues patjetër. Ne kemi planet tona dhe do të shohim më pas se çfarë do të ndodhë. Pas dy barazimeve me Tomorin dhe Apoloninë në Vlorë dhe tashmë me Dinamon, dua të them se po nënvlerësojmë, pasi këto lloj ekipesh futen në lojë pa asnjë presion psikologjik, ndaj them se kjo e ka rënduar mbi Flamurtarin. Humbja me Skënderbeun nuk ndikon në lojën tonë, por vetëm dy ndeshjet barazim në shtëpi.”



Lushaj: Do të gjejmë fajtorët me gjakftohtësi

I vetmi reagim nga skuadra vlonjte pas ndeshjes ndaj Dinamos mbetet nga ana e drejtorit teknik të Flamurtarit, Përparim Lushaj i cili citon: “Barazimi me Dinamon është rezultat i papranueshëm për ne. Kemi lojtarë që paguhen rregullisht te Flamurtari dhe ajo që po ndodh është shumë e pazakonshme. Do të ulemi të bisedojmë me qetësi në ditët në vijim dhe normalisht do të ketë reagime, pasi të bëjmë analizën e kësaj ndeshjeje.

Që nesër do të shohim nëse futbollistët nuk duan të luajnë apo nuk kanë mundësi të luajnë. Të lësh 6 pikë me ekipe që mbyllin kreun, nuk mund të quhesh ekip që e konsideron veten për kampion. I gjithë mundimi nuk mund të hidhet dëm dhe nuk ua kemi borxh sportdashësve vlonjatë këto rezultate të javëve të fundit.

Do të shikojmë mirë se ku qëndron faji, te stafi dretjues apo në tjetër vënd. Këto mbeten për në ditët e ardhshme,” – përmbyll Lushaj, i cili mbetet ende në masën ndëshkuese nga Komisioni i Disiplinës dhe e ka ndjekur këtë takim nga tribuna e stadiumit “Qemal Stafa”.



Tifozët vlonjatë në facebook: Turp ky Flamurtar!

“Nuk e kuptoj fare për çfarë luan ky Flamurtar! Tifozët ngelën duke i mbështetur me mish e me shpirt lojtarët, për çfarë?! Ku është burrërria vlonjate?! Pse kemi përfunduar një ekip si ai fëmija budalla e i qetë në një klasë plot horra? اfarë është kjo lojë e fshehtë? Kam vite që shoh futboll dhe është Flamurtari e vetmja skuadër që fillon dhuratat, pasi ka bërë tërë atë mund për të arritur tek goli i parë! Ku është autoriteti i trajnerit Lutaj? Personalisht mendoj se është TURP!!



Të veçanta

- 18-vjeçari Dita luan për herë të parë një ndeshje kampionati me Dinamon, ai është vetëm 18 vjeç.

- Fanellat me mbishkrimin “Top Sport” i sjellin fat asaj.

- Përpara se të niste takimi gjyqtarët kanë harruar të mbajnë 1 minutë zi në shenjë nderimi për Sabri Godon, por më pas ata janë kujtuar nga tifozët dhe e kanë përshpejtuar këtë veprim.



“Radiografia”

15’– Kule kërkon të gjejë Xhemalajn, por topi përfundon në duartë e Spahos që pret me vështirësi.

22’– Veliu starton faullin me dy takime në afërsi të zonës, pason për Prognin që gjuan menjëherë dhe shënon, 0-1. Vlonjatët kalojnë në avantazh.

30’– Imamit i shërbehet një top nga Daja, gjuan, por jashtë.

33’– Progni gjen të lirë Brkiçin në zonë, ky i fundit mashtron mbrojtjen vendase, por në fund përballë Osmanit përfiton goditje këndi.

45’– Kuli pason për Kapajn që futet në zonë, gjuan dhe jashtë.

54’– Peqini shpërngulet nga mesfusha dhe i afrohet zonës së rreptësisë së Flamurtarit, por në momentin e fundit pengohet nga dy mbrojtës kundërshtarë dhe ndaj tij nuk akordohet 11-metërsh siç pretendonte lojtari dhe skuadra dinamovite.

57’– Bekim Kuli ekzekuton goditje nga këndi, e harkon topin në zonë dhe me kokë Malota e dërgon në rrjetë. Barazohen shifrat, 1-1.

59’– Lena depërton nga e majta e portës dinamovite, kroson për Shtubinën, ky i fundit gjuan, por grushton Osmani e më pas largon mbrojtia rrezikun.

72’– Kuli shërben bukur nga e djathta e sulmit për Shtini, ky i fundit afrohet zonës dhe nuk gjuan në kohë.

80’– Begaj nga e majta e sulmit vlonjat, gjuan, por grushton Osmani. Më pas është Progni që tenton golin, por topi ndalet në shtyllën e majtë pingule të portës.

92’– Telushi provon nga distanca për të shfrytëzuar terrenin e lagësht, por Osmani largon me vështirësi në goditje këndi.

93’– Imami kundërsulmon shpejt, provon nga distanca, por Brahja devijon topin me kokë, i cili përfundon mbi traun e portës.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Muça: Tifozët vlonjatë? Të gjithë jemi për të njëjtin qëllim te Flamurtari


Trajneri i ri Shkëlqim Muça dje është prezantuar para ekipit, duke filluar punën menjëherë. Ai për momentin nuk ka përmendur fjalën “titull”

Shkëlqim Muça merr zyrtarisht drejtimin e Flamurtarit. Trajneri tiranas, që ka arritur akordin me drejtues të Flamurtarit në mbrëmjen e ditës së martë, është prezantuar dje në mesditë përpara futbollistëve të ekipit vlonjat, ndërsa i pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri ka qenë edhe shefi i klubit, Geri اipi. Muça, që në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra, duke fituar tri herë titullin kampion, nis kështu punën te Flamurtari me synimin për të çuar ekipin vlonjat drejt suksesit në këtë sezon. “Jam i kënaqur që ndodhem këtu dhe shpresoj që me qetësinë e duhur të arrrijmë gjëra të bukura, që të kënaqim edhe tifozërinë vlonjate. Flamurtari është një klub me traditë, që pretendon të shkojë lart, të ketë rezultate maksimale dhe me ambicie të madha.

Të tilla synime përputhen me ambiciet e mia, të cilat janë për të synuar gjithmonë nivela të larta të ekipit dhe gjithashtu rezultate të mira. Objektivi im dhe i skuadrës është të përqendrohemi për të fituar ndeshjen e radhës dhe sfidat e tjera që do të kemi më pas. E riktheksoj, duhet te tregohemi më të duruar dhe të qetë dhe në këtë mënyrë kemi për të pasur më shumë rezultate pozitive. E them këtë me plot bindjen, sepse drejtuesit e klubit nuk kanë bërë asnjë presion psikologjik, as te lojtarët, as te mua. Por thjesht na kanë kërkuar që të japim maksimumin tonë në stërtje. Edhe tifozëria vlonjate pret një skuadër agresive, si dhe një skuadër që fiton çdo ndeshje. E them me plot bindje se ekipi ka në gjirin e tij shumë futbollistë cilësorë, ndërsa të mendojmë për merkaton tani është shumë shpejt,” – ka theksuar trajneri i Flamurtarit.

