Fjalori banal tek femrat.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Me erdhi si ide teme,pasi me ka rastis shpesh si per gjate jetes,per gjate situatash te ndryshme si ne realitet (degjoj)dhe virtualitet te (lexoj),femra qe kane nje fjalor te rend,banal dhe aspak fin;
Sidomos tek brezi i ri e hasim shume ne forme trendy nje fjalor rruge ,deri sa dhe i rendomt.
Serviret si trendy,si lirshmeri apo si barazi gjinore me polin mashkullor(rrugaceror per mua) nga ajo pjese mashkullore qe perdor kete fjalor.
Realisht per mua nje femer me nje fjalor banal i perdorur ne nerva apo shaka,ironi apo per afekt drejtesie,me ben te humb si vlersimin ,dhe me shkakton nje fare neverie ne vetvete nje gjuhe e tille.
Fakt eshte qe se suportoj fare as tek meshkujt,por sidomos tek femrat me eshte shume i rend.
Psikologjia e justifikon pak,perdorimin e ketyre fjalve
me shfrim nervash,ose sikur personifikon nje fare lirshmerie nese perdoret ne formen e duhur apo pak pikant.
Ju si e shikoni kete gje?
 
Bere mire qe diku ne mes theksove se nje fjalor banal gjithashtu nuk eshte i pershtatshem as te meshkujt.

Une mendoj se kjo dukuri negative, si shume te tjera qe na e jane shfaqur se fundmi, eshte rezultat i lirise se fjales se tepruar - pa limite.
Per sa u perket femrave, te shprehurit dhe te vepruarit njesoj si meshkujt nenkupton thjesht barazine gjinore, me te drejta dhe mundesi te njejta te barabarta sa meshkujt. Megjithate, per sa i perket fjalorit banal nuk besoj se ka vend te liria shprehjes qofte nga meshkujt apo femrat por ja qe eshte fakt se ka gjetur prehje pikerisht te liria e shprehjes. Tani, per lirine e shprehjes, mund te themi se ka evoluar apo se ka humbur kuptimin?
 
Është shtuar në masë në fakt dhe është për të ardhur keq të shohësh 12 vjecare që shajnë pa pikë turpi apo përdorin një fjalor banal.
T'a mendosh këto janë vajzat që po rrisim apo nuset që do marrin djemtë tanë.
Duhet shumë mund nga ana prindërve,sidomos nga nëna për vajzën për të vendosur tek ajo themelet e edukatës.
 
Pse mor ? Asht sexy nji femen tu hanger tave krapi e tu shajt kuzhinierin nga ropt , se ka qillu krapi me hala 😂
Po falet ne guzhine ransi ka mas te flasin kshu ne dhome te gjumit 🤣
 
Është shtuar në masë në fakt dhe është për të ardhur keq të shohësh 12 vjecare që shajnë pa pikë turpi apo përdorin një fjalor banal.
T'a mendosh këto janë vajzat që po rrisim apo nuset që do marrin djemtë tanë.
Duhet shumë mund nga ana prindërve,sidomos nga nëna për vajzën për të vendosur tek ajo themelet e edukatës.
Nenat e.sotme jane gjithe kohes ne pune fhe kohen e lire te mundshme.kalojne ne tika, tok dhe realisht s kane kohe te merren me.edukimin e vajzave ! Vajzat???? Rriten dhe edukohen me frymen e edukatores qe mezi i kthen pergjigje me shkrim dashnorit , se nuk ja u mundeson privilegjin e pergjigjes spontabe shoqeria e ngushte me parukieren e lagjes
 
Pse o puk ça kan grate qe pin duhan ? Me te dredh a pa te dredh ça rendesie ka dmtj?
Personalisht e pi kur e. Kan dredh .
 
Nese ka momente qe behem me nerva e flas banal Eshte kur jam ne trafik e shaj shqip . Ama aty me degjon vec viki me muzike ne maks .😎
 
Ne fillim kjo teme kishte 0 komente. Shihni tani sa jane shtuar menjehere pas komentit tim. Ndihem shume krenar por jo edhe me pelqimet - deri tani vetem 1 vetem nga @MonaLisa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top