FK Apollonia Fier

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Meto: Apolonia vetëm një detyrë kreu, ka shumë deri në fund


Mesfushori fierak, Agim Meto, pohon se ndaj Shkumbinit do të jetë shumë e vështirë dhe jo si me Dinamon, por beson te grupi

Java e parë e kampionatit ka prezantuar, veç rezultateve, edhe gjendjen reale të skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Dhe nisur nga ajo që është shfaqur në fushën e lojës, ky kampionat nuk do të jetë dhe aq i lehtë, pasi shumë skuadra nuk është se kanë diferenca të theksuara karshi njëra-tjetrës dhe kjo ia shton edhe më tepër intrigën garës.

Apolonia është një ndër ekipet që nuk ka pëlqyer asnjëherë të deklamohet pompoze dhe as të sfilojë në deklarimet mediatike, por të jetë produktive në fushë. Pasi ka fituar një ndeshje relativisht të lehtë me Dinamon në javën e parë, tashmë bardhejeshilët janë në kulmin e përgatitjeve të tyre për takimin e radhës me Shkumbinin e Peqinit.

Gjendja e bardhejeshilëve është optimale dhe lojtarët janë të qetë përpara kësaj sfide. Stafi teknik po punon me mjaft përkushtim, ashtu sikurse edhe futbollistët, pasi vetëm kështu mund të pretendohet që të mos humbin në në ndeshjen e parë në transfertë.

Shkumbini “E kemi marrë me qetësi dhe aspak me ngut. Kemi fituar një ndeshje me Dinamon në fushën tonë dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak, por vetëm “detyrat e shtëpisë”. Padyshim që nuk kemi qenë në më të mirën tonë, pasi ka qenë ndeshja e parë dhe janë të njohura problemet e fillimit të kampionatit, siç është kolaudimi, fitimi i ritmit etj.

Megjithatë, e kaluam me sukses javën e parë dhe gjatë kësaj jave kemi analizuar ndeshjen me Dinamon, duke punuar që t’i minimizojmë deri në eliminim mangësitë që u vunë re në takimin ndaj bluve. Shkumbini gjithherë ka qenë një skuadër që e kërkon me të gjitha mënyrat fitoren, një skuadër që luan me grintë dhe që nuik toleron, sidomos kur luan në fushën e vet.

Ne e njohim mirë këtë kundërshtar dhe e respektojmë për vlerat që ka dhe për atë që përfaqëson në futbollin shqiptar. Pavarësisht të gjitha vështirësive, më duhet të them se Apolonia do të guxojë dhe nuk do të udhëtojë për të dalë e humbur në Peqin”, – ka thënë midis të tjerave mesfushori i Apolonisë së Fierit, Agim Meto.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Nica: Apolonia ka shanset e veta në Peqin

Apolonia dhe Shkumbini do të luajnë një nga ndeshjet e javës së dytë të kampionatit. Në transfertën e Peqinit, fierakët do të luajnë për të marrë një rezultat të pranueshëm. Bardhejeshilët kanë qenë të motivuar gjatë gjithë javës dhe janë stërvitur me shumë përgjegjshmëri për këtë takim. Trajneri i Apolonisë, Stavri Nica, ka këmbëngulur gjatë gjithë javës së pari për ta mbajtur skuadrën larg euforisë dhe ka kërkuar nga lojtarët që ta harrojnë Dinamon, duke i përqendruar vetëm te ndeshja me Shkumbinin. “Nuk ka lidhje fitorja e Dinamos me ndeshjen e Peqinit.

Pa dyshim që me blutë kemi bërë detyrën, ndërsa me Shkumbinin është një takim shumë i vështirë. Në përgjithësi, transfertat kanë vështirësi nga më të ndryshmet, nisur dhe nga trysnia që të krijon faktori fushë dhe sportdashësit që përkrahin ekipin e tyre. Unë e kam theksuar se Shkumbini ka një skuadër që duhet respektuar, ka krijuar tanimë një traditë të mirë në futbollin shqiptar dhe është një skuadër që vitet e fundit ka dhe historikun pozitiv në superligë.

Ne kemi punuar me seriozitet dhe kemi qenë natyrisht të obliguar që skuadra të jetë e përqendruar në fushë, të luajë me kujdes sidomos në repartin e prapavijës, por kjo nuk do të thotë se do të shkojmë në Peqin për të luajtur të tërhequr. Duke shfrytëzuar karakteristikat që ka mesfusha dhe sulmi ynë, pa dyshim që edhe ne do të kërkojmë të ndërtojmë aksionet e duhura drejt portës peqinase. Nëse i realizon të gjitha detyrat e ngarkuara, Apolonia i ka të gjitha mundësitë që të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë e vështirë”, – është shprehur midis të tjerave trajneri i Apolonisë, Stavri Nica.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia nuk lë gjurmë në transfertën e parë


Fierakët janë dorëzuar në 45 minutat e dyta, duke mos treguar asgjë, sidomos në fazën sulmuese

ثndrra dhe dëshira e Apolonisë për të mos dalë pa pikë nga fusha e Peqinit është sfumuar. Përballë një Shkumbini të etur për të bërë autokritikë për humbjen e javës së parë në Ballsh, fierakët vetëm në pjesën e parë janë dukur në fushën e lojës dhe kaq. Goli i shënuar në minutat ekstreme të fraksionit të parë nga lojtari i përvojës Klement Xhyra, i ka demotivuar totalisht dhe i ka goditur nga ana morale bardhejeshilët.

Realisht, transferta e Peqinit është parë si një nga mundësitë më të mira që Apolonia të mos dilte pa pikë, duke pasur parasysh dhe goditjen që kishte marrë nga java e parë skuadra peqinase, si dhe “firot” që Shkumbini pati gjatë merkatos së verës. Në letër tingëllonte një ndeshje me shanse të mira për fierakët, por trajneri Mile kishte bërë punë të mirë gjatë javës, duke i motivuar lojtarët e rinj të skuadrës së vet, të cilët kanë luajtur mirë.

Trajneri Nica i ka besuar të njëjtit formacion me të cilin ka luajtur me Dinamon, sërish me 4-4-2 dhe janë të njëjtët lojtarë që luajnë nga minuta e parë. Dhe nuk luajnë keq, përkundrazi, janë të kujdesshëm, luajnë me përgjegjësi të plotë, vihen në përgjim të aksioneve sulmuese të vendësve dhe vigjilojnë që të mos pësojnë, por pa harruar të shohin dhe nga porta e Kotorrit, ku Rama ka tronditur në një moment edhe shtyllën traversale të Shkumbinit.

Meto dhe Gërxho përpiqen të organizojnë aksione sulmuese, madje Nica guxon dhe hedh në fushë edhe Oliver Pepën, duke pretenduar që ky i fundit të bëhet një mbështetje e fuqishme për Ribajn dhe Ramën. Goditja është e rëndë për fierakët, të cilët në pjesën e dytë nuk duken asfare në fushë. Një lojë apatike, një skuadër në pamje të parë e trembur, pa nerv dhe tërësisht e nemitur.

Assesi nuk mund të arrihej barazimi dhe pikët me lojën e zhvilluar nga Apolonia në pjesën e dytë dhe Shkumbini mund të ishte ndëshkuar edhe më thellë. Nica është i dëshpëruar për aksionet sulmuese të skuadrës dhe i pakënaqur nga rendimenti i Ribajt. Duket se ngarkesa psikologjike e fjalës “transfertë” ka ndikuar edhe në këtë takim dhe ka qenë sërish mallkim për Apoloninë. Të pretendosh që pikët të sigurohen vetëm në shtëpi, nuk është komode për asnjë ekip.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Nica: Apolonia duhet të largojë “tabunë” në transfertë

Bardhejeshilët kanë fituar me Dinamon në Fier dhe kanë humbur me Shkumbinin në Peqin, maksimalen e pikëve në ndeshjen në “shtëpinë” e vet dhe duarbosh në transfertë. ثshtë një “refren” i njohur ky, pasi edhe sezone të kaluara, ky ka qenë problemi i skuadrës. Nuk është fundi i botës një humbje me Shkumbinin, por problemi qëndron te loja. Ekipi ka tendencën e shthurjes kur pëson gol dhe e ka të vështirë të reagojë pozitivisht.