Prezantimi “Do të kërkojmë përforcime, pasi ato i duhen çdo ekipi, por mbi të gjitha kryesore në këto momente është të çojmë ekipin përpara, drejt arritjes sa më parë të vendeve të kreut. Kontakti im i parë ka qenë me presidentin e ekipit, Shpëtim Gjika, me të cilin kemi zhvilluar një bisedë, ku jemi kuptuar menjëherë se çfarë kërkojmë nga njëri-tjetri dhe synimi ynë i përbashkët është të çojmë Flamurtarin aty ku e meriton të jetë. Prezantimi im me sportdashësit?

Këtu nuk ka asgjë për të thënë, të dyja palët jemi për një qëllim. Duhet kuptuar diçka, unë jam profesionist, kjo është puna ime dhe, nëse një vit më parë kam qenë diku gjetkë, sot jam te Flamurtari. Unë di të punoj me përkushtim, kudo që kam qenë dhe këtë do ta bëj edhe në Vlorë. Pastaj Flamurtari për mua nuk është diçka e re. Me fanellën e këtij ekipi unë kam luajtur në Kupat e Europës në vitet ‘80, ndaj rikthimi tashmë si trajner është një përgjegjësi më shumë. Flamurtari më kërkoi dhe pati zëra edhe në verë. Atëherë u vendos për një tjetër, të cilin unë e vlerësoj maksimalisht për punën që ka bërë në drejtim të Flamurtarit. Synimi im do të jetë të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës, të luajmë futboll të bukur dhe më pas të mendojmë për ndeshjen tjetër,” – përfundon pronocimin e tij të parë si trajner i Flamurtarit, Shkëlqim Muça.



Kontrata e Muçës, për një sezon e gjysmë

Për një sezon e gjysmë Shkëlqim Muça do të jetë trajner i Flamurtarit. Kontrata e tij me skuadërn vlonjate do të jetë për deri në fund të sezonit 2012-2013, ndërkohë që nuk bëhen të ditura anët financiare dhe sa do të përfitojë trajneri Muça. Në fakt, në Shqipëri dhe jo vetëm trajnerët e ekipeve të superligës, por edhe trajneri i kombëtares asnjëherë nuk është marrë vesh se sa përfiton ekzaktësisht. Edhe Muça ka kërkuar të mbetet mes tij dhe klubit. Sipas tij, kjo është diçka që nuk i intereson dikujt tjetër. “Marrëdhëniet e mia financiare janë mes meje dhe klubit dhe nuk mund t’i bëj të ditura. Unë jam këtu për të punuar gjatë dhe kështu shpresoj,” – ka pohuar trajneri Muça.



Ikën i gjithë stafi, Driza dhe Stefa në krah të trajnerit

Veç trajnerit Edmond Lutaj, së bashku me të largohet edhe stafi teknik, me të cilin kishte punuar deri një ditë parë. Kështu, nga Flamurtari largohet edhe zv.trajneri Sokol Branica dhe trajneri i portierëve Bujar Gogunja, të cilët ndodheshin prej dy sezonesh në Vlorë, kur Flamurtari u drejtua në atë kohë nga trajneri Gugash Magani. Ndërkohë, trajneri i ri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, ka prezantuar edhe stafin e tij. Ish-futbollisti i Flamurtarit, Johan Driza, do të jetë në postin e zv.trajnerit, me të cilin Muça ka punuar edhe kur Driza luante si futbollist me Tiranën, ndërsa Muça drejtonte në atë kohë ekipin. Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në ditën e tij të parë të punës, në postin e trajnerit të portierëve do të jetë Vladimir Stefa. Po kështu, Muça ka saktësuar se janë duke u kryer bisedime edhe me përgatitësin atletik Stefano Neri, i cili me të gjitha gjasat shumë shpejt pritet të mbërrijë në Vlorë.



Trajneri i ri kryen seancën e parë stërvitore në bregdet

Flamurtari ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e Muçës. Ai ka preferuar që stërvitja të zhvillohej në fushën pranë bregdetit, ndërkohë që prej ditës së enjte, pritet të jetë gati për futbollistët edhe një program i detajuar, program që nga trajneri dhe stafi i tij do të bëhen të ditur për futbollistët në çdo fillim jave. Stërvitja ka qenë e qetë, ndërsa Muça ka pranuar se gjithçka ka shkuar normalisht.

---------- Post added at 18:23 ---------- Previous post was at 18:22 ----------

Muça: Tifozët vlonjatë? Të gjithë jemi për të njëjtin qëllim te Flamurtari


Trajneri i ri Shkëlqim Muça dje është prezantuar para ekipit, duke filluar punën menjëherë. Ai për momentin nuk ka përmendur fjalën “titull”

Shkëlqim Muça merr zyrtarisht drejtimin e Flamurtarit. Trajneri tiranas, që ka arritur akordin me drejtues të Flamurtarit në mbrëmjen e ditës së martë, është prezantuar dje në mesditë përpara futbollistëve të ekipit vlonjat, ndërsa i pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri ka qenë edhe shefi i klubit, Geri اipi. Muça, që në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra, duke fituar tri herë titullin kampion, nis kështu punën te Flamurtari me synimin për të çuar ekipin vlonjat drejt suksesit në këtë sezon. “Jam i kënaqur që ndodhem këtu dhe shpresoj që me qetësinë e duhur të arrrijmë gjëra të bukura, që të kënaqim edhe tifozërinë vlonjate. Flamurtari është një klub me traditë, që pretendon të shkojë lart, të ketë rezultate maksimale dhe me ambicie të madha.

Të tilla synime përputhen me ambiciet e mia, të cilat janë për të synuar gjithmonë nivela të larta të ekipit dhe gjithashtu rezultate të mira. Objektivi im dhe i skuadrës është të përqendrohemi për të fituar ndeshjen e radhës dhe sfidat e tjera që do të kemi më pas. E riktheksoj, duhet te tregohemi më të duruar dhe të qetë dhe në këtë mënyrë kemi për të pasur më shumë rezultate pozitive. E them këtë me plot bindjen, sepse drejtuesit e klubit nuk kanë bërë asnjë presion psikologjik, as te lojtarët, as te mua. Por thjesht na kanë kërkuar që të japim maksimumin tonë në stërtje. Edhe tifozëria vlonjate pret një skuadër agresive, si dhe një skuadër që fiton çdo ndeshje. E them me plot bindje se ekipi ka në gjirin e tij shumë futbollistë cilësorë, ndërsa të mendojmë për merkaton tani është shumë shpejt,” – ka theksuar trajneri i Flamurtarit.