Trajneri Nica ka qenë i pakënaqur me performancën e skuadrës në fushë dhe ka folur me tone të ashpra në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, pasi nuk është se Shkumbini ka qenë një superskuadër që nuk mund të përballohej. “Ndeshjet në transfertë janë të vështira, pasi asnjë skuadër nuk do që të lëshojë në fushën e vet dhe kërkon maksimumin, por unë jam i shqetësuar për faktin se duhet të kishim qenë më kërkues dhe më të përqendruar.

Jemi goditur me dy gola, njëri në fund të pjesës së parë dhe tjetri në fillim të pjesës së dytë. Reagimi ynë ka qenë jo në nivelin e duhur. Skuadra u dekurajua pas këtij rezultati dhe nuk mundi t’i përgjigjej ritmit të lojës. Disa përpjekje sporadike kanë qenë të pamjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe për të rihapur ndeshjen.

Nga ky takim duhet të nxjerrim mësime të vlefshme për të ardhmen, në mënyrë që ekipi të jetë më dinjitoz dhe të përballojë më me sukses kundërshtarin. Nuk duhet parë kaq errët situata, megjithatë, duhet të reagojmë shpejt dhe ta shprehim këtë reflektim qysh në ndeshjen e radhës,” – ka thënë midis të tjerave trajneri i Apolonisë, Stavri Nica.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Rama: Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja

FIERAKثT KANث NJث “ARMث” Mث SHUMث NDAJ KURBINASVE, ISH-TRAJNERIN E TYRE, STAVRI NICA

Mesfushori fierak Renaldo Rama thotë se pas humbjes në Peqin, kthesa e menjëhershme vjen me Laçin

Pasi ka kaluar me sukses dhe me një rezultat të thellë ndeshjen e parë në kupë kundër Gramozit, Apolonia e ka kthyer kursin tërësisht nga kampionati. Ka ende ditë në dispozicion që skuadra të arrijë në nivelet e duhura për ballafaqimin e fundjavës. Rivali i radhës për Apoloninë do të jetë Laçi, një skuadër që nuk është se i ka bërë nisjen e duhur këtij sezoni, pasi në dy javët e para ka marrë vetëm një pikë.

Kjo përplasje do të jetë interesante, nisur edhe nga fakti se trajneri Nica është një nga strategët kryesorë të Laçit, trajneri që e ka ngjitur deri në Europë këtë skuadër. Kësisoj, kryepankina fierake do të luajë kundër të shkuarës së tij dhe do të kërkojë që Apolonia të dalë triumfatore nga ky takim.

Përtej emrit të kundërshtarit, për bardhejeshilët do të jetë një javë autokritike për humbjen në Peqin dhe skuadra duhet të reagojë përpara sportdashësve të vet, duke kërkuar domosdoshmërisht fitoren. Në “Loni Papuçiu” as që mud të mendohet për rezultat tjetër dhe Apolonisë nuk do t’i pëlqenin surprizat e pakëndshme.

Rama ثshtë mesfushori me tipare sulmuese i skuadrës fierake, Renaldo Rama, një nga futbollistët që ka spikatur më shumë nga lojtarët që luajnë për herë të parë me Apoloninë, ai që shprehet optimist për ndeshjen me Laçin: “Kemi humbur në një ndeshje transferte dhe kjo mendoj se është normalitet. Nuk kemi qenë në ditë të mirë dhe nuk kemi dhënë atë që duhet për të marrë një rezultat pozitiv.

Megjithatë, e kemi lënë pas humbjen me Shkumbinin dhe shikimi ynë është vetëm përpara. Rikthehemi në shtëpinë tonë dhe do të luajmë ndaj një kundërshtari tjetër interesant, siç është Laçi, një skuadër që do të kërkojë të tregojë se rezultatet e dy javëve të para nuk janë pasqyra reale e gjendjes që ka ky ekip.

Nuk e nënvlerësojmë aspak Laçin dhe, duke qenë serioz në këtë drejtim, kemi bindjen e plotë se fitorja do të na buzëqeshë neve. Nuk mund ta vëmë në diskutim në asnjë moment lojën dhe fitoren në fushën tonë.”
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia shokon Kamzën, sërish Rama protagonist

Kamza – Apolonia 0-1

Shënues: Rama 68’

Kamza: Bytyçi, Ardit Beqiri, F. Tafaj, Likmeta (Capa 71’), Hallaçi, Belçev, Manuka (Mici 73’), Ishka, Pema, Karapici (Oladotun 63’), Ziambo. Trajner: E. Gjoka.

Kartonë të verdhë: Pema

Apolonia: Xhelili, Ndoni, Muhaj, Mehmetaj, Ferdinand, اarls, Gërço, Muça, Meto, Riba (Agastra 93’), Rama (Pasha 80’). Trajner: Dh. Papuçiu

Kartonë të vedhë: Gërxho, اarls, Muhaj, Mehmetaj (2)

Karton i kuq: Mehmetaj

Gjyqtarë: L. Mustafaraj, E. Barushi, (Tiranë), Gj. Bori (Shkodër)



“Radiografia”

6’- Ziambo merr një top brenda zonës së Apolonisë dhe shumë pranë portës gjuan, topi përplaset te këmëbët e portierit Xhelili.

31- Ishka nga distance kërkon të surprizojë, por topi përfundon jashtë.

42’- Manuka, nga një goditje standarde, lëshon një top në zonën fierake, Belçev e godet topin me kokë, por përfundon jashtë.

64’- Oladotun, në rrëmujë e sipër, shmang dy mbrojtës të Apolonisë, hyn në zonë, por është Ziambo që ia rrëmben topin, gjuan, pret Xhelili.

68’ –Fierakët, në mesfushën e tyre, thyejnë një sulm të vendasve. اarls e rrëmben topin, avancon drejt portës së Kamzës, më pas pason për Ramën, që me një lëvizje mashtruese krjon hapësirë në hyrje të zonës, gjuan, topi përplaset te portieri Bytyçi, por përfundon në rrjetë. 0-1 për Apoloninë.

76’ – Ribaj humbet një rast të pastër për miqtë, pasi i vetëm me Bytyçin, gjuan, por topi përplaset në trupin e portierit të Kamzës.

82’- Sulmuesi i kamzalinjëve, Ziambo, me topin në kontroll brenda zonës ka kontak me një mbrojtës të Apolonisë, rrëzohet, por përpos protestave të vendasve për 11-metërsh, gjyqtari Mustafaraj vazhdon lojën.

86’ – Mici manovron bukur me topin brenda zonës fierake, ka një ndërhyrje ndaj tij, që sërish pretendohet për penallti, por topi përfundon te Capa dhe gjyqtari lejon avantazhin. Mesfushori gjuan diagonal me portën, por miqtë e devijojnë topin, i cili përfundon jashtë.

91’ Ziambo, shumë pranë portës mike, bën më të vështirën, e dërgon topin jashtë.

93’- Capa nga e djathta lëshon një top në zonë, Oladotun me kokë e kalon topin te Pema, që po me kokë e dërgon topin në rrjetë. Por goli anullohet, pasi anësori e gjykon në pozicion jashtë loje.

94’- Kundërsulm i fierakëve, Gërço nga distanca lëshon një top në formë parabole, që godet traun e portës së Kamzës.



Komenti

Në tri javët e para ishte folur me superlativa për blutë e Kamzës, që janë debutues në kategorinë superiore. Por java e katërt e ka shpalosur Kamzën të transformuar, që mundet 1-0 në shtëpi nga Apolonia. Pra ishin fierakët që kokëulur erdhën në Kamëz, bënë lojën e tyre dhe u larguan duke marrë maksimumin, ndërsa vendasve u “shuajnë dritën”, duke u lënë dy javë kohë për të reflektuar. Ndryshe nga pesë ndeshjet e tjera zyrtare, 3 për kampionat dhe 2 për kupë, dje kamzalinjtë nuk kanë arritur të shënojnë. Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka kanë pasur një mori rastesh për shënim, por në fund ka fituar nxitimi, dhe pse jo amatorizmi në finalizimin e aksioneve. Ndaj Apolonisë, Kamza u shfaq pa ide të qarta dhe konfuze, pasi e përshtjellonte gjetjen e rrugës së golit. Kjo humbje në shtëpi mund t’i kushtojë shumë kamzalinjëve, kur të bëhet bilanci përfundimtar. Gjithsesi, trajneri Gjoka e konsideron këtë disfatë si një “shpullë” të nevojshme, që vjen në momentin e duhur, pasi te blutë kishte një fryrje artificiale. Duke ditur se kampionati ndërpritet, kamzalinjtë kanë dy javë kohë për të rikuperuar, por kundërshtari i radhës është shumë i vështirë, pasi luajnë në Korçë me kampionët në fuqi. Duke ditur se trajneri Stavri Nica është i pezulluar, fierakët u drejtuan nga trajneri Dhimitër Papuçiu.

Pjesa e parë Janë vendasit që nisin më mirë takimin dhe dukej qartë se ata ishin të interesuar vetëm për fitore, ndërsa miqtë mendonin më shumë të prsinin kundërshtarin në fushën e tyre dhe të shfrytëzonin kundërsulmin e shpejtë. Kamzalinjtë i kanë më të shumta rastet për shënim, por edhe ata vijnë nga goditjet standarde, pasi nuk bëhej fjalë për rrjedhshmëri aksionesh.

Pjesa e dytë Edhe pjesa e dytë nis me iniciativën e vendasve, ku përveç ndryshimeve që trajneri Gjoka mundohet të bëjë, sërish mungon finalizimi. Po nuk shënove do të pësosh, dhe në minutën e 68-të fierakët i zënë në vështirësi kamzalinjtë në mbrojtje dhe Rama shënon golin e tripikëshit për Apoloninë. Kamza pretendon në dy raste për 11-metrësh, por gjyqtari nuk i konsideron pretendimet e vendasve. Në minutën e 93-të Kamza arrin të shënojë me Pemën, por për anësorin Barushi është pozicion i parregullt dhe gjithçka përfundon 0-1. Në minutën e 85-të Apolonia mbetet me 10 vetë, pasi Mehmetaj merr kartonin e dytë të verdhë.

Gjoka: Na duhej kjo “shpullë”, ishim në eufori

“Mbase diçka u bë gabim, ose ndoshta e menduam Apoloninë më të lehtë nga sa duhej. Kundërshtari shfrytëzoi në një moment gabimin në rreshtim dhe shënoi. Ndoshta ishte një “shpullë” që na duhej, pasi kishte një eufori ku pretendonim të bënim ndeshje akoma më të mira në shtëpinë tonë. Mbase kjo erdhi në momentin e duhur, ku duhet të vlerësojmë çdo gjë. Patëm shumë vështirësi për të dalë te goli dhe në fund sakrifikuam çdo gjë për të shënuar. Patëm shumë raste që nuk u finalizuan, mbase nxituam, apo nga stresi i mosgjetjes së golit. Apolonia fitoi me meritë, por ne do të reagojmë fuqishëm.”

Papuçiu: Ishin më shumë se 3 pikë për Apoloninë

“Normal, kjo që arritëm sot (dje) ndaj Kamzës është më shumë se një fitore për Apoloninë. Ekipi, përveç tripikëshit, arriti gjendjen maksimale në aspektin tekniko-taktik e psikologjik. Ishte një ndeshje shumë e vlerësuar dhe në fund u mblodhën të gjithë elementët dhe morën maksimumin. Pa ambicje nuk ka kuptim, gjë të cilën e treguam edhe ndaj Kamzës, por ne do të vijojmë punën tonë. Nuk jam diplomat, por mund t’u them mos u çudisni sepse fituam sot (dje), pasi takimi edhe mund të përfundonte në barazim. Jam i kënaqur që ekipi veproi si grup.”

1 tetor, por ka vend ndërpreja për t’u freskuar

Ndonëse është fillimi i tetorit, temperaturat mbeten sërish të larta dhe ka nevojë që të ndërpritet loja, në mënyrë që lojtarët të freskohen. Në minutën e 25-të, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e lojës, pasi në fushë pati një lojtar të dëmtuar, gjyqtari Mustafaraj i lejon dy ekipet që të afrohen pranë pankinave, që te freskohen, por pa dalë nga fusha.

Të veçanta

- Takimin e kanë ndjekur rreth 2 mijë tifozë dhe të pranishmit kanë hyrë në stadium me bileta të derbit Tirana-Dinamo, që mbanin mbishkrimin e stadiumit “Selman Stërmasi”.

- Pas pësimit të golit, kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është larguar nga stadiumi, ku dukej qartë pakënaqësia nga loja e ekipit.

- Gjyqtari i katërt, Artan Taullaj, ka ndërhyrë në një moment në pjesën e dytë, pasi Ardit Beqiri duhej të dilet jashtë për t’u mjekur, pasi ishte i përgjakur në këmbën e majtë. Lojtari kërkonte të vijonte, pasi Kamza ishte në sulm, por gjyqtari ka përdor veton, duke e detyruar mbrojtësin të merrte mjekimin e nevojshëm.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Rama: Kërkoj më shumë nga vetja

Goleadori fierak ka shënuar një gol me peshë edhe kësaj jave, duke i dhënë fitoren Apolonisë në Kamzë

Apolonia e harron shumë shpejt Laçin dhe arrin një fitore të merituar në një transfertë të vështirë. Bardhejeshilët kanë dalë me tri pikë të arta nga fusha e vështirë e Kamzës, duke bërë një hap të rëndësishëm në javën IV të superligës. Fierakët kanë ditur ta menaxhojnë mirë ndeshjen dhe kanë treguar karakter, duke dëshmuar një ndryshim rrënjësor, krahasuar me transfertën e parë të luajtur kundër Shkumbinit në këtë kampionat.

Fitorja e Apolonisë ka qenë rezultati më i papritur i kësaj jave në superligë, pasi pakkush mund të kishte menduar se Apolonia mund të merrte më tepër se një pikë. Po, fierakët e kishin përgatitur mirë takimin, duke e befasuar edhe ish-trajnerin e tyre, Gjokën, i cili nuk ka mundur të “hakmerret” ndaj bardhejeshilëve në krye të pankinës së kamzalinjve. Meto dhe Gërxho kanë qenë gjithmonë inspiruesit kryesorë të sulmit të Apolonisë, duke pasur si pikë reference talentin Renaldo Rama, i cili është konfirmuar tanimë si goditja më e mirë e Apolonisë gjatë merkatos verore.

Rama Ndonëse ai luan për herë të parë me fanellën e Apolonisë, 21-vjeçari është ambientuar shumë shpejt në skuadër dhe tashmë ai po e udhëheq në rrugën e rezultateve pozitive, përmes golave të tij. Në çdo takim që ka shënuar Apolonia, nuk ka munguar goli i tij, pra ka 4 gola, “të përkthyer” në pikë.