Prezantimi “Do të kërkojmë përforcime, pasi ato i duhen çdo ekipi, por mbi të gjitha kryesore në këto momente është të çojmë ekipin përpara, drejt arritjes sa më parë të vendeve të kreut. Kontakti im i parë ka qenë me presidentin e ekipit, Shpëtim Gjika, me të cilin kemi zhvilluar një bisedë, ku jemi kuptuar menjëherë se çfarë kërkojmë nga njëri-tjetri dhe synimi ynë i përbashkët është të çojmë Flamurtarin aty ku e meriton të jetë. Prezantimi im me sportdashësit?

Këtu nuk ka asgjë për të thënë, të dyja palët jemi për një qëllim. Duhet kuptuar diçka, unë jam profesionist, kjo është puna ime dhe, nëse një vit më parë kam qenë diku gjetkë, sot jam te Flamurtari. Unë di të punoj me përkushtim, kudo që kam qenë dhe këtë do ta bëj edhe në Vlorë. Pastaj Flamurtari për mua nuk është diçka e re. Me fanellën e këtij ekipi unë kam luajtur në Kupat e Europës në vitet ‘80, ndaj rikthimi tashmë si trajner është një përgjegjësi më shumë. Flamurtari më kërkoi dhe pati zëra edhe në verë. Atëherë u vendos për një tjetër, të cilin unë e vlerësoj maksimalisht për punën që ka bërë në drejtim të Flamurtarit. Synimi im do të jetë të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës, të luajmë futboll të bukur dhe më pas të mendojmë për ndeshjen tjetër,” – përfundon pronocimin e tij të parë si trajner i Flamurtarit, Shkëlqim Muça.



Kontrata e Muçës, për një sezon e gjysmë

Për një sezon e gjysmë Shkëlqim Muça do të jetë trajner i Flamurtarit. Kontrata e tij me skuadërn vlonjate do të jetë për deri në fund të sezonit 2012-2013, ndërkohë që nuk bëhen të ditura anët financiare dhe sa do të përfitojë trajneri Muça. Në fakt, në Shqipëri dhe jo vetëm trajnerët e ekipeve të superligës, por edhe trajneri i kombëtares asnjëherë nuk është marrë vesh se sa përfiton ekzaktësisht. Edhe Muça ka kërkuar të mbetet mes tij dhe klubit. Sipas tij, kjo është diçka që nuk i intereson dikujt tjetër. “Marrëdhëniet e mia financiare janë mes meje dhe klubit dhe nuk mund t’i bëj të ditura. Unë jam këtu për të punuar gjatë dhe kështu shpresoj,” – ka pohuar trajneri Muça.



Ikën i gjithë stafi, Driza dhe Stefa në krah të trajnerit

Veç trajnerit Edmond Lutaj, së bashku me të largohet edhe stafi teknik, me të cilin kishte punuar deri një ditë parë. Kështu, nga Flamurtari largohet edhe zv.trajneri Sokol Branica dhe trajneri i portierëve Bujar Gogunja, të cilët ndodheshin prej dy sezonesh në Vlorë, kur Flamurtari u drejtua në atë kohë nga trajneri Gugash Magani. Ndërkohë, trajneri i ri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, ka prezantuar edhe stafin e tij. Ish-futbollisti i Flamurtarit, Johan Driza, do të jetë në postin e zv.trajnerit, me të cilin Muça ka punuar edhe kur Driza luante si futbollist me Tiranën, ndërsa Muça drejtonte në atë kohë ekipin. Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në ditën e tij të parë të punës, në postin e trajnerit të portierëve do të jetë Vladimir Stefa. Po kështu, Muça ka saktësuar se janë duke u kryer bisedime edhe me përgatitësin atletik Stefano Neri, i cili me të gjitha gjasat shumë shpejt pritet të mbërrijë në Vlorë.



Trajneri i ri kryen seancën e parë stërvitore në bregdet

Flamurtari ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e Muçës. Ai ka preferuar që stërvitja të zhvillohej në fushën pranë bregdetit, ndërkohë që prej ditës së enjte, pritet të jetë gati për futbollistët edhe një program i detajuar, program që nga trajneri dhe stafi i tij do të bëhen të ditur për futbollistët në çdo fillim jave. Stërvitja ka qenë e qetë, ndërsa Muça ka pranuar se gjithçka ka shkuar normalisht.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Muça e nis me fitore te Flamurtari… në një miqësore


Vlonjatët kanë thyer kushërinjtë e vegjël, ku Idrizi në pjesën e dytë ka spikatur me dopietën e tij, duke lënë në hije serbin Brkiç

Flamurtari – Vlora 3-0

Shënues: Progni 29’, Idrizi 62’, 78’

Flamurtari: Moçka, Sakaj, Veliu, Rajoviç, Abraham, Shtubina, Kuqi, Progni, Lena, Hysa, Shehaj. Trajner: Sh. Muça. U aktivizuan: Spaho, Brkiç, Idrizi, Arbri, Begaj, Brahja.

Vlora: Hysi, Myderizi, Azizi, Bisha, اaushaj, D. Hoxha, Strati, E. Hoxha, Serjani, Plepi, Shabani. Trajner: A. Haxhiaj. U aktivizuan: Sadikllari, Skënderaj.
Gjyqtarë: A. Lulaj, G. Pulaj, R. Malaj (Vlorë)

Flamurtari dhe Vlora e kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit, me zhvillimin e një takimi miqësor mes tyre, ndeshje që pa dyshim ka ngjallur interes për të ndjekur Flamurtarin, tashmë nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Flamurtari ka fituar 3-0 dhe kjo mund të quhet fitorja e parë e Muçës nën drejtimin e ekipit vlonjat, edhe pse ishte vetëm një miqësore, ndërsa për një takim zyrtar duhet të presë ditën e mërkurë, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Kamzës në Vlorë. Formacioni që Muça ka hedhur në fushën e lojës ka pësuar ndryshime, ku në vend të Spahos, trajneri tiranas ka preferuar Moçkën, ndërsa në vijën e sulmit ka preferuar në krah të Hysës jo serbin Brkiç, por sulmuesin vlonjat Ardit Shehaj.