“Jam i gëzuar. Ndihem kështu, sepse Apolonia po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe nuk po mungojnë as rezultatet. Jam përshtatur shpejt me grupin dhe me këtë skuadër. Me Kamzën kemi bërë një ndeshje të mirë dhe unë kam finalizuar përpjekjet dhe mundin e gjithë shokëve. Golat e mi? Nuk i shoh të shkëputura dhe aspak individualisht, pasi janë pjesë e lojës kolektive.

Unë jam optimist se me Apoloninë do të bëjmë gjëra të bukura këtë kampionat. Janë vetëm javët e para dhe, mos ma merrni për mungesë modestie, por kërkoj më shumë nga vetja”, – ka thënë midis të tjerave golashënuesi i Apolonisë, Renaldo Rama.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Papuçiu: Apolonia do të rritë edhe nivelin e lojës


“E kemi merituar. Skuadra interpretoi mirë dhe luajti me kujdesin e duhur, duke u kurorëzuar fituese në fund të takimit”, – deklarohet pas ndeshjes trajneri i Apolonisë, Dhimitër Papuçiu. Bardhejeshilët kanë thyer tersin e transfertës dhe janë çliruar në ndeshjen kundër kamzalinjve, duke arritur të fitojnë ndaj një kundërshtari të vështirë në fushën e vet.

Fierakët kanë përmbysur parashikimet dhe kanë ndalur një Kamzë, e cila kishte zhvilluar ndeshje të bukur dhe me nivel edhe në transfertë, madje ndaj kundërshtarëve prestigjiozë, si Flamurtari e Bylisi.

“Kanë qenë tri pikë të vlefshme dhe, në këtë kampionat të gjatë, do të na vlejnë shumë. Ekipi është përpjekur që të mos krijojë hapësira për kundërshtarin në asnjë drejtim. Për sa i përket lojës, mund të them se duhet të synojmë ende, për ta ngjitur në nivelet që ne pretendojmë. Mbetet për t’u bërë sidomos në aspektin e fazës finale dhe, mbi të gjitha, në finalizim.

Megjithatë, në ndeshje me densitet të tillë dhe me kaq ngarkesë, i rëndësishëm në fund është rezultati. Ky tripikësh i ka dhënë skuadrës një shtysë pozitive për vazhdimësinë. Deri në ndeshjen e ardhshme, do të kemi mjaft kohë në dispozicion dhe besoj se ndërprerja momentale do të na shërbejë për të vënë dorë pikërisht në ato elemente që kanë nevojë për t’u përmirësuar ende në vazhdimësi,” – ka thënë midis të tjerave Dhimitër Papuçiu, trajneri që drejton skuadrën zyrtarisht për shkak të pezullimit të trajnerit Nica.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia,dy portierë të rinj garantojnë portën


Klodian Xhelili dhe Andi Xhixha po e mbrojnë me radhë portën fierake, duke u paraqitur në nivelin e duhur

Ka qenë autokritika më e mirë e mundshme dhe reagim fantastik ai që skuadra fierake ka bërë në ndeshjen kundër kamzalinjve. Pas një gjysmëhapi që bën në fushën e vet kundër laçianëve, bardhejeshilët kanë dalë fitues në ndeshjen kundër Kamzës, në një takim transferte. Apolonia ka qenë një skuadër gjithë grintë, e kujdesshme dhe me një futboll të qartë në fushën e lojës dhe kjo ka qenë arma sekrete që e ka nxjerrë fituese ndaj një ekipi që drejtohej nga një ish–trajner i Apolonisë.

Nuk është thjesht një fitore e arritur në Kamzë, por freskia në fushë dhe profili i Apolonisë që e ka bërë opinionin futbollistik ta kthejë vëmendjen nga kjo skuadër dhe nga mundësitë që ka. Aktualisht, pasi kanë përmbyllur me sukses transfertën e dytë të këtij sezoni, fierakët janë pozicionuar të katërtët në renditje, me pikë të barabarta me Bylisin e vendit të tretë, vetëm dy pikë më pak se Tirana e Teuta që udhëheqin superligën shqiptare.

ثshtë momenti i volitshëm që Apolonia të synojë të ngjitet më lart në renditje, pasi java pasardhëse që do të luhet më 15 tetor, i ka rezervuar Apolonisë mundësinë që të ndeshet me Teutën e vendit të dytë dhe, një fitore “detyrë shtëpie” e bardhejeshilëve, do t’u jepte mundësinë që të bënin rrokadë me “djemtë e detit”.

Portierët Klodian Xhelili dhe Andi Xhixha janë dy portierët të cilët i janë nënshtruar “turn–over”–it në këto katër javë të para të kampionatit superior. ثshtë pozitiv ky fakt, pasi i ka vënë në moto pune të dy “gardianët”. Për sa i përket përzgjedhjes se cili do të jetë në formacionin bazë, është trajneri i portierëve, Adrian Balla, që shprehet: “ثshtë normalitet që luan ai që është në formën më të mirë.

Ne jemi të kënaqur me seriozitetin në përgatitje të portierëve tanë dhe gatishmërinë që ata tregojnë për të mbrojtur portën, por edhe për të pranuar zgjedhjen tonë. Deri tani, të dy kanë respektuar vendimet e marra nga stafi teknik dhe kjo tregon se ata janë profesionistë të vërtetë.

Edhe ky fakt është tregues se Apolonia funksionon si grup dhe gjithçka mirëkuptohet nga ana e futbollistëve, të cilët janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka në emër të arritjes si skuadër.” Xhelili dhe Xhixha luajnë të parin sezon tek Apolonia, por siç janë shprehur vetë portierët, janë përshtatur dhe ndihen sikur kanë sezone që ndodhen në këtë mjedis.

“Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim fjalën e trajnerit tonë dhe përzgjedhjen e bërë prej stafit teknik. Dhe kjo do të ndodhë deri në fund të kampionatit,” – flet në emër të të dyve portieri Klodian Xhelili.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Me Teutën do të jetë fitore vazhdimësie dhe rikonfirmimi

ثshtë mesfushori Ledjon Muçaj, që përcjell këtë frymë optimizmi të bardhejeshilëve për ndeshjen e radhës në kampionat, me “djemtë e detit”

Me kalimin e ditëve, jehona e fitores ndaj Kamzës është zbehur dhe fierakët fokusohen gjithnjë e më tepër drejt ndeshjes së ardhshme. ثshtë rrjedha e kampionatit, që ta dikton diçka të tillë dhe, tanimë, triumfi ndaj skuadrës së periferisë së kryeqytetit i përket arkivës së këtij sezoni. Apolonia e ka orientuar “ekuipazhin” e vet drejt një akti tjetër, që kërkon finalizim fituesi, pikërisht ndaj “djemve të detit”.

Pavarësisht se do të luhet në “Loni Papuçiu”, fierakët kanë një vlerësim maksimal ndaj kundërshtarit të radhës, pasi Teuta e Durrësit ka gdhendur një portret serioz dhe pretendenti gjatë këtyre katër javëve të para.

Ndoshta bardhjeshilët e ekzagjërojnë paksa, teksa e cilësojnë këtë takim si më të vështirë se sa me Kamzën, në fushën e kësaj të fundit, ndonëse ky tregues fakton që tek Apolonia qëndrojnë me këmbë në tokë dhe nuk ka asnjë vend për eufori.

Ndonëse sipari i kësaj ndeshjeje do të ngrihet javën e ardhshme, fierakët vijojnë të djersijnë gjatë seancave stërvitore dhe e kanë të qartë objektivin: fitore ndaj durrsakëve. Ky besim është “kryefjala”, që gëlon në të gjithë kampin fierak. ثshtë mesfushori Ledjon Muçaj, që përcjell këtë frymë optimizmi të bardhejeshilëve.

“E kemi vlerësuar në maksimum Teutën, sepse është një skuadër që meriton respekt. Durrsakët kanë një fizionomi të qartë në këtë sezon dhe janë ndër skuadrat që kanë objektiva madhorë. Vijnë pas një fitoreje me një skuadër të forte, siç është Bylisi, dhe do të kërkojnë që të kenë vazhdimësi edhe në fushën tonë.

Ndërkohë, duhet theksuar se edhe ekipi ynë vjen pas një pozitiviteti shumë të vlerësuar në transfertën e Kamzës dhe nuk mund të tolerojmë, duke bërë sërish hapa fals në fushën tonë, sikurse ndodhi me Laçin, një barazim që na ka nxjerrë mësime të vlefshme. Na ka motivuar fitorja në transfertë dhe kemi kapur ritmin e duhur.

Nuk do të lëshojmë, ndonëse do të ishte mirë që ndeshja të ishte luajtur këtë javë. Megjithatë, kohën që kemi në dispozicion do ta shfrytëzojmë më së miri, në mënyrë që të arrijmë vetëm një rezultat ndaj Teutës: fitoren. ثshtë kjo, fryma që na ka karakterizuar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Me një trajner si Nica, ne do të tregojmë për të gjithë se si fitohet kundër Teutës. Do të jetë një fitore vazhdimësie dhe rikonfirmimi”, – është deklaruar për “Sportin shqiptar” mesfushori i Apolonisë, Ledjon Muçaj.





“Të tilla sjellje nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë fierake”

Pasditen e së enjtes, drejtuesit më të lartë të klubit fierak kanë dalë në një konferencë për shtyp, në lidhje me masën e dënimit që ka dhënë Komisioni i Disiplinës, nisur nga ajo që ndodhi përgjatë ndeshjes Apolonia-Laçi. Disiplinorët e kanë dënuar me shumën prej 700 mijë lekësh klubin fierak, pikërisht për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe për fyerjet në kor, çka janë vlerësuar si akte të pajustifikueshme dhe pa lidhje me nivelin e qytetërimit të sotshëm. Ka qenë kryedonatori i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, i cili ka apeluar për t’u thënë “stop!” fenomeneve të tilla, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me sportdashësin real të Apolonisë dhe me qytetarinë fierake. “Apolonia mori një dënim për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe për sharje në grup në shkallët e stadiumit. Për të dyja këto problem u ndëshkuam me shumën prej 700 mijë lekësh. Nuk është aspak interes ekonomik, përkundrazi, shumë e madhe për klubin tonë, për të paguar gjoba dhe penallti të tilla, sidomos në një vit të vështirë, ku ne mund ta përdornim këtë buxhet për investime të ndryshme, që do t’i shërbenin interesit dhe qëllimit të skuadrës. Ne i kemi të gjitha mundësitë për t’i lënë jashtë gardhit këto akte, por nuk dëshirojmë që të marrim masa të tilla. Të gjithë jemi të intersuar për mbarëvajtjen e Apolonisë dhe jo për shfaqje të tilla, të cilat, përveçse shëmtojnë imazhin e skuadrës, nuk kanë asnjë lidhje edhe me qytetarinë fierake”, – ka theksuar kryedonatori i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Ndërkohë, më i drejtpërdrejtë dhe më apelues ka qenë presidenti i fierakëve, Baftjar Zeqaj, i cili është shprehur: “Janë shfaqje të shëmtuara dhe absolutisht të papranueshme me mentalitetin tonë. Nëse u pëlqen ndeshja, të vijnë, të brohorasin, nëse nuk u pëlqen, të mos vijnë në spektakël. Ky grupim njerëzish as që e ka pasur parasysh dhe as që është intersuar se në cilat nivele ka qenë Apolonia, por ka dhënë shfaqje të tilla, tërësisht groteske. Sot Apolonia kërkon të konkurojë dhe po konkuron vrullshëm në kampionatin shqiptar, një ekip i ri, me grintë, me dëshirë, por ky grup njerëzish nuk vepron mbi parimet e një tifozërie të qytetëruar, të lidhur ngushtë me skuadrën dhe interesat e saj”.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Kokëdhima: Apolonia, skuadër me fytyrën e perspektivës


Këtë sezon ne kemi një skuadër më të mirë, sepse është pastruar nga elementët korruptivë, që deformojnë garën e pastër

Presidenti i nderit i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, ka qenë sërish në një komunikim me gazetarët, ku i është përgjigjur interesimit në lidhje me zhvillimet e fundit brenda kampit fierak dhe ecurisë së Apolonisë në përgjithësi. Për sa i përket largimit të mefsushorit Agim Meto, Kokëdhima ka vlerësuar kontributin e futbollistit dhe është shprehur: “Skuadra është një organizëm i gjallë, që lëviz e zhvillohet, dhe ka raste kur nuk mund të vazhdojnë të gjithë. Kjo është normale.

Meto është një djalë pozitiv, ka punuar disa vite me këtë skuadër, është rritur këtu, por në një moment zhvillimi, është zgjidhur gjithçka me mirëkuptimin e të dyja palëve. Ne nuk kemi qenë të kënaqur me performancën e tij. Ndërsa Gërxho e Mehmetaj i kanë pranuar paraqitjet jomaksimale të tyre, Meto ka pretenduar të lavdërohet nga klubi.

Ka qenë starti jo i mirë dhe ajo që futbollisti nuk ka dhënë atë që pritet në këto javë të para, që ka çuar drejt këtij përfundimi. Ai nuk ka qenë në gjendje për të vazhduar me politikat dhe interesat e klubit dhe kjo ka qenë arsyeja e mosvazhdimit.”

Tifozët Gjithashtu, kryedonatori i Apolonisë ka folur edhe për marrëdhëniet me sportdashësit, duke veçuar pjesën e shëndoshë të përkrahësve qytetarë dhe dashamirësit e vërtetë të Apolonisë, me ata që, sipas kreut të klubit fierak, “nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarinë fierake”.

Kokëdhima është treguar i ashpër ndaj fenomeneve të tilla dhe është shprehur se akte të tilla antifutboll dhe antiqytetare janë në papajtueshmëri të plotë me filozofinë e klubit. Kësisoj, për raste të tilla, drejtuesi i lartë i klubit fierak është shprehur se nuk ka e nuk do të ketë asnjëherë kompromis, por distancime. “Ka dy lloj pjesëmarrësish në stadium, – ka theksuar mes të tjerash Kokëdhima.

Ata që respektojnë të drejtat e veta, pa i cënuar të drejtat e të tjerëve, ka dhe pjesëmarrës të cilët shkelin të drejtat e të tjerëve, duke tejkaluar të drejtat e tyre. Këta të dytët janë problemi. Rregullat e bashkëjetesës në stadium janë rregulla që s’mund t’i cënojë askush, janë për t’u zbatuar dhe nuk mund t’i sfidojë askush. Këta persona, që janë të paktë në numër, nuk janë të interesuar për Apoloninë, por të indikuar nga interesa të caktuara.

Apolonia është një klub që funksionon mbi parime të shëndosha, ku askush nuk mund të prekë e të privojë të drejtat e askujt dhe ku të parët, unë dhe presidenti Zeqaj, kemi respektuar maksimalisht gjithçka. Nuk duhet të bëhemi pre e disa njerëzve të papërgjegjshëm, të cilët shajnë në kor arbitrat, lojtarët kundërshtarë etj. Ne nuk do të tolerojmë më sjellje të tilla.”