Ndeshja Flamurtari nis të ketë kontrollin e topit qysh në minutat e para të ndeshjes dhe kërkon sa më shpejt të gjejë golin e parë, por pavarësisht rasteve, goli i avantazhit do të vijë vetëm në minutën e 29-të, kur Progni do të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe Vlora kërkon të surprizojë, por pa mundur të shënojë golin e barazimit. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e takimit. Në 45 minutat e dyta të dy ekipet kryejnë edhe zëvendësime dhe Muça preferon të aktivizojë të gjithë lojtarët që ka në dizpocion. Do të jetë sulmuesi i ri Onils Idrizi që do të gjejë edhe dy herë të tjera golin për Flamurtarin, pikërisht në pjesën e dytë të takimit, duke i çuar shifrat në 3-0 për ekipin e drejtuar nga Muça. Flamurtari ka shënuar fitoren e dytë këtë sezon në një takim miqësor përballë kushërinjve të vet që luajnë në kategorinë e parë. Ka rënë në sy se takimin miqësor e kanë ndjekur një numër i konsiderueshëm sportdashësish dhe drejtues të të dy ekipeve, pavarësisht se ndeshja nuk është luajtur në stadium, por në fushën sportive pranë Pyllit të Sodës në bregdet.



Trajneri: Kam krijuar idetë e mia të para

“Ishte një takim që na ka vlejtur në këtë periudhë, kur kampionati është ndërprerë, por mbi të gjitha më ka shërbyer për të parë lojën e ekipit dhe studiuar edhe më mirë futbollistët që kam në dispozicion të ekipit, me qëllim që të arrijmë të përgatitim sa më denjësisht ndeshjet e radhës që na presin. Mendoj se jemi ende në fillim, pasi kam pak ditë që jam te Flamurtari, por natyrisht, ndeshje të tilla janë gjithmonë të vlefshme për ekipin, me qëllim që të qëndrojë gati dhe të mos përgatitet vetëm me seanca stërvitore. Jam akoma në fillim, por kam nisur të krijoj idetë e mia se si duhet të luajë Flamurtari,” – ka theksuar Muça.



اipi nevrikoset me lojën e sulmuesit Brkiç

Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, dhe sulmuesi serb Brkiç për disa minuta pas ndeshjes miqësore, kanë qëndruar së bashku duke biseduar. Duket se اipi është ndalur më shumë me sulmuesin edhe pë shkak të paraqitjes së tij në fushën e lojës, ku kryesore duket se ka qenë fakti se sulmuesi vijon të mbetet ende pa shije e golit edhe në një ndeshje miqësore. Duket se ajo që ka kërkuar اipi nga Brkiç lidhet me mënyrën e lëvizjes së tij në zonë, duke i kërkuar që të jetë më i shpejtë dhe më i saktë si në goditjet në portë, ashtu dhe në pasimet me shokët e ekipit. اipi ka mbetur ndoshta edhe i mërzitur me paraqitjen e tij, kur në disa momente ka pasur deri edhe ngritje zëri nga shefi i klubit të Flamurtarit.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

اipi: Të mbyllim fazën e parë, pastaj bëjmë merkaton


Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, deklaron se do të jetë trajneri ai që do të vendosë në lidhje me blerjet apo largimet e mundshme në ekip

“Të përfundojmë fazën e parë, më pas të mendojmë për merkaton.” Kështu ka deklaruar shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, i cili flet gjerësisht mbi situatën, merkaton dhe afrimet që pritet të përforcojnë Flamurtarin, por një pjesë të komentit të tij zë edhe trajneri i ri i ekipit Shkëlqim Muça. “A do të ketë merkato te Flamurtari? Natyrisht që po, çdo ekip ka nevojë për përforcime, aq më shumë kur bëhet fjalë për të afruar lojtarë cilësorë.

Nuk mund të them ende me saktësi ndryshimet, pasi ato janë kompetencë e trajnerit, por mund të konfirmoj se Flamurtari do të futet në merkaton e dimrit. Ne synojmë të shkojmë përpara, për të qenë aty ku duhet, pretendent dhe një ekip i tillë është gjithmonë i hapur për lojtarë cilësorë. Ku do të ndryshojmë? Kjo është kompetencë e trajnerit, ai vendos për të afruar njërin apo tjetrin lojtar, ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën.

Por në këto momente e mira është që të mos flasim shumë për merkaton. Duket se zhurma dhe emrat e njërit apo tjetrit futbollist kanë nisur të përfliten pa përfunduar faza e parë e kampionatit. Ne do të veprojmë në kohën e duhur. Tani është koha të mendohet për ndeshjet e mbetura, dy në kupë dhe dy në kampionat. Flamurtari ka në drejtim një emër të ri si trajner, ndaj mendoj se ka ardhur koha të mendohet plotësisht për takimet që do të luhen. Pikërisht këtë javë kemi dy takime, në kupë dhe kampionat, ku ekipit i duhet të dalë te rezultati pozitiv,” – ka theksuar اipi.

Trajneri i ri “Ka ardhur një trajner i ri si Muça, për të cilin dihen dhe njihen rezultatet e tij, ndaj besoj se frymën e tij për të qenë gjithmonë në krye do të arrijë ta përcjellë edhe te Flamurtari. ثshtë bërë një zgjedhje, në një moment jo fort të mirë të ekipit dhe mendoj se tashmë duhet të mendojmë me këtë frymë të re të ekipit. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht edhe trajnerin që u largua për punën e tij, por kjo ishte një zgjedhje që duhej bërë.

Tani vëmendja duhet të largohet nga këto, ndryshimet kanë gati një javë që kanë ndodhur, Flamurtari duhet të mendojë veç për të luajtur. Të gjithë presim fitoret e ekipit dhe kjo javë dhuron dy përballje shumë të rëndësishme, të cilat shpresojmë t’i kalojmë me sukses. Nuk di të them gjë tjetër, natyrisht të gjithë flasin për merkato, por kjo është një punë që duhet kryer e studiuar, për të afruar vetëm futbollistë që kanë në gjak Flamurtarin, pasi edhe grupi aktual është mjaft i mirë.

Rezultatet kanë ndikuar disi, por shumë shpejt do të flasim ndryshe. Të përfundojmë katër ndeshjet, më pas shohim për merkaton, ka ende kohë në këtë periudhë, ku duhen mbi të gjitha 6 pikë në kampionat,” – përfundon shefi i klubit të Flamurtari, Geri اipi.



Lena: Fitorja në Kupë na karikon për kampionatin

Mesfushori Nijaz Lena vlerëson maksimalisht ndeshjen me Kamzën, pavarësisht faktit se Flamurtari në Kupën e Shqipërisë është në një situatë komode dhe natyrisht e ka hedhur një hap drejt kualifikimit. “Një fitore do të na ngrinte psikologjikisht dhe do të ketë ndikimin e vet edhe për ndeshjet e mbetura të këtij viti. Luajmë përballë Kamzës dhe jemi në një moment ku nuk mund të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, si për kupë, ashtu edhe për kampionat, ndaj edhe të mërkurën do të kërkojmë vetëm fitoren, asnjë rezultat tjetër.

Fitoret i bëjnë gjithmonë mirë ekipit, mbi të gjitha në një moment kur kemi marrë vetëm barazime, por edhe në një moment kur Flamurtari ka pësuar ndryshime në drejtim. Ndeshja përballë Kamzës është momenti i parë ku Flamurtari duhet të dalë te fitorja, më pas është radha e Shkumbinit në kampionat. Janë dy ndeshje në shtëpi, pra është momenti më i mirë ku ekipi mund të largojë atë periudhë të keqe të kaluar,” – pohon mesfushori i Flamurtarit. Nijaz Lena.



Ndaj Kamzës mund të kemi formacion të alternuar

Përballë Kamzës në kupë, trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, pritet të luajë jo me formacionin titullar të ekipit. Një eksperimentim ndoshta nga trajneri që tashmë ka krijuar pak a shumë një ide të saktë për lojtarët titullarë të ekipit dhe këtë e tregoi në ndeshjen përballë Vlorës. Në pjesën e parë aktivizoi atë që duket se, sipas Muçës është formacioni titullar, ndërsa gjatë pjesës së dytë miqësore me Vlorën kreu shumë ndryshime.

Duket se pjesa më e madhe e futbollistëve që janë aktivizuar më pak, do të kenë më shumë minuta në dispocion për ndeshjen me Kamzën, ndërsa lojtarët titullarë të lihen në dispozicion për ndeshjen shumë të rëndësishme me Shkumbinin për kampionat
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Progni: Flamurtari e kaloi ngërçin, futet në “shina” për kreun


Mesfushori Gerhard Progni e ka bërë më së miri edhe rolin e sulmuesit, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5-0 ndaj Shkumbinit në Vlorë

Dy gola të shënuar, tashmë në një rol të ri për Gerhard Prognin. Trajneri Muça i ka besuar mesfushorit tiranas në dy takimet e fundit një rol krejt të ri, të cilin duket se futbollisti e kryen për herë të parë prej momentit, kur edhe ka veshur fanellën e Flamurtarit. Një besim të cilin Progni ia ka kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme trajnerit të tij, jo vetëm për golat e realizuar, por mbi të gjitha edhe për lojën që ka zhvilluar në fushën e lojës në ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit.

“Jam i kënaqur mbi të gjitha që jemi rikthyer te fitorja, pastaj golat janë gjithmonë diçka e veçantë për çdo futbollist. Një ndeshje të cilën e kemi zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pasur edhe shumë mundësi të tjera, me rastet që janë krijuar përpara portës kundërshtare.

Gjithsesi, fitorja e arritur me atë rezultat të thellë, tregoi se kemi lënë pas gjithçka dhe mendojmë që fillimisht të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit, për të menduar pastaj që në fazën e dytë do të jetë një Flamurtar plotësisht për titull.Kam shënuar dy gola, është një kënaqësi më vete, jam ndier më pranë portës dhe kam shfrytëzuar mundësitë e mia, duke realizuar dhe mbi të gjitha duke i hapur rrugë fitores së ekipit,” – ka theksuar Progni.

Roli “Kam luajtur edhe herë të tjera si sulmues, ndoshta më pak i fshehur, ndërsa tashmë prej dy takimesh, duke përfshirë edhe atë ndaj Kamzës, luaj më i avancuar. ثshtë më e lehtë të qëndrosh pranë portës, por duhet të kemi parasysh se kërkohet në çdo ndeshje të bësh më të mirën, pra të shënosh në portat kundërshtare. Merita e fitores është e të gjithë ekipit, pavarësisht se kush ishin autorët e golave, të mos harrojmë edhe Lena shënoi dy herë. Ne funksionojmë si ekip edhe kur fitojmë, edhe kur humbasim.

Pra, mendoj se kjo fitore mbi të gjitha u takon sportdashësve tanë, të cilët e kanë pritur këtë fitore, madje me lojë të bukur dhe me shumë gola. Jemi kthyer në rrugën tonë, tashmë duhet të mendojnë të gjithë se ky Flamurtar ka shumë për të thënë, ndoshta pas ndeshjes së fundit do të mendohet më shumë për të paraqitur në fazën e dytë një ekip sa më cilësor.

Mendoj se ky është një grup shumë cilësor, kemi kaluar një periudhë të vështirë, si çdo ekip tjetër që ka momentet e mira dhe të vështira, por ne jemi aty, do të synojmë pa dyshim kreun. Tashmë e rëndësishme mbetet të mbyllim këtë vit edhe më një tjetër fitore në kampionat,” – përfundon futbollisti i Flamurtarit, Gerhard Progni.



Muça: Ishte vetëm një hap, ekipi do ngjitet

Fitorja përballë Shkumbinit ka kthyer qetësinë te Flamurtari dhe mbi të gjitha optimizmin se vlonjatët do të jenë pretendentë edhe për këtë sezon. Natyrisht, në pak kohë ka ndodhur gjithçka nga ndryshimi në pankinën e ekipit edhe në lojën që Flamurtari zhvillon në fushë. Trajneri i ekipit vlonjat, Shkëlqim Muça, shijon kështu fitoren e tij të parë në pankinën kuqezi, megjithatë kërkon të ruajë qetësinë dhe të pranojë se ka ende shumë punë.

“Rezultatet e shënuara nga ekipet këtë javë tregojnë qartë se janë konfirmuar ekipet që do të luftojnë deri në fund për titull kampion. Unë do të rendis disa ekipe që do të luajnë shanset e tyre deri në fund, ku përmend Tiranën, Teutën, Skënderben dhe Flamurtarin. Për sa i përket Flamurtarit, jemi ende në vend të pestë, por ka shumë ndeshje dhe ky vend do të kapërcehet duke menduar për më lart.

Flamurtari ka lojtarë që mund të luajnë në disa role dhe kjo është ajo që kërkoj unë nga futbollistët. Po të shihni edhe ndeshjen e fundit, lojtarët kanë ndërruar disa herë pozicione. Luajmë me një skemë të re dhe kjo do pak kohë të implementohet tek ekipi, por për ndeshjen e fundit jam plotësisht i kënaqur, pasi pashë një ekip shumë të mirë në fushë,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça.



S’ka pushim për vlonjatët, edhe dje stërvitje

Nuk ka pushim për Flamurtarin. Ditën e diel, rreth orës 11:00, futbollistët i janë drejtuar sërish fushës stërvitore për një tjetër seancë përgatitjesh. Duke parë kalendarin e ngjeshur, ku në mesjavë do të luhet për kupë në Durrës ndaj Teutës dhe të shtunën e ardhshme ndaj Laçit në kampionat, pushimi është një fjalë që nuk ekziston në kampin kuqezi.

Megjithatë, stërvitja ka qenë e lehtë, ku më shumë është punuar me futbollistët që nuk luajtën ndaj Shkumbinit, ndërsa futbollistët që u aktivizuan ditën e shtunë kanë zhvilluar një seancë shkrydhëse dhe jo fort të lodhshme.