Korrupsioni Për sa i përket filozofisë së klubit për një skuadër me elemente të rinj, Kokëdhima është shprehur se vlerësimi i performancës ka dy kolona: sjelljet dhe rezultatet dhe fryma e bashkëpunimit me lojtarët kanë varësi pikërisht nga këta komponentë, ndërsa për atë që tek Apolonia duket se ka fenomene të përsëritshme në problematikën e brendshme, kryedonatori i Apolonisë i ka ndarë në dy grupe problemesh, ku ka evidentuar mjedisin dhe drejtësinë e lojës së futbollit në Shqipëri.

“Këto lloje problemesh nuk burojnë nga Apolonia dhe as që janë në dorën e Apolonisë, por lidhen kryesisht me rolin dhe përgjegjësinë që ka FSHF-ja për garën, “fair-play”-n, gjykimin e ndershëm e të paanshëm.

Grupimi i dytë i problemeve ka lidhje me faktorët brenda nesh, që kanë lidhje me Apoloninë dhe problemet e brendshme të skuadrës, ku negativiteti përçohet përmes frymës së antikulturës, tradhtive të brendshme, korrupsionit, ndaj të cilave klubi fierak është i vendosur të mos bëjë lëshime. Ka njerëz që janë kundër Apolonisë dhe përdorin shkopinj nën rrota. Këtë sezon ne kemi një skuadër më të mirë, sepse është pastruar nga elementët korruptivë.”

Politika e klubit Gjithashtu është evidentuar edhe e veçanta pozitive e skuadrës fierake për të nënshkruar kontrata afatgjata me futbollistët, duke dashur të vendosë gurin themeltar të një skuadre me fytyrën e perspektivës. “Apolonia nuk është e kufizuar nga problemet e deformimit të mjedisit të garës, nga sjelljet e këqija, siç ishte rasti përpara dy vjetësh apo sjelljet e këqija të brendshme.

E si mund të ecë përpara një skuadër, kur lojtarët e vet vënë baste të drejtpërdrejta, kur menaxherët e lojtarëve akuzohen nga lojtarët e tyre se u bëjnë presion për të shitur ndeshjen? Politika e skuadrës sonë është një politikë që meriton mbështetje të pakufizuar”. Më tej, drejtuesi më i lartë i Apolonisë ka përkufizuar në mënyrë “proverbiale” edhe merkaton e janarit, duke theksuar se do të ketë patjetër afrime.

“Do të jenë prurje cilësore, që i shërbejnë skuadrës dhe që do të jenë brenda frymës e mentalitetit të skuadrës, natyrisht duke mos qenë ne selektues, por duke respektuar si përherë kërkesat e trajnerëve dhe pa harruar pa dyshim edhe lojtarët që dalin nga qyteti i Fierit. Dhe unë besoj se Apolonia është në top-listën e skuadrave të superligës.

Kemi besim të plotë në rrugën që ndjek Apolonia, kam besim të plotë te puna e shkëlqyer e stafit teknik me Nicën, Papuçiun, Ballën, Poloskën, se Apolonia i ka të gjitha mundësitë për të qenë një skuadër konkurruese,” – ka përfunduar fjalën e vet kryedonatori i Apolonisë, Koço Kokëdhima.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Teuta e Durrësit, e drejtuar nga Hasan Lika, ka vijuar ritin e saj edhe në javën e gjashtë të kampionatit, duke “pickuar” kundërshtarin e radhës, duke shënuar vetëm një gol, por duke marrë ato më të rëndësishmet në futboll, 3 pikët. Këto të radhës, marrë në Fier, i kanë dhënë kreun e renditjes së superligës skuadrës bregdetare, që tashmë i sheh të tjerët nga lart, në kuotën e 12 pikëve. Një gol i realizuar nga Sheta me penallti u ka mjaftuar “djemve të detit” në transfertën fierake, ku kanë mundur minimalisht Apoloninë vendase. Një 90-minutësh përgjithësisht i ekuilibruar, por ku diferencën e ka bërë një penallti, e kthyer në
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia, mbrojtësin Muhaj e ndjek fati i Metos


Humbja me Teutën nuk është pranuar lehtë nga ana e drejtuesve të skuadrës fierake, të cilët kanë marrë dhe masat përkatëse. Të pakënaqur nga loja e skuadrës në përgjithësi, drejtuesit e klubit kanë marrë masën e përjashtimit nga ekipi të mbrojtësit Sokol Muhaj, duke mos u nisur vetëm nga ndeshja e radhës, por edhe në rrjedhë kronologjike.

Drejtuesit e klubit fierak e vlerësojnë performancën dhe etikën e sjelljes së Muhajt, e falënderojnë mbrojtësin në fjalë për kontributin që ka dhënë për ngjyrat e Apolonisë, por theksojnë gjithashtu se skuadra kërkon më tepër impenjim dhe nivele përfaqësimi më dinjitoze dhe se mbrojtësi nuk e ka justifikuar me rezultate qëndrimin në skuadër. Rasti i Muhajt është i dyti pas përjashtimit javën e kaluar të mesfushorit Agim Meto, edhe ky me të njëjtin motivacion.

Humbja “Prishja e traditës” javën e kaluar, teksa fitoi në transfertë, u balancua këtë javë me humbjen që Apolonia pësoi në fushën e vet me Teutën. “Djemtë e detit” kanë rezultuar “kockë” e fortë për fierakët. Apolonia ka shfaqur sërish probleme thuajae në të gjitha repartet. Mbrojtje e pasigurt, mesfusha jo shumë krijuese dhe një sulm larg zonës së Rizvanit dhe pothuajse pa shqetësim për portën mike.

Ka mjaftuar një pakujdesi e Muhajt dhe goli i Shetës për tri pikë mjaft të çmuara për Teutën, e cila tani e sheh veten dy pikë përpara Tiranës së vendit të dytë. Një humbje e hidhur kjo për skuadrën fierake, ndonëse “e nënshkruar” përballë skuadrës më të mirë të kampionatit aktual. E renditur momentalisht në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, Apolonia riskon që, nëse del humbëse edhe në transfertën e Krujës, të humbasë të tjera pozicione në renditje.

Megjithatë, bardhejeshilët janë nën analizën e humbjes me durrsakët dhe do të dinë të nxjerrin mësimet e duhura për ndeshjen kundër krutanëve. Ekipi vuajti shumë trysninë e fitores me domosdo përballë publikut të vet dhe kjo i shkaktoi ngarkesë të papërballueshme, aq më tepër ndaj një kundërshtari që di t’i shfrytëzojë mirë këto situata. Humbja mbetet humbje dhe justifikimet vijnë gradualisht e sfumohen.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia kërkon ringritjen nga transferta në Krujë

Humbja me Laçin në kupë ka qenë shumë e hidhur për skuadrën fierake, që pretendonte se do të realizonte kthesën e shumëpritur dhe do t’i paraprinte ndeshjes së fundjavës në transfertën e Krujës. Apolonia ka humbur “pastër” me kurbinasit dhe kanë dhënë një provë tjetër paqëndrueshmërie. Dhe me të drejtë, trajneri Dhimitër Papuçiu, në fund të ndeshjes ka qenë jashtëzakonisht i pakënaqur me lojën e të tijve.

Dy humbje radhazi në shtëpi është një moment për t’u ndalur gjerësisht dhe për të marrë masat e duhura në kohën e duhur. Nëse nuk korrigjohen në mënyrë emergjente mangësitë e vëna re në dy ndeshjet e fundit në “Loni Papuçiu”, atëherë për Apoloninë ekziston rreziku i ditëve “gri”. Kthimi në kampionat e përball skuadrën fierake me ndeshje transferte, ku kundërshtari është Kastrioti, një skuadër që ka filluar t’i deklarojë në mënyrë konkrete ambiciet e veta, pasi ka filluar të jetë rezultative.