Kupa, ndeshja e fundit test për të rinjtë

Kupa lihet mënjanë, Flamurtari mendon vetëm për kampionatin dhe pikërisht për ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Laçit. Fakti që vlonjatët kanë siguruar kalimin për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, madje si të parët e grupit B, ka sjellë që ndeshja në kupë të mos cilësohet shumë e rëndësishme.

Formacioni që pritet të aktivojë Muça ndaj Teutës mund të ketë në përbërje shumë lojtarë që nuk janë aktivizuar gjatë kampionatit, por edhe mjaft emra të rinj. Ndërkohë, rëndësi të madhe në kampin vlonjat ka marrë takimi përballë Laçit në kampionat dhe fakti që vlonjatët kërkojnë sërish fitore, ka bërë që të gjithë të mendojnë për këtë sfidë.



Flamurtari është në hall për një sulmues

Flamurtari është në hall për një sulmues. Pavarësisht faktit se në gjirin e ekipit vlonjat janë edhe Shehaj apo Idrizi, vlonjatët janë duke menduar seriozisht se në merkaton e janarit afrimi i parë që duhet bërë në merkato mbetet një sulmues me peshë. I preferuari i drejtuesve të Flamurtarit mbetet Memelli, por në ambientet e klubit flitet edhe për emra të tjerë, si Pejiç dhe Sukaj.

Trajneri Muça duket se dëshirën e tij të parë e ka për kroatin Pejiç, por mes drejtuesve vlonjatë ky emër shihet si mundësia për të ndërhyrë, nëse nuk realizohet pista “Memelli”. Duket se pogradecari mund të jetë synimi kryesor i vlonjatëve. Megjithatë, me hapjen e merkatos, do të shihet më qartë.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Muça: Sot nuk jemi nën presion, dua vetëm lojë të bukur



Duket se vlonjatët nuk e kanë mendjen aspak te kupa, por te transferta e fundit me Laçin, ku edhe mbrojtësi Brahja pohon se vlen vetëm fitorja

Për Flamurtarin kanë startuar ditën e hënë përgatitjet për dy sfidat e fundit të vitit 2011. Pikërisht sot vlonjatët do të luajnë në Kupë ndaj Teutës, ndërsa në fundjavë ndaj Laçit për kampionat, duke kërkuar të mbyllin sa më pozitivisht vitin 2011. Siç është konfirmuar, te Flamurtari synimi kryesor mbetet pa dyshim ndeshja e kampionatit, megjithatë, trajneri Shkëlqim Muça kërkon që edhe në ndeshjen e kupës ekipi që ai drejton të tregojë vlera, duke zhvilluar një takim me nivel.

Muça ka theksuar se rëndësi ka që ekipi të tregojë dëshirë për lojë. “Nuk na intereson rezultati në ndeshjen me Teutën, por unë do të kërkoj që natyrisht ekipi të luajë lojën e tij. Ne nuk jemi nën presion për këtë ndeshje dhe do të luajmë totalisht të qetë në fushën e lojës, duke kërkuar të luajmë futboll të bukur. Natyrisht, drejt Durrësit do të udhëtojnë të gjithë futbollistët që kemi në dispozicion dhe do të shohim për aktivizimin e tyre në ndeshje në fushën e lojës.

ثshtë një ndeshje si gjithë të tjerat, Flamurtari ka treguar se e meriton vendin që ka në grupin B. Ne jemi të qetë, luajmë pa presion dhe ndoshta kundërshtari do të kërkojë të marrë më të mirën. Gjithsesi, në fushën e lojës ekipi që do ta meritojë, le të fitojë. Jemi shumë më të qetë se Teuta, por kjo nuk do të thotë asgjë,” – përfundon pronocimin e tij të shkurtër trajneri Muça.

Julian Brahja Ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit të kaluar mbrojtësi laçian Julian Brahja dhe tashmë në tri takimet e fundit në kampionat apo kupë ka pasur mundësinë të ketë më shumë minuta në dispozicion. “Kemi kaluar të gjithë një periudhë jo të mirë, por mendoj se tashmë gjithçka është lënë pas. Fitorja përballë Shkumbinit na ka kthyer qetësinë dhe optimizmin se për ndeshjen e fundit të kampionatit, por edhe në fazën e dytë do të jemi më shumë kompetitivë.

Flamurtari është rikthyer aty ku duhet, mbi të gjitha në lojën e bukur dhe rezultative. Shumë shpejt do të vijë edhe ngjitja në renditjen e superligës. Vendi i pestë nuk bën për Flamurtarin, natyrisht që ne do të kërkojmë të shkojmë sa më lart. Kanë ndodhur edhe ndryshimet dhe tashmë është mirë që të gjithë të mendojmë për Flamurtarin në vijim, pasi kemi mundësi për më shumë. Këtë javë luajmë me Laçin, që për mua është një ndeshje e veçantë, por ky është sezoni i dytë me Flamurtarin dhe ndihem pak vlonjat.

Më vjen keq për Laçin, por këtë javë dua fitoren e ekipit ku unë luaj. Jemi profesionistë në fushën e lojës dhe aty ndjenjat kanë shumë pak punë për çdo lojtar. Sot unë jam futbollist i Flamurtarit dhe do të kërkoj më të mirën për ekipin tim, për të synuar që ekipi vlonjat të shkojë sa më lart. Jam pjesë e këtij ekipi, kam një kontratë dhe dua që këtë sezon të arrij te të paktën një trofe me Flamurtarin.

Ndoshta e arrijmë, mundësitë janë, por tashmë të mos mendojmë për trofetë, synimi ynë më i afërt mbetet fitorja përballë Laçit në transfertë,” – përfundon mbrojtësi i Flamurtarit, Julian Brahja.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hidi dhe Pejiç mund të “blindojnë” dy reparte të Flamurtarit


Në klubin vlonjat të dy lojtarët në fjalë bëhen fakt i kryer, por duhen parë zhvillimet në merkato. Flitet edhe për dy mesfushorë, por s’ka emra

Flamurtari është në merkato, por nuk ka ende asgjë zyrtare. Siç edhe dihet, emrat më të fundit të folur gjatë ditëve të fundit kanë qenë ata të portierit Isli Hidi dhe sulmuesit Pero Pejiç, lojtarë që duket se janë më pranë se kurrë pranë ekipit kuqezi. Portieri isli Hidi madje ka qenë i pranishëm në Vlorë.

Burime të sigurta brenda klubit vlonjat kanë konfirmuar se portieri dhe Flamurtari kanë arritur një akord mes tyre, por ka ende një problem të vogël për t’u zgjidhur, që sipas burimeve nga klubi vlonjat, pritet ndoshta të marrë fund shumë shpejt. Gjithçka lidhet me kontratën e portierit tiranas te klubi qipriot, ku edhe luan aktualisht, ndërsa tërheqja e letrave do t’i japë fund përfundimisht bashkëpunimit të Hidit me klubin qipriot dhe nisjen e bashkëpunimit të tij me Flamurtarit.