Dhe nuk është as më shumë e sa më pak, por pikërisht ky ekip që në javën e fundit ka fituar në një ndeshje të vështirë ndaj Bylisit në Ballsh. Megjithatë, bardhejeshilët nuk do të shkojnë të dorëzuar e të deklaruar humbës në Krujë, ndonëse në letër fitorja anon nga krutanët. Për mbrojtësin Kostandin Ndoni, takimi me Kastriotin do të jetë i vështirë, por skuadra fierake premton që do të jetë e përqendruar dhe do të kërkojë të mos jetë humbësja e takimit.

“Kemi kaluar momente jo fort të mira, si në kampionat, ashtu dhe në kupë. Natyrisht që nuk janë rezultate që shkojnë paralel me synimet tona, prandaj dhe na duhet që të bëjmë kthesë në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Do të luajmë një ndeshje të vështirë në Krujë, pasi Kastrioti ka një skuadër të fortë, me futbollistë cilësorë dhe që ka arritur të dalë në rezultatet pozitive në javët e fundit. Kjo na i dyfishon vështirësitë, pasi ata do të luajnë në fushën e vet. Gjithsesi, na duhet të futemi me besim në lojë dhe të jemi të kujdesshëm e kërkues,” – është shprehur mbrojtësi i Apolonisë, Kostandin Ndoni.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Neser Luhet

Kastrioti – Apolonia ora 14:00
 
Pe: FK Apollonia Fier

Kastrioti – Apolonia 2-0

Shënues:Inkango 30′, Turdiu 45′ (11-m)
 
Pe: FK Apollonia Fier

Oliver Pepa, i përjashtuari i radhës nga Apolonia


Bardhejeshilët kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi, duke përfshirë dy në kampionat (me Teutën dhe Kastriotin) dhe në kupë me Laçin, dy prej tyre në fushën e vet. Skuadra nuk ka mundur që të funksionojë siç duhet përballë një Kastrioti në formën e tij më të mirë dhe ka qenë më tepër meritë e kundërshtarit që e ka sfumuar lojën e fierakëve. Kastrioti është treguar prepotent në lojën e vet, duke mos i lënë hapësirë dhe mundësi Apolonisë për të treguar shumë gjëra pozitive.

Kështu, pas kësaj humbjeje “normale”, bardhejeshilët duhet të mendojnë seriozisht për një kundërshtar me shumë peshë, siç janë kryesuesit bardheblu të Tiranës. Por kemi sërish një përjashtim. Oliver Pepa është i përjashtuari i radhës nga skuadra fierake e Apolonisë. Futbollisti që luante sezonin e dytë për ngjyrat bardhejeshile, nga dita e mërkurë e në vazhdim nuk do të jetë më pjesë e Apolonisë, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta ndërpresin kontratën me të, nën motivacionin e mosingranimit me ekipin dhe mospërshtatje me skemat tekniko–taktike të skuadrës.

Kështu, futbollisti shkodran ka pasur fatin e Metos dhe Muhajt, të cilët janë përjashtuar në dy javët e fundit dhe nuk janë më pjesë e skuadrës fierake. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Pepa nuk ka lënë ndonjë “vragë” pozitive gjatë kohës që është aktivizuar tek Apolonia, ndonëse gjatë këtij kampionati ka luajtur vetëm në dy ndeshje si zëvendësues. Gjatë merkatos dimërore, Apolonisë i duhet të ndërhyjë fuqishëm osë do të jetë një ndër ekipet seriozisht të rrezikuara.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Ribaj: Me Tiranën do t’ia vlente edhe një gol


Sulmuesi i Apolonisë, Andi Ribaj, ka shënuar tre gola në kupë ndaj Shkumbinit, duke u zhbllokuar për këtë sezon

Një fitore kupe dhe 4 gola që shënon në transfertë janë një “stacion” disi relaksues për skuadrën fierake në mesjavë, për t’iu rikthyer sërish përqendrimit në kampionat. Fierakët kanë fituar në ndeshjen e dytë të grupit A në edicionin e 60-të të Kupës së Shqipërisë, në Peqin kundër Shkumbinit, me rezultatin 4-3, teksa kanë udhëhequr deri në 4-1. Vlen për t’u theksuar se ka qenë një takim që i ka shërbyer sidomos sulmuesit Andi Ribaj, i cili ka shënuar një tripletë, ndërsa në kampionat nuk ka mundur të shënojë qoftë edhe 1 gol të vetëm në 6 javët e para.

Fitorja e arritur ndaj peqinasve e mban skuadrën fierake në lojë në pretendimet për një nga dy vendet e para në grup, pasi tashmë, bardhejeshilët kanë 3 pikë në dy takime, po aq sa dhe Laçi, duke ndjekur Tiranën e vendit të parë, me pikë të plota 6.ثshtë pikërisht ky kompeticion ku fierakët kanë humbur me peqinasit në javën II dhe është po kampionati ku Apolonisë do t’i duhet në fundjavë të luajë kundër bardhebluve kryesues, kundër një Tirane të rikthyer në kulmet e saj më të mira dhe me synime më të qarta se asnjëherë.

Fierakët e kanë të qartë se, pavarësisht se do të luajnë në shtëpinë e tyre, do të kenë një ndeshje shumë më të vështirë sesa ajo e luajtur në Peqin për kupë. ثshtë pikërisht sulmuesi i rikthyer, Andi Ribaj, ai që shprehet se Tirana është prova më e vështirë që bardhejeshilët duhet të përballojnë në këto javë të para të këtij sezoni.

“Natyrisht që Tirana përbën si gjithmonë një kundërshtare me peshë, sepse është skuadra më me histori dhe më me peshë në futbollin shqiptar. Ne kemi dy javë që po humbasim dhe nuk do të ishte komode nëse do të dilnim sërish pa pikë edhe këtë ndeshje. ثshtë një nga ballafaqimet ku ke dëshirë ta luash, ndonëse për ne janë aq të domosdoshme pikët. Megjithatë, unë mendoj se duhet të luajmë jashtë çdolloj presioni dhe të përqendruar në maksimum, pasi vetëm kështu mund të pretendosh ndaj Tiranës.

Për sa u përket golave të shënuar ndaj Shkumbinit, mund të them se më kanë ndihmuar, pasi tani ndihem i çliruar dhe do të bëj çmos që të shënoj në kampionat. Sigurisht që rasti më i mirë do të ishte me Tiranën, pasi çdo sulmues dëshiron të shënojë në portën e bardhebluve dhe unë do të isha i kënaqur nëse shënoja në këtë ndeshje dhe goli im t’i jepte Apolonisë pikët maksimale të fitores,” – ka thënë midis të tjerave sulmuesi fierak, Andi Ribaj.
 
Pe: FK Apollonia Fier

FLAMURTARI – APOLONIA 1-1

Pas fitores në Ballsh, Flamurtari i trajnerit Edmond Lutaj e kishte të shtruar rrugën drejt titullit. Por ka ndodhur ajo që nuk pritej, pasi kanë qenë fierakët ata që me meritë kanë marrë një pikë në Vlorë.Takimi Flamurtari-Apolonia ka përfunduar 1-1, ku të parët shënuan fierakët me Ndonin në minutën e 31-të dhe ka barazuar Veliu për vlonjatët në minutën e 63-të.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Rikthimi i Gërços, një garanci për fierakët


Kapiteni i Apolonisë ka munguar në Vlorë, por kthehet ndaj Vllaznisë, duke premtuar se kësaj radhe do të vijë fitorja

Ai ka munguar në ndeshjen me Flamurtarin, por e ka përjetuar me shumë emocion lojën e shokëve të tij të skuadrës dhe është ndjerë i gëzuar pas një pike të çmuar të marrë në këtë transfertë. Kapiteni i Apolonisë, Julian Gërço, e vlerëson lojën e skuadrës së tij në takimin e fundit të superligës, por shprehet gjithashtu se ajo ndeshje tanimë ka vetëm vlera statistikore dhe Apolonia duhet të shohë vetëm përpara, pasi kampionati është i gjatë dhe i vështirë.

“Nuk duhet të ndalemi shumë në barazimin me Flamurtarin, edhe pse ka qenë një rezultat i merituar kundër një ndër skuadrave më të mira të superligës në dy sezonet e fundit. Tani ne kemi përpara ndeshje të tjera, vështirësia vazhdon të mbetet aty, në çdo takim, si në fushën tonë, ashtu dhe në transfertë.

Nëse do të shohim në tabelën e renditjes, është e vështirë për të bërë dallime, edhe pse ka një farë përshkallëzimi. Të gjitha ekipet janë të vështira dhe të gjitha ndeshjet duhen vlerësuar në maksimum”, – është shprehur kapiteni i Apolonisë.

Vllaznia Më tej, Gërço deklarohet se duhet vlerësuar pozitivisht fryma kolektive e skuadrës së tij dhe dëshira e afirmimit të futbollistëve të rinj, duke u ndalur pastaj dhe në përgatitjet e fierakëve për javën IX, ku Apolonia do të presë Vllazninë.

“Nëse do t’i marrim javët me radhë, atëherë, kundërshtari me të cilin duhet të përballemi më së pari është Vllaznina, një ekip që ende nuk është ngjitur në nivelet më të mira të saj. Ne nuk nisemi nga problemet që mund të kenë shkodranët, pasi shohim vetëm për të ndërtuar strategjinë tonë për këtë takim, në të cilin do të kërkojmë vetëm rezultatin maksimal”, – ka përfunduar mesfushori me numrin 10 i Apolonisë, Julian Gërço.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Fierakët kërkojnë fitore morali në Kupë


Një fitore e Apolonisë sot përballë Tiranës do të rriste ndjeshëm moralin për ndeshjen ndaj Pogradecit

Pavarësisht se vëmendja kryesore do të përqendrohet në fundjavë në ndeshjen e kampionatit kundër Pogradecit, bardhejeshilët nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre edhe ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë. Në këtë kontekst, Apolonia do të luajë në Fier kundër Tiranës. Fierakët ndodhen në kuotën e 3 pikëve pas tri ndeshjeve të para, teksa kanë humbur me Laçin në Fier (1-3) dhe Tiranën (0-3), për të fituar të vetmin takim në Peqin (4-3).

Kapiteni Julian Gërço shprehet se skuadra e tij i ka ende mundësitë për të kaluar në turin e mëtejshëm të Kupës, pasi vendi i dytë, Laçi, është vetëm një pikë më shumë se Apolonia. “Kuptohet, lufta jonë kryesore është përqendruar në kampionat, por kjo nuk do të thotë që ne jemi dorëzuar në kupë dhe s’kemi asnjë interes. Tirana është ekipi që nuk ka lëshuar në asnjë nga tri ndeshjet e para dhe nuk presim që ta bëjë diçka të tillë edhe në ndeshjen e radhës kundër nesh.

Do të luajmë me të gjitha mundësitë tona dhe do të kërkojmë fitoren, çka do të na shërbente mjaft për ndeshjen e fundjavës kundër Pogradecit. Një rezultat pozitiv me Tiranën nuk është i pamundur, pasi edhe bardheblutë nuk është se do të jenë maksimalisht të karikuar. Momentalisht ndodhemi në pozicion të vështirë në tabelën e klasifikimit dhe na duhet të punojmë me të gjitha forcat e mundësitë që të dalim nga kjo gjendje”, – ka thënë midis të tjerave kapiteni i Apolonisë, Julian Gërço.

Përtej takimit me Tiranën, Apolonia do të kërkojë që të rikthejë në Fier fitoren e harruar që nga java e parë e këtij kampionat, atëherë kur Rama e Gërço do të firmosnin fitoren e parë të sezonit kundër Dinamos, por që deri tani ka mbetur dhe e fundit në “Loni Papuçiu”. Në kampionat, fierakët e kanë piketuar “kurbanin”: kampionin e kategorisë së parë, Pogradecin. Liqenorët do të vijnë në Fier pasi kanë fituar në një përballje të vështirë me Kamzën, ndërsa Apolonia teksa ka humbur me Bylisin.

Mesfushori Gërço e ka vendosur Pogradecin si pikën fundore për kthesën e bardhejeshilëve, duke theksuar se do të ishte fals çdo hap tjetër. “Asnjë rezultat tjetër nuk është i vlefshëm, përveç fitores dhe kjo arrihet në fushë, duke e luajtur ndeshjen jo vetëm 45 minuta, por gjithë ndeshjen,” – ka evidentuar dhe një mangësi të theksuar të skuadrës së tij kapiteni i Apolonisë.
 
Pe: FK Apollonia Fier

Apolonia, më dobët se kurrë në shtëpi


Skuadra fierake ka 5 humbje në ndeshjet në Fier, duke qenë skuadra më e dobët e superligës në këtë aspekt

Skuadra fierake është mundur sërish. Kundër Skënderbeut kampion, Apolonia ka shënuar humbjen më të thellë, njëherësh dhe një nga lojërat më të dobëta të këtij sezoni, duke përfshirë edhe kupën. Vetëm gjysmë ore loje ka qenë i barabartë me kuqebardhët Apolonia, ndërsa më pas i është nënshtruar e dorëzuar pa kushte furisë korçare. Apolonia ka qenë e paaftë për të përballuar një Skënderbe të ardhur me synime të qarta në Fier, një Skënderbe që ka luajtur i organizuar dhe që është treguar i pamëshirshëm.

Fierakët kanë qenë inekzistentë në fushë. Një mbrojtje e çorientuar, një mesfushë e pafuqishme përballë aftësive të repartit homolog të skuadrës mike dhe një sulm përherë e më i padukshëm për bardhejeshilët. Me humbjen e radhës dhe me totalin e asaj që ka bërë gjatë 12 javëve të para, Apolonia vlerësohet si një ndër kandidatet kryesore për t’u rrëzuar në kategorinë e parë.

Sulmi ثshtë reparti që është shprehur më pak gjatë këtij kampionati, mbase pika më e dobët e skuadrës, prej nga vjen edhe arsyeja kryesore e këtyre rezultateve. Nëse do të ndalemi në produktivitetin e vijës së parë të bardhejeshilëve, situata është vërtet alarmante.

Le të flasim me “gjuhën” e statistikave për tre lojtarët që kanë mbuluar repartin sulmues tek Apolonia: Andi Ribaj – 12 ndeshje, 978 minuta, 0 gola; Mustafa Agastra – 12 ndeshje, 524 minuta, 1 gol (kundër Skënderbeut) dhe i ri Kristaq Jovani – 2 ndeshje, 109 minuta, 0 gola. Janë të dhëna që s’kanë nevojë për komente të tepërta, por që tregojnë nevojën e domosdoshme të ndërhyrjes së Apolonisë në merkaton dimërore për të siguruar sulmues jo thjesht për emër, por një njohës të mirë të portës kundërshtare.

Apolonia është skuadra më e dobët e superligës në fushën e vet gjatë fazës së parë. Në 7 ndeshje të zhvilluara, skuadra fierake ka këtë bilanc: 1 fitore, 1 barazim, 5 humbje, me golavarazhin 8-16, vetëm me 3 pikë, po aq sa Dinamo, por fierakët me golavarazh më negativ.

Asnjë skuadër tjetër nuk ka humbur 5 herë në fushën e vet gjatë këtij kampionati dhe asnjë ekip tjetër nuk ka pësuar 15 gola në shtëpi, si Apolonia. Në total, fierakët kanë pësuar 23 gola, më shumë se cilado skuadër tjetër dhe, së bashku me Tomorin e Dinamon, kanë golaverazhin më negativ të deritanishëm, -12.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top