Portieri ka rënë parimisht dakord me Flamurtarin, ndërsa konfirmohet se akordi është arritur edhe për anën financiare që do të përfitojë portieri te Flamurtari, ndërsa gjithçka duket se tashmë mbetet në dorën e klubit ku është aktivizuar portieri. Konfirmohet se Isli Hidi nuk dëshiron të vijojë më bashkpëpunimin e tij me ekipin ku edhe luan aktualisht, ndërsa kërkon të vijojë të luajë titullar, mundësi të cilën për momentin ia afron vetëm Flamurtari.

Por nëse akordi mes dy palëve është arritur, gjithçka mbetet vetëm në dorën e portierit tiranas dhe këmbëngulja e tij pritet të sjellë mbylljen e kontratës në Qipro dhe mbërritjen sa më shpejt në Vlorë. Nëse për portierin tiranas Isli Hidi, Flamurtari duket më i qetë, të reja të tjera kanë në dalë në dritë lidhur me sulmuesin kroat Pero Pejiç. Nga futbollisti, të cilit i është bërë zyrtare oferta e klubit vlonjat, pritet vetëm një përgjigje, të cilën në Vlorë preferojnë ta kenë pozitive.

Drejt kroatit shtatlartë të sulmit Flamurtari ka bërë ofertën e vet, e cila sipas burimeve nga klubi vlonjat, është mjaft e mirë dhe me kushte mjaft cilësore, ndaj shpresojnë që kroati të kthejë një përgjigje pozitive. Te Flamurtari, për sulmuesin Pejiç, nuk i druhen asnjë konkurrence, ndaj sipas këtyre burimeve, mund të thuhet se Flamurtari ka kryer dy lëvizjet e para në merkato, edhe pse pritet vetëm zyrtarizimi.

Po kështu, konfirmohet se te Flamurtari priten, veç Hidit dhe Pejiçit, edhe të paktën dy lojtarë të tjerë, për të cilët thuhet se luajnë në repartin e mesfushës, ndërsa emrat mbahen sekret.



Kuqezinjtë, stërvitje deri më 30 dhjetor

Në stërvitje deri ë datë 30 dhjetor. Futbollistët vlonjatë që kanë mbetur në qytetin bregdetar vijojnë ende të jenë të pranishëm në stërvitja e cila në këto ditë drejtohet nga zv. trajneri i Flamurtarit, Johan Driza. Nëse pjesa më e madhe e futbollistëve janë larguar drejt familjeve të tyre, e kundërta po ndodh me futbollistët vlonjatë, të cilët gjenden në fushën stërvitore nën drejtimin e Drizës, me një program jo shumë të ngarkuar, por më shumë për të qenë në formë dhe gjatë fazës përgatitore, të mos gjenden në situatë të vështirë.



Në Vlorë nuk dihet kur do të luhet me drita

Kthehet në telenovelë ndriçimi i stadiumit “Flamurtari”. Përfunduar kohë më parë vendosja e kullave të ndriçimit, ajo që po pengon që në stadium të luhet një ndeshje me drita lidhet pa dyshim me sistemin elektrik, i cili ende nuk është implementuar. Ishte thënë qysh një vit më parë se Flamurtari shumë shpejt do të luante ndeshjet e tij edhe në orët e mbrëmjes, por diçka e tillë nuk po ndodh dhe sportdashësit vlonjatë vijojnë ende të pyesin se kur ekipi i tyre do të jetë në fushë edhe gjatë orëve të pasdites apo mbremjes.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Gjika: Ambiciet e kroatëve në unison me ato të Flamurtarit


Numri një i klubit vlonjat prezanton dy blerjet e fundit, duke pasur besim tek ata: “Njihen vlerat e tyre dhe prandaj i morëm në ekipin tonë”

Kroatët Pero Pejiç dhe Toni Pezo hedhin firmën në kontratën e re për ekipin e Flamurtarit. Nënshkrimi i marrëveshjes së dy futbollistëve kroatë, njohje të vjetra të kampionatit shqiptar, është kryer në orët e para të mëngjesit së ditës së martë në zyrën e kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe njëkohësisht presidentit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Pas bisedave të gjata, akordi është arritur vetëm ditën e hënë pasdite dhe firmat u hodhën dje paradite.

Mësohet se të dy futbollistët kroatë do të jenë pjesë e Flamurtarit, ashtu siç edhe kishte konfirmuar nga “Sporti shqiptar”, për një afat 18-mujor, pra për një sezon e gjysmë, deri në fund të qershorit të vitit 2013. Drejtues të Flamurtarit dhe presidenti Gjika kanë preferuar për të pasur këta dy lojtarë cilësorë për një tjetër sezon, veç këtij aktualit, ose më saktë në pjesën e dytë të sezonit, që është më e rëndësishmja.

Të dy futbollistët kroatë, Toni Pezo dhe Pero Pejiç, mësohet se do të arrijnë të fitojnë në kontratën e nënshkruar me Flamurtarin një pagesë që mund të variojë nga 6 mijë deri në 8 mijë euro në muaj, por shifrat e sakta nuk konfirmohen zyrtarisht. Të dy futbollistët kroatë kanë mbërritur në zyrën e presidentit Gjika rreth orës 8:30 të paradites dhe, pas një bisede të shkurtër, kanë hedhur firmat në kontratë, madje duke përfituar menjëherë edhe këstin e parë të kontratës.

Presidenti Vetë Gjika duket se ka mbetur i kënaqur me afrimet e të dy futbollistëve kroatë, duke konfirmuar ambiciet e ekipit vlonjat jo vetëm për këtë sezon futbollistik. Sipas Gjikës, Flamurtari ka arritur të bëjë pjesë të ekipit dy futbollistë shumë cilësorë. “Kemi afruar dy lojtarë që njihen mirë për vlerat e tyre dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në ekipet e tjera të kampionatit shqiptar ku janë aktivizuar.

Nënshkrimi me ta e bë duke u bazuar tek ambiciet e Flamurtarit me ata të vetë lojtarëve, të cilat janë të njëjta, për të qenë në elitë dhe pretenduar trofe,” – ka deklaruar Gjika. Ndërkohë, gjithçka ka vijuar më pas edhe me fotot e çastit mes presidentit dhe futbollistëve, duke konfirmuar të dy lojtarët pjesë të ekipit vlonjat.

Pas nënshkrimit të kontratës, të dy futbollistët janë pajisur me bazën e nevojshme materiale, për të udhëtuar më pas në orët e pasdites drejt Turqisë dhe për t’iu bashkuar Flamurtarit në fazën përgatitore, aty ku tashmë i pret krahëpur trajneri Shkëlqim Muça, që i ka kërkuar me ngulm të dy futbollistët në përbërjen e ekipit që drejton.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Futbollistët vlonjatë: Nuk toleruam, me tifozët “paqe” në kupë


Lojtarët e Flamurtarit kanë përmendur golin e anuluar dhe shtyllën, si për të thënë se ata kanë dashur të fitojnë ndeshjen, por fati dhe gjyqtari ishin kundër

“Kualifikohemi në kupë, por asnjë nuk duhet të mendojmë se kemi toleruar ndaj Tiranës.” Kështu deklarojnë futbollistët e Flamurtarit, pavarësisht se në ambientet e klubit kuqezi shumë pak kanë dashur të flasin, por janë ndalur kryesisht vetëm në një temë, thëniet për tolerim ndaj Tiranës. “Tifozët kanë plotësisht të drejtë të jenë të mërzitur, – janë shprehur përpara stërvitjes futbollistët e Flamurtarit, – por nuk duhet ta mendojnë tolerimin.

Ne luajmë për veten dhe as për njërin dhe as për tjetrin kundërshtar. Ndaj zërat nuk janë të vërteta. Me Tiranën thjesht jemi mundur në fushën e lojës dhe asgjë më shumë. Të mos harrojmë se na është anuluar me të padrejtë një gol më se i rregullt, kemi goditur shtyllën dhe kemi pasur të tjera mundësi për të shënuar.

Me pak fjalë, Tirana ka fituar në Vlorë vetëm me fat dhe për shkak të gjyqtarit, jo se kemi toleruar. Gjithsesi, tifozët kanë të drejtë të mos ndihen të kënaqur, gjithçka do t’ua kthejmë ditën e mërkurë, kur së bashku me sportdashësit tanë të festojnë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Përballë Vllaznisë për ne është ndeshja e vitit dhe nuk mund të gabojmë, pavarësisht vështirësisë që mund të ketë një takim i tillë. Të shpresojmë se vetëm kështu me kualifikimin do të meritojmë edhe faljen e sportdashësve, por duhet të sigurojmë për një gjë, ne nuk tolerojmë,” – përfundojnë futbollistët e Flamurtarit vetëm pak përpara se të nisin stërvitjen e radhës, në përgatitje për takimin e së mërkurës me Vllazninë.

Paradoksi Në fakt, kemi parë dy tablo të tifozërisë vlonjate ditën e diel. Ose ata janë të përçarë, ose njëri grupim, si të thuash, e ka pranuar në heshtje edhe ndonjë kompromis me Tiranën, duke parë që Flamurtari nuk mund ta fitonte titullin dhe më mirë ta merrnin bardheblutë sesa korçarët. Gjatë ndeshjes u dëgjua jo pak herë nga tifozët vendës: “E shitët, e shitët!”

Madje në minutat e fundit shumë tifozë e braktisën stadiumin në shenjë mërzitje për humbjen. Paradoksi qëndron se si “Flota Kuq e Zi” u bashkua në fund me “Fanatiksat” dhe filluan të këndonin: “Bulevardi i Korçës…”, duke fyer kështu ekipin e Skënderbeut. Natyrisht, që edhe nëse ka pasur tolerim, asnjë pjesëtar i ekipit s’mund ta thotë.

Por tifozët ultras, ndoshta edhe ata të bindur se vlonjatët nuk mund të fitonin titullin, edhe sikur të mundin Tiranën, e kanë pranuar humbjen, duke dalë hapur kundër Skënderbeut, ekipit që urrejnë më shumë aktualisht.
 
Titulli: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari, prezantohet Gjoka
345n8zs.jpg
Trajneri ka nisur punën në krye të stolit vlonjat.
Pas emërimit në krye të stolit te Flamurtari, Ernest Gjoka ka nisur zyrtarisht punën.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, njëkohësisht edhe president i skuadrës, Shpëtim Gjika, ai është prezantuar me lojtarët.
Kreu i klubit ka shprehur besim të plotë te trajneri i ri, ndërsa i është drejtuar me një kërkesë lojtarëve.
Edhe trajneri është gati për sfidën e re.

Ndeshja e radhës për Flamurtarin, është ajo e së dielës në Kupën e Shqipërisë në fushën e Teutës./Abc
 

Attachments

  • 345n8zs.jpg
    345n8zs.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari nuk shkon më larg se barazimi 1-1 me Laçin
16.02.2014

Ngec sërish Flamurtari, Skuadra vlonjate e ka të pamundur të kalojë vështirësitë e fillimvitit, duke lënë 2 pikë të arta në shtëpi ndaj Laçit në një sfidë plot emocione ku u shënuan dy supergola, një në secilën portë. Kurbinasit jo vetëm që nuk u shfaqën inferiore në stadiumin e Vlorës, por dominuan në një pjesë të lojës, sidomos në pjesën e parë.

Flamurtari e nis me vrull sfidën, madje i afrohet ndjeshëm golit në minutën e 3-të, por Bakaj tregohet në lartësinë e detyrës duke mos e lejuar prekjen e rrjetës pas tentativës së Begajt. اuditërisht në minutat në vazhdim frenat e lojës i merr Laçi, që tregon më shumë dëshirë dhe grintë edhe pse luan në fushën kundërshtare. Në minutat në vazhdim loja karakterizohet nga momente të shumta tensioni për shkak të lojës së rëndë të futbollistëve ndoshta edhe për faj të kryesorit Meta që tregohet më tolerant se ç’duhet. Në një aksion pa shumë pretendime në minutën e 23-të, Erjon Vucaj lëshon një perlë nga distanca, duke e dërguar topin aty ku bashkohet shtylla me traversën. Një ekzekutim perfekt i 23-vjeçarit, që lë me gojë hapur edhe publikun vendas. Flamurtari gjen forca për të reaguar në minutat e fundit të pjesës së parë, fillimisht shënon në pozicion jashtë lojë, ndërsa në kohën shtesë, Bruno Telushi ngren entuziazmin në stadiumin e Vlorës, me një ekzekutim perfekt fluturimthi nga një distancë e largët.

Ritmi i lartë i pjesës së parë, ndikon në anën fizike të formacionit të Stavri Nicës, që mendon më shumë për të ruajtur pikën. Gjithsesi Flamurtari i afrohet golit në minutën e 62-të me Zeqirin, goditja e të cilit ndalet vetëm mbi vijen fatale nga mbrojtja mike. Në të 75-tën, Abiliaj nuk arrin të pasojë për shokët, tenton vetë prirët me portën por nuk gjen kuadratin. Në minutat e mbetura të besuarit e Ernest Gjokës bëjnë gjithçka të për realizuar golin e trepikëshit, por mbrojtja mike reziston me të gjitha mënyrat deri në vërshëllimën e fundit të Metës.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top